AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  SuchenSuchen  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 Dashuritė e Elvanės

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana



Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: Dashuritė e Elvanės   Mo 11 Feb 2008, 22:00

Dashuritė e Elvanės

Kush ėshtė dashuria e fundit? Po mashkulli mė seksi? Pse e dėshiron njė fustan tė bardhė? Kush t’ia ketė dhuruar njė buqetė gjigande me lule natyrale. Tė gjitha kėto dhe shumė tė tjera Elvana Gjata i ka zbuluar pėr shtojcėn e gazetės Koha Jonė, "Koha VIP".
Le ta nisim nga bukuria. Ti a ke ndonjė recetė sekrete?

Elvana: Atė qė kanė tė gjitha vajzat, tė qenurit origjinale dhe e thjeshtė.

Cili ėshtė zakoni yt mė i mirė?

Elvana: Bėj ēmos qė tė mos vonohem kur lė ndonjė takim.

Po mė i keqi?

Elvana: Qė vonohem gjithmonė.

Pa cilin makiazh nuk mund tė bėsh dot?

Elvana: Pa rimelin.

Pa cilin aksesor nuk do tė mund tė rrije dot?

Elvana: Vathėt mė pėlqejnė shumė dhe janė aksesorėt qė pėrdor mė shumė, pa harruar njė orė qė nuk e heq nga dora, pasi ėshtė dhuratė nga motra ime, e cila ndodhet larg.

Cilat janė ikonat e tua tė modės?

Elvana: Versace, Chanel, Elie Saab etj.

Cila ėshtė modelja jote e preferuar?

Elvana: Janė dy , Naomi Campbell dhe Victoria Beckham.

Cila ėshtė kėshilla mė e mirė e modės qė nuk e ke marrė kurrė?

Elvana: Tani qė e mendoj asnjėherė s’mė kanė thėnė se tė vishesh sipas qejfit tėnd, dukesh mė moderne…

Cila ėshtė fraza qė tė duket mė e bezdisshmja pėr ta ripėrsėritur?

Elvana: Tė shtrihesh e vdekur pėr gjumė dhe tė pėrsėritėsh fjalėn “ju lutem mė mbuloni!” (qesh).

Nėse do tė kishe qenė ngjyrė, cilėn ngjyrė do tė preferoje tė ishe?

Elvana: E verdhė si flutura e majit.

Po nėse do tė kishe qenė kėngė?

Elvana: Do preferoja prapė tė isha kėnga e Florit.

Njė gur i ēmuar?

Elvana: Rubin.

Njė stinė?

Elvana: Vera, jo vetėm se ėshtė e nxehtė, por edhe sepse ėshtė stina mė e dashur pėr tė gjithė.

Njė pije?

Elvana: Verė e kuqe.

Njė veshje?

Elvana: Njė fustani mrekullueshėm nuseje, nė mėnyrė qė tė isha veshja mė e rėndėsishme nė jetėn e njė vajze.

Njė gjendje shpirtėrore?

Elvana: Megjithėse zgjat shumė pak, do tė doja tė isha lumturi.

Njė mbiemėr?

Elvana: Gjata.

Cila ėshtė dita mė e lumtur e jetės tėnde?

Elvana: Kam pasur shumė momente tė lumtura dhe nuk mund tė veēoj ndonjė. Mund tė them qė kanė pasur lidhje me familjen time dhe me muzikėn.

Cila ėshtė gjėja e parė qė bėn kur zgjohesh nė mėngjes?

Elvana: Pėrkėdhel macen, qė fle me mua. Pastaj rutinėn e zakonshme, higjienėn personale.

Ēfarė ka gjithmonė mbi komodinėn tėnde?

Elvana: Ėshtė gjithmonė Bibla, njė libėr artistik dhe ndonjė ėmbėlsirė.

Cili ėshtė ushqimi yt i preferuar?

Elvana: Tė them tė drejtėn, jam njė hamėse e madhe, s’bėj naze pėr asgjė.

Cilat janė pushimet qė do tė tė pėlqenin mė shumė?

Elvana: Nė njė shtėpi nė mal, nė kohė dimri, me miqtė e mi mė tė mirė.

Cili ėshtė albumi i parė muzikor qė ke dėgjuar?

Elvana: Albumi i sopranos Maria Callas, pasi motra ime studion pėr muzikė teatri dhe kur isha e vogėl mė pėlqente tė dėgjoja ēdo gjė qė mė sugjeronte ajo. Gjė qė vazhdoj ta bėj akoma.

A ke frikė nga plakja?

Elvana: Tani pėr tani jo.

Mes gjithė dhuratave qė tė kanė bėrė nė gjithė kėto kohė, cila ėshtė mė e preferuara pėr ty?

Elvana: Njė buqetė gjigande me lule tė shumėllojshme natyrale.

Cili ėshtė shkrimtari yt i preferuar?

Elvana: Ka shumė, por tani mund tė pėrmend Dino Buzzatin.

Cila ėshtė banda muzikore qė pėlqen mė shumė?

Elvana: Nrg band.

Po skuadra jote e zemrės cila ėshtė?

Elvana: Nuk mė pėlqen shumė futbolli, por kur ka ndeshje bėj tifo pėr Kombėtaren tonė.

Cilat janė tre gjėrat qė ėndėrron tė bėsh deri nė fund tė jetės?

Elvana: Tė kėndoj, tė lexoj dhe pse jo tė shikoj…

Nėse do tė mund tė ftoje pėr darkė ndonjė personazh, edhe ata tė kohės sė shkuar, kė do tė zgjidhje?

Elvana: Njė personazh nga tragjeditė e Shekspirit, Hamletin pėr shembull.

Nėse do tė kishe mundėsi pėr tė jetuar nė njė kohė tjetėr, cilėn epokė do tė zgjidhje?

Elvana: Periudhėn e Rilindjes.

Kur tė ka zėnė qymyri pėr herė tė parė?

Elvana: Herėn e fundit.

Cili ėshtė mashkulli mė seksi nė botė pėr ty?

Elvana: Ai…

Cili ėshtė defekti mė i shėmtuar pėr njė mashkull sipas teje?

Elvana: Tė merret me fjalė, defekt tė cilin e kanė femrat.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Dashuritė e Elvanės
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: VIP-
Gehe zu: