AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Kur Kosova tė shkėputet nga Serbia dhe tė bėhet Republika e Kosovės

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Kur Kosova tė shkėputet nga Serbia dhe tė bėhet Republika e Kosovės Empty
BeitragThema: Kur Kosova tė shkėputet nga Serbia dhe tė bėhet Republika e Kosovės   Kur Kosova tė shkėputet nga Serbia dhe tė bėhet Republika e Kosovės Icon_minitimeDi 12 Feb 2008, 15:16

Kosova gjen sėrish mbulim nė shtypin britanik. Nė shkrimin me titull: "Kėrkohet: Njė flamur dhe himn pėr Kosovėn", gazeta The Times, shkruan se ndėrsa pėrgatitet pėr tė shpallur pavarėsinė nga Serbia, ajo qė ka nevojė shteti mė i ri nė botė, ėshtė njė himn, njė flamur, njė Kushtetutė, njė kod ligjor, njohje ndėrkombėtare dhe njė armėpushim me fqinjin e vet tė egėrsuar - e tėrė kjo nė kushtet e njė frike tė vazhdueshme pėr dhunė.
Disa nga gjėrat mė esenciale janė thuajse nė vendin e vetė, tė tjerat do tė kėrkojnė vite dhe mund edhe tė mos arrihen kurrė. Por njė gjė ėshtė e sigurt, shkruan The Times, do tė ketė njė ndryshim tė vogėl, por tė rėndėsishėm emri nė hartė, kur Kosova tė shkėputet nga Serbia dhe tė bėhet Republika e Kosovės.

Mė pas shkrimi i The Times thekson se ka tri projekte kryesore pėr flamurin e ardhshėm tė Kosovės nė pritje tė njė vendimi nga parlamenti i Kosovės. E ndėrsa nuk dihet se cili do tė jetė himni i ri i Kosovės, The Times e mbyll shkrimin e vet tė David Charter nga Prishtina me fjalinė se "Orkestra filarmonike e Kosovės ėshtė duke bėrė prova me njė vepėr tė Bethovenit".

Ndėrsa gazeta tjetėr britanike Financial Times nė njė shkrim me titull: "Rusia paralajmėron pėr lojėn ballkanike tė dominosė" , ajo citon zėvendėskryeministrin e parė rus, Sergei Ivanov, nė takimin e Munihut kur ai foli pėr efektin domino. Ēfarė mund tė ketė nėnkuptuar ai pyet gazeta dhe shpjegon.

Si fillim Republika Serbska mund shumė mirė tė kėrkojė referendum pėr shkėputje nga Bosnja e Hercegovina, njė lėvizje qė do tė ēmontonte marrėveshjen e Daytonit, edhe pakica shqiptare nė Maqedoni mund tė fillojė tė kėrkojė pavarėsi.

Financial Times mė poshtė thekson se Washingtoni ėshtė kėmbėngulės se sa mė shpejt qė Kosova tė eci me pavarėsinė aq mė mirė ėshtė pėr stabilitetin nė Ballkan. Por ėshtė BE-ja qė presupozohet se do tė garantojė stabilitetin. Por duke qenė se Bashkimi Evropian ėshtė i pėrēarė mes mbėshtetėsve dhe kundėrshtarėve tė pavarėsisė, planifikimi ka qenė mė poshtė nivelit qė duhet tė ishte.

Shanset janė se Kosova do tė mbes nė njė impas ligjor dhe vakum ekonomik, pėr njė tė ardhme tė papėrcaktuar. "Nė rastin mė tė keq ne mund tė pėrballemi me njė shtet tė dėshtuar”, thotė Karl Bildt, ministėr i Jashtėm i Suedisė, i cituar nga gazeta Financial Times. /bbc
Nach oben Nach unten
 
Kur Kosova tė shkėputet nga Serbia dhe tė bėhet Republika e Kosovės
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Kosova e pavarur - Nga Hashim Thaci

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: