AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 12 shkurti - Dita e Internetit

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

12 shkurti - Dita e Internetit Empty
BeitragThema: 12 shkurti - Dita e Internetit   12 shkurti - Dita e Internetit Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 17:29

Dymbėdhjetė shkurti ėshtė shpallur nga BE-ja si Dita e Internetit. Megjithatė organizuesit e "Ditės sė sigurisė nė internet", kėtė vit nuk i kanė moto rreziqet mė tė zakonshme tė internetit. Nė kėtė ditė ne qendėr janė vėnė rreziqet qė janė tė panjohura pėr pėrdoruesit e internetit.
E-maili dhe interneti janė kthyer nė njė gjė tė zakonshme pėr miliona njerėz. Shumė vetė janė kaq tė lidhur me internetin, saqė nuk mendojnė pėr rreziqet qė sjell njė media e tillė. Ka gjėra qė nuk duhen bėrė kur je online. Pėr shembull tė endesh nėpėr rrjet pa asnjė lloj programi mbrojtės.

Kush futet nė internet e brenda rrjetit tė tė dhėnave dhe kush punon madje nė kompjuter me Windows duhet patjetėr tė pėrdorė tė ashtuquajturin skaner virusesh. Sepse nėpėr internet gėlojnė rreth 60.000 lloj viruse dhe dėmtues tė tjerė, qė rrezikojnė kompjuterin.

Skaneri i viruseve, programet si firewall, antispyware janė bėrė pėr shumė vetė pjesė e kompjuterit. Pėr kėtė arsye pėr organizuesit e "Ditės sė sigurisė nė internet" rreziqet mė tė zakonshme tė internetit nuk janė motoja e kėtij viti. Nė kėtė ditė ne qendėr janė vėnė rreziqet qė janė tė panjohura pėr pėrdoruesit e internetit.





Pėr shembull cilat tė dhėna mund tė bėhen publike nė internet dhe ēfarė ndodh me kėto tė dhėna. Nė muajt e fundit nė internet janė rritur tė ashtuquajtuarat komunitete. Facebook, Myspace, apo Xing. Sipas ekspertėve rreth 250 milionė vetė janė tė regjistruar nė kėto komunitete. Nė kėto platforma kontakti nė internet shumė vetė takohem me miq, njohin tė tjerė, diskutojnė pėr hobitė e tyre, pėr politikė e gjithfarėlloj temash. Gati ēdokush qė ėshtė aktiv nė kėto rrjete jep mjaft tė dhėna nga jeta e tij private.

Dr. Gernot Gehrke, drejtues i qendrės evropiane pėr kompetencėn e mediave, koordinon ditėn e sigurisė nė internet pėr Gjermaninė: "Mendoj se duhet tė jesh shumė i kujdesshėm me atė se ēfarė publikon nė internet, sepse kjo citohet e pėrdoret nė kontekste tė pėlqyeshme, por edhe jo tė pėlqyeshme. Ka pėr shembull situata ku unė nuk dua qė tė publikohet fotoja ime nė ndejėn ku isha sė fundi, qė mund tė shihet nga shefi im i personelit, apo nga shefi im i ardhshėm".

Problemi ėshtė se komunitetet online janė gati tė gjitha publike, kush mė shumė e kush mė pak. Gati ēdokush mund tė shoh ato qė kanė publikuar anėtarėt. Problemi tjetėr ėshtė se interneti nuk harron kurrė. Tė dhėnat qė u vendosėn nė internet nuk mund tė hiqen kollaj. Kush i publikon kėto tė dhėna humbet edhe kontrollin mbi to. Njė rrezik pėr tė cilin shumė pak vetė janė tė vetėdijshėm: "Pikėrisht me zgjerimin gjithnjė e mė tė madh tė komuniteteve nė internet tema e sigurisė ėshtė bėrė mė tepėr serioze. Shumė vetė tregohen shumė mendjelehtė me publikimin e tė dhėnave personale, apo publikojnė shumė mė tepėr se sa duhet, jetėshkrime qė nuk mund tė hiqen kurrė qė aty". /D-Welle/
Nach oben Nach unten
 
12 shkurti - Dita e Internetit
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Si Te Rrisim Shpejtesin E Internetit

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Lajme-
Gehe zu: