Bota perėndimore ėshtė e gatshme ta njohė pavarėsinė e Kosovės, ka deklaruar Ilkka Kanerva, ministėr i Jashtėm i Finlandės. Kėto komente ai i bėri pas takimit me homologen amerikane, Condoleezza Rice.
Kanerva tha se me Ricen nuk ėshtė diskutuar data e shpalljes sė pavarėsisė. Duke folur pėr misionin e OSBE-sė nė Kosovėn e pas statusit Kanerva tha se ėshtė optimist qė kjo organizatė do vazhdojė tė jetė e pranishme nė Kosovė.
"Alternativa mė e mirė ėshtė vazhdimi i misionit aktual. Alternativa e dytė mė e mirė ėshtė tė negociojmė pėr njė mandat tė ri tė misionit. Dhe mundėsia e tretė ėshtė qė Bashkimi Evropian tė marrė pėrsipėr aktivitetet nė Kosovė", tha Kanerva.
Rusia dhe Serbia kėrcėnojnė me veto pėr ndalimin e misionit tė OSBE-sė nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. /rel/