AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  SuchenSuchen  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 RED DOG - Knej a anej

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana



Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: RED DOG - Knej a anej   Mo 11 Feb 2008, 21:59

RED DOG - Knej a anej

Njė grup shqiptaro-suedez qė kėndon nė gjuhėn angleze qė ėshtė premtues pėr skenėn alternative shqiptare tė rokut. Red Dog tashmė po debuton nė skena shqiptare dhe ndėrkombėtare. Janė kėta Alban Jashari- vokal&vitarė, Adil Morina- kitarė, Jesper Andersson- bass, Anders Berg- daulle, qė jetojnė dhe kėndojnė nė Malmö tė Suedisė.
Nė njė bisedė ekskluzive pėr gazetėn Infopress, ky grup premtues, ka shpaluar planet, idetė, dhe qėndrimet e tyre pėr tė tashmen dhe tė ardhmen e tyre. Tanimė ata njihen nė Kosovė mė sė shumti nga hit-singli i tyre ‘Knej a anej’ i emetuar nga shumė stacione televizive nė Kosovė dhe Shqipėri.

Si ju erdhi ideja pėr njė grup tė tillė tė muzikės rok?

Albani: Nė fillim as ne nuk kemi pasur ide tė qarta se ēka do tė bėjmė me muzikėn tonė, por thjeshtė e kemi pasur njė pasion pėr muzikė nė pėrgjithėsi, pėr tė krijuar muzikė, pėr tė dėgjuar muzikė dhe pėr ta jetuar jetėn ashtu si duam ne. Me kalimin e kohės me anėtarėt tjerė tė grupit, si dhe me ndikimin e personaliteteve tė ndryshme tek anėtarėt e grupit pėr faktin se ēka ėshtė muzika, ne kemi arritur tė krijojmė njė tingull tė veēantė dhe qė ėshtė pėlqyer nga tė gjithė. Pėrveē kėsaj kemi arritur tė pajtohemi rreth qėllimeve tė qarta se ēka do tė bėjmė dhe si do ta zhvillojmė muzikėn tonė.

Emri i bendit sipas vendit ku jemi takuar

Si keni rėnė nė kontakt me njėri tjetrin?

Albani: Sė pari, unė jam takuar me Adilin nė njė festė ‘halloween’ nė vitin 2004 nė Malmö. Pėr herė tė parė takova njė shqiptar nė Suedi qė luan njė instrument tė njė zhanri tjetėr pėrveē muzikės popullore. Unė u gėzova shumė sepse kėtu nė Suedi, shqiptarėt nuk janė edhe aq tė integruar nė shoqėrinė dhe kulturėn Suedeze. Prej asaj mbrėmje ne tė dy kemi mbajtur kontakte dhe kemi kėrkuar anėtarė tjerė, si daullist dhe basist pėr grupin. Pothuajse tė gjithė anėtarėt tjerė tė grupit i kemi takuar nė njė kafe/galeri tė qytetit tė Malmos qė thirret Red Dog. Aty rrinė shumė artistė dhe njerėz tė kulturės sepse edhe ka ekspozita tė artit ēdo muaj. Aty ėshtė incizuar edhe videoklipi i hitit ‘Knej a Anej’.

A keni mosmarrėveshje nė Band pasi qė jeni shqiptaro-suedez si band?

Albani: Kurrė! Ne nuk kemi mosmarrėveshje tė atij lloji. Edhe ato keqkuptime qė i kemi, nuk mendoj se janė mosmarrėveshje kulturash. Por duhet tė them se ky fakt na ka ndihmuar sė tepėrmi tė zhvillojmė dy mentalitete tė ndryshme. Mu pėr kėtė na ėshtė dhėnė mundėsia tė shkruajmė tekste nga tė dyja anėt. Pėr shembull teksti i kėngės ‘Kryengritėsi’ ėshtė tipike me temė tė shoqėrisė shqiptare dhe atė nė mėnyrė kritike ndėrsa kėnga tjetėr ‘Love will reach us’ ėshtė me temė tė shoqėrisė suedeze. Kjo e fundit bėn fjalė kundėr racizmit nė Suedi. Ne pėrshtatemi nė grup edhe sa i pėrket ideve. Ne edhe kemi pėr qėllim popullarizimin e muzikės sonė nė Suedi, Kosovė dhe Shqipėri. Pėr kėtė kemi punė mė tepėr, ndoshta edhe dyfish sepse pėr ēdo kėngė shkruhet teksti nė dy gjuhė, atė angleze dhe shqipe por pasioni ėshtė gjithėherė e mė i madh edhe nė kėto raste.

Nuk kemi dėshirė t`i japim njė zhanėr muzikės qė bėjmė


Keni realizuar ndonjė koncert apo keni performuar diku me band?


Albani: Po. Kemi marrė pjesė nė shumė koncerte, nėpėr pube, klube, festivale, nė Malmö, por edhe jashtė Malmös nė Suedi. Nė ‘Top Fest’ nė Shqipėri kemi marrė pjesė dy herė.

Sa kėngė i keni tė realizuara?

