Anėtari i njohur i Kongresit amerikan, Tom Lantos, i vetmi i mbijetuar i Holokaustit i zgjedhur nė kongresin amerikan, vdiq nė moshėn 80-vjeēare. Zėdhėnėsi i tij e bėri njoftimin tė hėnėn nė mėngjes. Lantos njihej edhe si njė nga mbėshtetėsit e pavarėsisė sė Kosovės shumė kohė pėrpara se kjo ēėshtje tė merrte rėndėsinė qė ka sot nė skenėn ndėrkombėtare.
Demokrati Lantos nga Kalifornia u zgjodh anėtar i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė kongresit amerikan nė vitin 1980 dhe po shėrbente mandatin e 14-tė. Ai ishte kryetar i Komisionit pėr Ēėshtjet e Jashtme tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve.
Para njė muaji ai njoftoi se nuk do tė kandidonte pėr njė mandat tjetėr pasi ishte diagnostikuar me kancer nė ezofag. Nė njoftimin pėr tėrheqje nga jeta politike dhe shkaqet e tij, Lantos tha se vetėm nė Shtetet e Bashkuara njė i mbijetuar fare i varfėr i Holokaustit dhe njė luftėtar i lėvizjes sekrete anti-nazizmit mund tė arsimohej, tė rriste familjen dhe tė shėrbente nė kongresin amerikan.
Tom Lantos njihej edhe si njė nga mbėshtetėsit e pavarėsisė sė Kosovės shumė kohė pėrpara se kjo ēėshtje tė merrte rėndėsinė qė ka sot nė skenėn ndėrkombėtare.
Si bashkėthemelues i grupit tė Kongresit pėr tė drejtat e njeriut qė nga viti 1983, Tom Lantos mbėshteti ndihmėn pėr ish vendet komuniste tė Evropės Lindore dhe tė ish Bashkimit Sovjetik. Ai ishte njė kritik i hapur i shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut nė botė edhe kur pėrfaqėsonte zėrin e njė pakice tė vogėl nė Kongres. /VoA