AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  SuchenSuchen  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 Skillz me album dhe videoklip tė ri

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

avatar

Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: Skillz me album dhe videoklip tė ri   Mo 11 Feb 2008, 22:04

Skillz me album dhe videoklip tė ri
Rap-grupi kosovar “Skillz"?, tė cilin e pėrbėjnė, Ledri Vula dhe Visar Shala, kanė promovuar, tė martėn, nė Sheshin 21, albumin me 17 kėngė tė rrymės rap, si dhe videoklipin mė tė ri.
“Albumi pėrmban shtatėmbėdhjetė kėngė. Ėshtė bėrė njė punė e madhe pėr kėtė album dhe falė shokėve dhe miqve tanė, ky album ka parė dritėn”, thotė frontmeni i “Skillz”, Ledri Vula pėr Telegrafin.

Nė kėtė album “Skillz” ka bashkėpunuar me disa kėngėtarė tė njohur tė skenės muzikore shqiptare si, Getoar Selimin e “Tingullit 3nt”, kėngėtaren shkupjane Tuna etj.

“Pėrveē bashkėpunimeve me Tunėn, Getin dhe Real 1, nė tekste dhe kompozime, kemi bashkėpunuar edhe me Flori Mumajesin, kėngėtarin dhe kompozitorin nga Tirana”, thotė kėngėtari Vula.

Ndėrsa, kolegu i tij, Visar Shala, thotė se, falė punės sė palodhshme tė producentėve tė albumit tė tyre, Dardan Belegu dhe Getoar Selimi, ata kanė arritur tė realizojnė njė album, ashtu siē kanė pasur dėshirė ata, pra njė album tamam qė frymon nė kulturėn e hip-hopit.

Ndryshe, pėr tekstet e kėngėve tė kėtij albumi, i pari nė karrierėn e “Skillz”, ėshtė pėrkujdesur Ledri Vula, i cili i ka tė gatshme edhe rreth 150 tekste tė tjera pėr kėngėt e ardhshme tė kėtij rap-grupi. “Po ėshtė e vėrtetė se kam 150 tekste. Ka raste kur frymėzohem edhe nė orėn 3 pas mesnate dhe shkruaj. Ndryshe tekstet nė albumin e ri, trajtojnė temat nga mė tė ndryshmet, ka dashuri, tema sociale etj”, thotė ai.

Nė anėn tjetėr, kolegėt e “Skillz”, mendojnė se kėta raperė kanė realizuar njė album mjaft cilėsor, me kėngė qė frymojnė tamam nė muzikėn e hip-hopit.

“Skillz janė njė rap-grup i vaēantė. Mė pėlqyen kėngėt dhe, sidomos videoklipi”, thotė Genc Prelvukaj, frontmen i rap-grupit “Etno Engjujt”. Njėjtė mendon edhe Fatmir Miftari i grupit “Hija e jetės”. “Skillz kanė bėrė do sene shumė tė mira. Mė pėlqyen kėngėt dhe videoklipi i ri qė kanė bo”, thotė ai.

“Skillz” kanė realizuar videospotin profesional nga produksioni i RTV 21-sė. Ndėrsa, nė promovimin e kėtij videospoti dhe albumit, te dy djelmoshat e kėtij rap-grupi kanė performuar kėngėt e tyre “Live”, para publikut tė shumtė, i pranishėm nė kėtė promovim.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Skillz me album dhe videoklip tė ri
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Album 2
» Album erstellen ...
» Insekten-, Fisch-, und Tauchguide + Saisontabelle geordnet nach InGame-Album!

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: VIP-
Gehe zu: