Ryan e gëzuar që adhurohet nga Brooklyn Beckham
Ylli i filmit "The Bionic Woman", Michelle Ryan ka zbuluar një adhurues të pazakonshëm, djalin e madh të Victoria e David Beckham.
Aktorja 23-vjeçare britanike, ishte tronditur kur ka mësuar që djaloshi 8-vjeçar Brooklyn ishte admirues i madh i serialeve klasike.
“Isha e befasuar kur Brooklyn kishte kërkuar të më takonte. Ai është i lidhur me shfaqjen. A s’është kjo e këndshme?”, kishte thënë Ryan