AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Shpresa Gashi: Kėndova para Titos, mė mbeti peng Enveri

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Shpresa Gashi: Kėndova para Titos, mė mbeti peng Enveri Empty
BeitragThema: Shpresa Gashi: Kėndova para Titos, mė mbeti peng Enveri   Shpresa Gashi: Kėndova para Titos, mė mbeti peng Enveri Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:52

Shpresa Gashi: Kėndova para Titos, mė mbeti peng Enveri

Tė komunikosh nga afėr me kėngėtaren Shpresa Gashi, do tė thotė tė njohėsh njė pjesė tė rėndėsishme tė vlerave muzikore, njė kėngėtare qė bėri epokė nė kohė tė vėshtira dhe qė pėrballon me kurajė vėshtirėsitė e jetės. Shprehet se ka mbledhur forcat pėr tė pėrballuar pleqėrinė, tė cilėn nuk e gjetėm askund nė tė. Gjithė kohėn nė lėvizje, disa orė nė shėtitje me miken e saj, kėngėtaren e madhe kosovare Nexhmije Pagarusha, me dashurinė dhe shqetėsimin pėr tė birin, Shpresa Gashi shpalos kujtimet qė lidhen me karrierėn e saj artistike, pa lėnė pas dhimbjet qė i ka shkaktuar jeta...
Si ka nisur karriera juaj si kėngėtare?

Gashi: Unė kam lindur nė Pejė, nė njė familje ku kėnga ishte e pranishme gjithė kohėn. Nėna ime, Gjina ka qenė njė kėngėtare e mirė, jo pse e mbajnė mend kėshtu, por ka edhe regjistrime tė kėngėve tė saj tek Radio-Prishtina. Nėse ime mė do tė kishte pranuar ofertėn qė i bėnė pėr tė ndjekur studimet nė Itali, me siguri do tė ishte njė ndėr kėngėtaret e famshme tė Kosovės. Mentaliteti i kohės e pengoi atė. Edhe tezja ime, Jozefina, ka qenė kėngėtare e pėlqyer. Kėshtu, tė lindėsh dhe rritesh nė kėtė vatėr, patjetėr do tė bėhesha edhe unė kėngėtare. Kam pasur dy pasione, pikturėn dhe kėngėn. Nėse do tė kisha zgjedhur tė parėn, me siguri do tė isha njė piktore e talentuar. Nėna ime kėmbėnguli qė unė tė bėhem kėngėtare, sepse kėtu i shihte aftėsitė e mia. Kėshtu hodha hapat e para dhe pėrshkova me vėshtirėsi rrugėn deri nė majė, pėr tė lėnė pas njė karrierė qė cilėsohet e admirueshme.

E kujtoni kėngėn e parė?

Gashi: Posi jo! Ma ka mėsuar Gonxhe Gashi, kėngėtare shumė e njohur asokohe nė Radio-Prishtina. Titullohej "Kėndo kitara me gjuhėn time", tė cilėn mė vonė, nė rininė time tė hershme e kėndoja sė bashku me Jusuf Gėrvallėn nėn tingujt e kitarės sė tij. Kush e ka njohur Jusufin, e di mirė qė ai nuk ka qenė vetėm njė atdhetar i flaktė, por edhe kėngėtar, muzikant e poet.

Njė jetė e tėrė me kėngėn. Cilat interpretime tuajat do tė veēonit?

Gashi: Ėshtė e vėshtirė t'i numėrosh gjatė 30 vjetėve karrierė. Por pėr t'i dhėnė njė pėrgjigje pyetjes do tė thosha se mė pėr zemėr kam arien e parė shqiptare, "Mrika" tė Preng Jakovės, arien e Xhildės tek "Rigoleto" etj. Pastaj kam edhe disa kėngė si kantautore. Pėr zemėr kam njėrėn qė kam kėnduar nė Akordet e Kosovės nė vitet 1988-'89 dhe kėnga e fundit "Baladė pėr Drenicėn". Me kėtė tė fundit mendoj se dhashė njė kontribut tė vogėl pėr luftėn qė bėri Kosova dhe ndjehem e lumtur qė ėshtė pėlqyer shumė.

Sot kėngėtarėt mund tė shkojnė lirisht tė kėndojnė nėpėr botė. Ju keni pasur mundėsi pėr koncerte tė tilla?

