Shefi pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri i BE-sė, Javier Solana, ka deklaruar pas Konferencės ndėrkombėtare pėr sigurinė nė Munih tė Gjermanisė se, sė shpejti do tė merret vendimi pėr planin operativ tė misionit tė Bashkimit Evropian nė Kosovė.
I pyetur nėse Brukseli do tė vazhdojė me pėrgatitjet pėr dėrgimin e misionit, Solana ka thėnė se Misioni i BE-sė ėshtė pėrgatitur nė detaje dhe mirė i analizuar.
BE-ja tashmė e ka miratuar planin e kėtij misioni dhe sigurisht qė sė shpejti do tė duhet tė marrim vendimin pėr ta pėrmbyllur planin operativ, nė rast se duhet ta zbatojmė atė. Kjo do tė bėhet, por nuk dua tė flasė pėr data. Rreth kėsaj jemi duke biseduar me shtetet tjera anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit, ka thėnė Solana pėr B92.
Ndėrkaq duke komentuar rreth datės 17 shkurt, qė ėshtė paralajmėruar si datė e mundshme e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, Solana ka thėnė: Nuk pres tė ndodhė ndonjė gjė mė 17. Nuk e di ēfarė ėshtė kjo datė.
Solana po ashtu ka potencuar faktin se Rusia nuk ėshtė treguar konstruktive nė pėrpjekjet pėr tė arritur njė marrėveshje ndėrkombėtare pėr Kosovėn. Gjithashtu ai hodhi poshtė shqetėsimet e shprehura nga zėvendėskryeministri i parė i Rusisė, Sergei Ivanov, se rajone tė tjera separatiste nė botė do tė ndiqnin shembullin e Kosovės nėse ajo shpall pavarėsinė.