Tė gjithė kemi nxjerrė mėsimet e nevojshme
Nė pėrvjetorin e ngjarjeve tė 10 shkurtit, si ish-kryeministėr dhe qytetar i Kosovės dėshiroj tė shpreh edhe njėherė ngushėllimet dhe ndjenjat me tė thella tė respektit pėr familjet Balaj dhe Xheladini, tė cilėt humbėn bijtė e tyre nė kėto protesta. Po ashtu dua ti falėnderoj kėto familje edhe pėr dinjitetin dhe burrėrinė me tė cilėn pėrballuan kėtė dhembje.
10 shkurti ka qenė momenti mė i vėshtirė gjatė periudhės sime si kryeministėr. Unė, nė kuadėr tė kompetencave tė mia, kam bėrė tė gjitha pėrpjekjet qė kėto ngjarje tė zbardhen dhe drejtėsia tė vihet nė vend. Fatkeqėsisht, edhe pse dihen pėrgjegjėsit pėr kėto ngjarje - policėt rumunė, ata janė larguar nga Kosova pa marrė dėnimin e merituar.
Bashkėsia ndėrkombėtare e ka pėr obligim qė tė zbardhė deri nė fund kėtė rast dhe tė vėjė nė vend drejtėsinė. Edhe institucionet vendore duhet tė bėjnė presionin e duhur pėr ta ēuar deri nė fund kėtė ēėshtje. Fajtorėt nuk duhet tė mbesin pa ndėshkuar.
Bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė jetė e kujdesshme qė nė misionin e ri qė do tė instalohet nė Kosovė tė mos pėrfshijė kontingjente, tė cilat nuk respektojnė ligjin dhe ikin nga drejtėsia.
Pėrvjetori i protestave tė 10 shkurtit po ndodh nė njė moment tė rėndėsishėm historik - nė kohėn kur Kosova po bėhet gati tė shpallė pavarėsinė e saj. Edhe Lėvizja Vetėvendosje, edhe 2 djem tė Kosovės: Arbeni dhe Moni, kanė dhėnė kontribut pėr kėtė ditė dhe ėshtė historia ajo qė do tė vlerėsojė realisht rolin e tyre.
Unė besoj thellėsisht se tė gjithė ne, institucionet e Kosovės, bashkėsia ndėrkombėtare dhe Lėvizja Vetėvendosja, kemi nxjerrė mėsimet e nevojshme dhe ngjarje tė tilla tragjike nuk do tė pėrsėriten kurrė mė.
(Autori ėshtė ish-kryeministėr i Kosovės ndėrsa kjo deklaratė e tij ėshtė lėshuar nė pėrvjetorin e protestave tė 10 shkurtit 2007. Titulli ėshtė i redaksisė Telegrafi)