Gashi: Njė mundėsi e pakėt pėr mua, por dua tė veēoj njė koncert nė Opati, ku atė kohė bėhej zgjedhja e kėngės sė Eurovizionit. Konkurronin kėngė nga tė gjitha trevat e ish-Jugosllavisė. Kėngėtarėt visheshin sipas dėshirės dhe unė kisha veshur njė fustan kuq e zi. Nė shtypin e sė nesėrmes do tė mė kritikonin.

Ju keni kėnduar edhe para Titos. Si e keni pėrjetuar atė ēast?

Gashi: Ndjehem krenare qė kam kėnduar pėrpara Josip Broz Titos, sikurse e kam peng qė nuk munda tė kėndoja pėrpara Enver Hoxhės. Pėrfaqėsoja Kosovėn nė njė shfaqje qė jepej pėrpara udhėheqėsve tė Jugosllavisė. Mbaj mėnd qė kam kėnduar kėngėn "Grurė dhe kėngė", me muzikė tė Aleksandėr Lalos qė nė Shqipėri e kishte kėnduar Fatma Zyberi. Sytė i kisha tek Tito, qė duartrokiste dhe buzėqeshte deri sa pėrfundova kėngėn. Tė kėndosh pėrpara udhėheqėsve tė kohės kur je nė karrierė nuk ėshtė pak. Kjo keqkuptohet nga njerėz qė mund tė kenė zė, por ju mungon kultura. Cilido qoftė ai, nė atė kohė pėrfaqėson shtetin dhe pėr kėngėtarin ėshtė njė eveniment. E konsideroj turp qė disa artistė tė tjerė i fshehin e i fshijnė nga kujtesa momente tė tilla tė bukura qė vijnė shumė rrallė nė jetė me pretekstin se "kanė qenė diktatorė". Artisti nuk i sheh me kėtė sy, ajo ėshtė detyrė e historisė. Ashtu sikurse udhėheqėsit nuk duhet t'i parcelizojnė artistėt. Ėshtė e dhimbshme qė nė disa raste kjo ndodh, veēanėrisht nė Shqipėri.

I kujtoni partnerėt tuaj sot?

Gashi: Kjo pyetje ka njė kuptim tė madh nė ditėt e sotme. Koha kur kam lulėzuar unė duhet lidhur me gjendjen e artit nė Kosovė. Gjithsesi, vlerėsoj partnerėt e mi Bashkim Paēukun, Luan Hajrėn e tė tjerė. Nėse sot do tė isha Shpresa 25-vjeēare, tė jeni e sigurt se partnerė tė mi do tė ishin tenorėt mė tė famshėm. Vlerėsoj tepėr tė famshmen Nexhmije Pagarusha, qė mbetet njė institucion i kėngės shqipe. E dini qė Kosova nuk ka pasur fakultet tė Arteve, kėsisoj Pagarusha ka qenė institucioni i kėngės ku kanė mėsuar gjenerata kėngėtarėsh. Pagarusha ka qenė dhe mbetet model. Ashtu sikurse edhe Vaēe Zela nė Shqipėri. Janė emra tė mėdhenj dhe zėra tė pavdekshėm.

Sa e lidhur ndjeheni me Shqipėrinė?

Gashi: Unė kam dy zemra, njėra rreh pėr Kosovėn, tjetra pėr Shqipėrinė. Gjyshja ime ėshtė me origjinė nga Shkodra dhe rrėnjėt tona janė atje. Kam ardhur shpesh pėr tė dhėnė koncerte nė Shqipėri, ndoshta mbi 20 herė. Me emocion kujtoj herėn e parė nė vitin 1972, kur isha studente nė Zagreb. Erdha me njė shoqėri kulturore artistike. Mė kėrkuan tė luaja njė rol tė vogėl duke mė plotėsuar njė dėshirė tė madhe tė fėmijėrisė. Tė shihja vendin e tė parėve, tė flisja shqip me vėllezėrit dhe motrat qė na kishin ndarė tragjikisht. Pas kėsaj u ēel rruga e bashkėpunimit midis televizionit tė Prishtinės dhe TVSH-sė, ku kam kėnduar me shumė solistė tė tjerė. Numėrohen disa festivale tė pėrbashkėta ku kam marrė pjesė dhe kjo periudhė ėshtė pjesa mė e artė e karrierės sime.

Ndjeheni e ngopur me kėngėn tuaj?