Albani: Tani i kemi vetėm 5 kėngė nga tė cilat i kemi dy tė pėrfunduara edhe tė lansuara ndėrsa ende i kemi tri nė ‘demo’. Nė dhjetor planifikojmė tė incizojmė edhe dy kėngė tjera nga tė cilat, njėra ėshtė “Kryengritėsi”. Pėr kėtė kėngė planifikojmė edhe videoklip dhe i dedikohet publikut shqiptar.

Ēfarė zhanri klasifikohet muzika juaj?

Albani: Hmm… kjo puna e zhanrit na bėn tė mendojmė shumė. As ne nuk jemi tė sigurt pėr zhanrin por edhe shpesh nuk kemi dėshirė t`i japim njė zhanėr muzikės qė bėjmė.

Pse?

Albani: Arsyeja ėshtė sepse frikėsohemi se mos kategorizohemi nė njė zhanėr qė pastaj do tė na kufizojė. Kemi dėshirė tė jemi tė lirė dhe kėshtu mendojmė tė krijojmė muzikė sa mė origjinal dhe mė tė mirė. Por pasi po insistoni, mund tė them se muzika qė ne kultivojmė pėrngjanė mė sė shumti; punkrock, indierock, reaggaepunk dhe bluesrock.

Nuk mė pėlqen tė kėndoj suedisht

Kėndoni vetėm anglisht dhe shqip apo edhe suedisht?

Albani: Deri tani vetėm anglisht dhe shqip. Po kemi menduar tė kėndojmė edhe suedisht, por nėse vendosim ashtu, atėherė do tė kėndojmė nė njė gjuhė ‘slang’ qė pėrdoret dhe flitet nga tė huajt e edhe shqiptarėt nė Suedi. Kemi menduar se do tė jetė diēka mė interesant. Pėrndryshe jo, se mua si kėngėtar i grupit nuk mė pėlqen tė kėndoj suedisht dhe nuk mendoj se do tė mė bėj apo detyroj dikush tė kėndoj.

“Knej a anej”, relacion dashurie e kombinuar me krizė psikike

Ēfarė kuptimi ka kėnga “Knej a anej” pėr ju pasi qė nė Kosovė ėshtė mjaft e popullarizuar?

Albani: Po, kėnga ‘Knej a anej’ njėmend ėshtė bėrė e madhe ose mė mirė tė them mė e madhe se sa kemi pritė e kjo sidomos nė Shqipėri. E gjithė kjo duke ju falėnderuar juve mediave- ‘fuqia e dytė’ e kohėve tė fundit. Por kėtu nė Suedi kėnga ‘Knej a anej’ e ka emrin “I’m freezin”, dhe sa na pėrket neve, kjo ėshtė vetėm njė kėngė ndėr tė tjerat qė i kemi. Kjo kėngė ėshtė me tematikė tė krizės psikike dhe refreni ėshtė njė ‘relacion dashurie e kombinuar me krizė psikike’.

Keni bashkėpunim me dikė nga Kosova apo Shqipėria?

Albani: Deri tash nuk kemi bashkėpunim me askėnd por kemi kontakte tė shumta me artistė tė ndryshėm nga Kosova dhe Shqipėria. Unė shpresoj njė bashkėpunim nė tė ardhmen i cili bashkėpunim do tė na ndihmonte shumė pėr arsye se ne nuk jetojmė afėr skenės sė muzikės shqiptare dhe nuk jemi tė informuar se ēka ndodhė aty. Ne do tė kishim mundėsi t`i ndihmonim grupet dhe artistėt tjerė, bashkėpunim s`mund tė them qė kemi.

Albumi nė shitje nė vitin 2008

A do t`kemi sė shpejti ndonjė album nga ju?

Albani: Po. Vitin e ardhėm do tė plasojmė albumin. Nuk jam i sigurt se kur por do tė del nė shitje nė vitin 2008.

Sa kėngė do t`i pėrmbaj?

Albani: 10 deri 15 kėngė. Albumi do tė vetėfinancohet prej grupit dhe incizimet do tė bėhen nė tė njėjtėn studio, ku e kemi bėrė edhe kėngėn ‘Knej a anej’.

A do tė bėni promovim nė Kosovė?

Albani: Sa pėr promovimin nė Kosovė apo Shqipėri nuk mund tė them ende asgjė, sepse nuk ėshtė e sigurt asgjė por shpresoj se do tė bėjmė.

Grupi favorit “Gjurmėt”

Ēfarė mendoni pėr rokun kosovar?

Albani: I mirė! Edhe pse sa kam parė unė kėto rrymat e ‘rock’ muzikės apo ‘alternative’ kanė shumė pak mbėshtetje prej mediave, publikut apo edhe kritikėve.

Cilin bend e keni favorit tuajin?

Albani: Nėse do tė duhej tė zgjidhja njė grup favorit, ai do tė ishte ‘Gjurmėt’. Mė e rėndėsishmja pėr atė grup ėshtė sepse kėngėt e tyre kanė qenė tė kapshme pėr tė gjithė popullin, nė tė njėjtėn kohė edhe me tekste edhe me muzikė.

Intervistoi: Abit Hoxha/Infopress
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
RED DOG - Knej a anej
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: VIP-
Gehe zu: