Nė takimin mė tė rėndėsishėm tė telefonisė mobile, Mobile World Congress 2008, tė pranishmėve u ėshtė drejtuar edhe Viviane Reding, pėrgjegjėse evropiane pėr telekomunikim, cila nė mes tė tjerash ka deklaruar se ēmimi i dėrgimit tė porosive tekstuale jashtė kufijve tė BE-sė do tė duhej tė ishte jo shumė mė i shtrenjtė se ēmimi i porosive SMS nė vendet amė.
Dua tė shoh fundin e kufijve artistikė nė mes tė shteteve anėtarė tė BE-sė nė fushėn e telekomunikacionit, tė cilat u pamundėsojnė, si shfrytėzuesve privatė ashtu edhe atyre afaristė, tė pėrdorin tregun unik tė cilin po e krijojmė brenda 27 shteteve anėtare tė BE-sė, ka thėnė Reding nė takimin qė ėshtė mbajtur kėto ditė nė Barcelonė.
Nė tė njėjtėn kohė Reding ka tėrhequr vėrejtjen se nė rast se operatorėt telefonik nuk e dėgjojnė kėshillėn e saj deri mė 1 korrik tė kėtij viti, nuk do ti mbetet gjė tjetėr pos ti detyrojė ata pėr kėtė gjė, me anė tė rregulloreve ligjore.
Sa pėr rikujtim, Viviane Reding vitin e kaluar ka arritur tė shtyjė operatorėt e telekomunikacionit nė BE tė ulin ēmimet e roaming-ut me zė, pėr rreth 70 pėr qind, derisa tani ua ka vėnė syrin edhe bartjeve tjera tė tė dhėnave nė mes operatorėve tė telekomunikacionit tė cilėt janė brenda shteteve tė BE-sė