AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Teuta Selimi vjen me "Femėr"

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Teuta Selimi vjen me "Femėr" Empty
BeitragThema: Teuta Selimi vjen me "Femėr"   Teuta Selimi vjen me "Femėr" Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:53

Teuta Selimi vjen me "Femėr"

Ka tri vite qė Teuta Selimi nuk ka nxjerrė nė shitje ndonjė album tė ri me kėngė tė saj. Kjo nuk ka qenė pauzė nė karrierė pėr Teutėn, sepse ajo gjatė kėsaj kohe ka pėrpunuar disa kėngė dhe potpuri, por qė janė kėnduar mė herėt edhe nga kėngėtar tė tjerė. Para pak ditėsh ėshtė lansuar albumi i saj i dytė, i cili pėrmban gjithsej tetė kėngė tė reja.
“Kėngėt nė kėtė album janė tė gjitha tė reja, ka kėngė edhe tė zhanrit argėtues, por mė shumė jam pėrqendruar te popullorja”, shprehet Teuta pėr “Infopress”.

Nė realizimin e kėtij albumi ajo ka bashkėpunuar me tekstshkrues dhe kompozitorė tė ndryshėm. “Tekstet i ka shkruar Arsim Bunjaku dhe Avni Qaili, Virusi i ka kompozuar disa nga kėngėt dhe tė tjerat Ardian dhe Artan Kastrati”, thotė ajo, duke shtuar se tematika e kėngėve pėrgjithėsisht ka tė bėjė me dashurinė pėrveē njėrės prej kėngėve qė i kushtohet kurbetit.

Dallimi i kėtij albumi nga ai i pari ėshtė se nė albumin e parė, thotė Teuta, ka eksperimentuar mė shumė me zhanre tė ndryshme, kurse kėtė herė ajo ėshtė pėrcaktuar nė muzikėn popullore, dhe shumica e kėngėve nė kėtė album janė ritmike.






Jam munduar prej shpirtit qė kėngėt tė jenė sa mė tė mira

Sa i pėrket realizimit tė ndonjė videoklipi, Teuta thotė se kėnga “Femėr” ka qenė njė lloj paralajmėrimi pėr kėtė album, gjithashtu ajo tregon se edhe kėngės tjetėr “S`mundem me u nda” i ėshtė realizuar video-klipi dhe ka filluar tė transmetohet edhe nėpėr televizione, por nuk ėshtė e sigurt nėse do tė realizojė ndonjė klip tjetėr.

“Ma merr mendja qė mjaftojnė dy videoklipe pėr njė album. Do tė bėj njė videoklip tjetėr por nuk e di a do t`jetė nga ky album apo ndonjė kėngė tjetėr, por poqė se vendos, atė do ta realizoj nė Kosovė, sepse tri videoklipet tjera i kam realizuar nė Shkup dhe tash mendoj qė kėtu ka arritur niveli i profesionalizmit dhe s`do tė ketė nevojė tė shkoj nė Shkup”, shprehet Teuta.

Ajo gjithashtu shpreson qė ky album do tė pritet mirė nga adhuruesit e saj. “Shpresoj qė do tė pritet mirė ky album, unė jam munduar prej shpirtit qė kėngėt tė jenė sa mė tė mira, mendoj qė secili do ta gjejė veten nė kėtė album, unė nuk e bėj kurrė vlerėsimin vetė, nuk pėrfundoj qė ndonjė projekt i ri tė dalė nė shitje pa e dėgjuar dhe vlerėsuar edhe njerėzit rreth meje dhe nėse atėherė tė gjithė jemi dakord, vendosim ta lansojmė”, tregon ajo duke shtuar se i tėrė projekti ėshtė realizuar nėpėrmjet produksionit “Arboni”.
Nach oben Nach unten
 
Teuta Selimi vjen me "Femėr"
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Kaltrina Selimi - Auto Stop
» "Loja" kushtuar Faruk Begollit

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: VIP-
Gehe zu: