Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki-Moon, gjatė takimit qė do ta zhvillojė tė premten me presidentin amerikan, George Bush, ndėr tė tjera do tė diskutojė edhe pėr Kosovėn, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsja e KB-sė, Michele Montas.
Sekretari Ki-Moon, siē bėn tė ditur RTK, do tė takojė edhe shefen e diplomacisė amerikane, sekretaren e Shtetit, Condoleezza Rice. Kėtė takim e ka konfirmuar edhe zėdhėnėsja e Shtėpisė sė Bardhė, Dana Perino, tė hėnėn nė njė konferencė pėr media.
Presidenti mezi pret takimin me sekretarin e pėrgjithshėm Ban pėr tė biseduar pėr ēėshtje tė rėndėsishme tė Kombeve tė Bashkuara, e ndėr to pėrfshirė tė drejtat e njeriut, antiterrorizmin dhe paqen e sigurinė ndėrkombėtare, ka thėnė Perino.
"Ne presim qe presidenti dhe sekretari i pėrgjithshėm tė shqyrtojnė edhe situatėn nė Kosovė, nė Burma, Sudan, Iran, Liban, dhe Keni, si dhe nė Timorin Lindor, si dhe mbėshtetjen ndėrkombėtare pėr Irakun dhe Afganistanin", ka thėnė zėdhėnėsja Perino.