Gashi: Njeriu nuk ngopet me asgjė, as me jetėn e ca mė shumė me kėngėn. Nuk jam ngopur. Ndaj me kokėfortėsi luftoj dhe flak peshėn e viteve, dhimbjen e jetės, nė mėnyrė qė tė jetoj sa mė gjatė nė skenė. Pėr lexuesin shqiptar mendoj se nuk ėshtė e nevojshme tė shpjegohem, pasi e njeh zėrin tim si nė skenė, ku mė kanė duartrokitur dhe i kemi dhėnė emocione njėri-tjetrit, ashtu edhe programet qė pėrcjellin radiot e televizionet.

Ēfarė mendoni pėr kėngėn shqipe sot?

Gashi: E them edhe nė bisedat e pėrditshme mes kolegėsh, se sot ėshtė njė mishmash ku ka humbur identiteti i kėngės shqipe. Ėshtė bėrė njė turli me kėngėt me melodi arabe, turke, serbe, italiane, greke e ku ta di unė se ēfarė tjetėr dhe kėndohen nė gjuhėn shqipe. Mendoj se huazimi i antivlerave erdhi pėr pasojė tė shkatėrrimit tė institucioneve. Kjo na trishton. Ne e duam kėngėn e pastėr shqipe. Asnjė shtet tjetėr nuk huazon melodinė shqiptare e traditėn tonė. Vetėm kėtu bėhet kjo. Pėr mua ėshtė e dhimbshme.

Si ndjehet zėri i Shpresa Gashit. Jeni nė gjendje tė kėndoni live?

Gashi: Po. Unė kam arritur ta ruaj vokalin. Madje nė njė gjendje shumė tė mirė, me gjithė dridhjet e jetės. Zėri ėshtė nė pikun e pjekurisė dhe sikurse e vutė re nė koncertin qė sapo pėrfundoi, kėndova lirshėm njėsoj si shumė vite pėrpara. Veēse janė shtuar emocionet. E dini qė unė kėndoj gjithė kohėn kur jam vetėm nė shtėpi? Kėshtu them me plot gojėn qė jam gati pėr role. Zėrin e kam tė vetmin thesar qė tėrė jetėn ėshtė njėsoj, i freskėt, kumbues. Vetėm po pres..

Ēfarė ka ndodhur nė jetėn tuaj personale?

Gashi: Natyra mė ka dhėnė talentin, kurse fati dhimbjen. Dymbėdhjetė vjet mė parė familja ime bėri njė aksident ndėrsa vinim nga Greqia bashkė me tim shoq. Unė shkova fare pranė vdekjes. Kalova plot njė vit nė shtrat nė gjendje kome. Gjithēka u shpėrfytyrua. Pėrveē kėsaj fatkeqėsie shumė tė rėndė, nė kėto kushte mu desh tė pėrballoja edhe largimin e tim shoqi, qė nuk mu gjend pranė nė kėtė kohė tė vėshtirė. Kur dola nga koma dhe pashė veten nė pasqyrė, jam tronditur shumė. Pasi pashė shpėrfytyrimin, menjėherė provova zėrin me njė kėngė. Vura re qė nuk ishte dėmtuar dhe kjo ishte gjė e madhe pėr mua. Me kėngė mposhta dhimbjen dhe ia dola mbanė mrekullisht.

Keni fėmijė?

Gashi: Kam njė djalė tė vetėm, Edmondin. Natyra i ka dhėnė mė shumė se sa mė ka dhėnė mua. Im bir ka njė vesh absolut dhe shpresoj qė ai do tė jetė njė kėngėtar i famshėm. Prej vitesh angazhohet nė televizion me zėrat e rinj. Im bir ėshtė e vetmja shpresė qė mė ngushėllon nė jetėn time tė vėshtirė.

Keni ndonjė plan sė shpejti?

Gashi: Pengu im dhe i gjithė artistėve nė Kosovė ka qenė qė Kosova njė ditė tė kishte skenėn operistike. Shpresojmė se tani qė ėshtė nė prag pavarėsia, do tė jetė evenimenti i parė pėr shtetin e ri tė Kosovės dhe unė do tė ngjitem nė skenė tė interpretoj rolet e 20-30 viteve mė parė dhe jam e bindur se do tė arrij suksesin. Pavarėsia e Kosovės dhe pėrurimi i Operės nė Prishtinė, do tė mė bėjnė mua 20 vjet mė tė re. /Gazeta Shqiptare/
Nach oben Nach unten
 
Shpresa Gashi: Kėndova para Titos, mė mbeti peng Enveri
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: VIP-
Gehe zu: