AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Fjala e presidentit Sejdiu nė shėnimin e dyvjetorit tė vdekjes sė presidentit Rugova

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Fjala e presidentit Sejdiu nė shėnimin e dyvjetorit tė vdekjes sė presidentit Rugova Empty
BeitragThema: Fjala e presidentit Sejdiu nė shėnimin e dyvjetorit tė vdekjes sė presidentit Rugova   Fjala e presidentit Sejdiu nė shėnimin e dyvjetorit tė vdekjes sė presidentit Rugova Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:37

Jemi mbledhur sot, nė dyvjetorin e vdekjes sė Ibrahim Rugovės, burrit mė tė madh tė Kosovės, themeltarit tė shtetit tonė. Me veprėn e tij politike e kulturėn demokratike, me devocionin e pashembullt, pothuajse religjioz, me tė cilin ka punuar pėr pavarėsinė e Kosovės, Ibrahim Rugova, i zgjedhur kryetar i Kosovės nė katėr palė zgjedhje, ka qenė dhe mbetet Zoti i kėsaj Shtėpie. Trashėgimtarė tė kėsaj shtėpie jemi tė gjithė ne, mbi dy milionė qytetarėt e Kosovės, shtetasit e saj. Do tė vinė pas nesh tė tjerė trashėgimtarė, ndėrsa Ibrahim Rugova, nė kuptimin politik tė fjalės Ati i Kombit tonė, do tė mbetet fryma e kėtij vendi.

E do puna tė pėrkujtohet se Ibrahim Rugova pati sjellė frymė tė re nė studimet shqiptare, tė dijeve letrare e humaniste shqiptare, nė fillim tė viteve 1970, para gati katėr dekadash. E ēoi kėtė frymė deri nė fund, nė dije, nė kulturė e nė politikė, pėr tė mbetur ai vetė Njė dhe i njėjti – aristokrat i fjalės e i sjelljes, fisnik edhe nė fushat jo aq fisnike tė jetės e tė veprimtarisė njerėzore, siē ėshtė politika.

Kishte krijuar njė Republikė tė dijeve letrare deri nė moshėn 45 vjeēare, ndėrsa krijoi Republikėn politike tė Kosovės nė ēerekun e fundit tė jetės. Krijoi kėshtu ngrehina kulturore e politike qė u rezistuan stuhive barbare ideologjike e gjenocidale. Si e pse? Ai hapi rrugėn e udhėhoqi, nė kohėt kur dukej se shqiptarėt dhe Kosova kishin humbur rrugėn nė muzgun e perandorive ideologjike tė Evropės Lindore e tė ringjalljes sė idesė pėr Serbinė e Madhe nė veri. Ibrahim Rugova e nxori Kosovėn prej kaosit nė organizim, me rend tė brendshėm demokratik e me struktura elementare shtetėrore: shkollė, financa, rrjet shėndetėsor e social, sistem informimi, madje edhe pėrfaqėsim diplomatik nė bėrthamė. Propozoi edhe himnin dhe flamurin e Kosovės. E ndoqi i gjithė populli i Kosovės, i madh e i vogėl, tė mahnitur nga njeriu qė punonte qetėsisht, po me ngulm, pėr ēėshtjet e mėdha, teksa fliste qartė e thjeshtė duke argumentuar nevojėn pėr mėvetėsimin e Kosovės me rrugė politike e demokratike. Ai kishte thithur dijet e thella e kulturėn e pastėr nė librat e vjetėr, nė jetėn e historinė autentike tė shqiptarėve dhe nė arealin shpirtėror e kulturor tė Perėndimit.

Mbi kėto shtresime Ibrahim Rugova ndėrtoi edhe kulturėn shtetformuese tė Kosovės. Njeriu i librave u bė udhėheqės popullor jo me retorikė tė zjarrtė patriotike, as nacionalizėm tė vrazhdė, po me pastėrti tė kulluar tė idesė pėr veprim tė organizuar, me nacionalizėm tė kulturuar mbi vlera tradicionale e moderne. Veprimi dhe organizimi kanė qenė palca kurrizore e aksionit politik tė Ibrahim Rugovės, tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, tė lėvizjes mė tė organizuar shtetformuese qė kanė pasur shqiptarėt nė historinė e vet moderne, amėn e shtetit tė Kosovės dhe, nė fund, tė pluralizmit e tė demokracisė sė vendit tonė. Ky veprim i organizuar ėshtė ushqyer nė kulturėn e paqes e tė rezistencės, por nuk e ka shtypur frymėn e luftės. Sepse, aksioni politik i Rugovės ka qenė vetė lufta totale politike me organizim, i cili, fundja, nuk ka pėrjashtuar, por ka shtruar rrugėn pėr tė mbramen: pėr luftėn me armė pėr liri e pėr ekzistencė njerėzore e nacionale. Sepse, siē u pa nė rastin e Kosovės, lufta e Ushtrisė tonė Ēlirimtare, bashkė me luftėn qė bėri NATO-ja, qenė nė shėrbim tė paqes e tė lirisė, tė synimit parėsor tė udhėheqėsit tonė historik, tė synimit tė fundmė njerėzor universalisht, pas episodesh tė shkurta apo tė gjata, tė luftės e tė mizorisė. Lufta nė shėrbim tė paqes ėshtė e pranueshme, thoshte Rugova, kur pėrpiqeshin t’i atribuonin pacifizimin e pėrkthyer nė njė soj ideologjie tė dalė boje. Ai nuk u dorėzua kurrė, para asnjė sprove, veē vdekjes, e cila e mori shumė herėt, pėr tė na lėnė keq nė momentet historike pėr fatet e vendit tonė.

Tė nderuar pjesėmarrės tė kėsaj dite pėrkujtimore,
Ibrahim Rugova, po tė flasim tani me fjalorin politik tė ditės, ėshtė udhėheqės sui generis nė Evropė: njeri qė u vu nė krye tė ndėrmarrjes mė tė madhe tė njė populli – tė ndėrmarrjes pėr ndėrtimin e shtetit – mbi bazė tė njė filozofie krejt tė veēantė politike pėr kėtė pjesė tė kontinentit tonė. U quajt Kolos i Brishtė, Gandi i Ballkanit a i Evropės. Ka qenė kolos, po jo i brishtė. Ka qenė Ibrahim Rugova i Kosovės, i papėrsėritshėm nė tė gjitha aspektet.

Tė vijmė tani te situata e ditės sonė, qė pėrmbledh shekullin tonė jetėsor e ekzistencial: pavarėsia e Kosovės. Ibrahim Rugova dhe pavarėsia e Kosovės janė dy anėt e medaljes me njė emėr tė thjeshtė: Shteti i Kosovės. Lėvizja pėr emancipim politik tė popullit tė Kosovės ėshtė e lidhur me projektin jetėsor tė Rugovės. Ai mbylli sytė sot dy vjet pak para se tė realizohej plotėsisht ky projekt, qė u bė popullor, teksa mbante emrin e Rugovės. E kishte parė tė realizueshėm Ai, kur tė tjerėt e kishin vėshtirė ta shihnin prej malit tė madh tė pengesave qė duheshin kaluar, rrugės sė vėshtirė e sakrificave qė duheshin bėrė.

Nė njė ditė krejt tė afėrt tė kėtij viti ne do ta rishpallim pavarėsinė e Kosovės nė bashkėpunim me miqtė tanė, me ata miq qė kishte krijuar Ibrahim Rugova dhe populli i Kosovės qė ndoqi rrugėn e tij me disiplinė, kėmbėngultėsi e devocion. Presim pastaj, menjėherė, njohjen ndėrkombėtare tė pavarėsisė nga njė numėr i konsiderueshėm i vendeve nė Evropė, nė Amerikė, e nė kontinente tė tjera.

Ēfarė shteti tė Kosovės po krijojmė? Nėse jo nė versionin ideal tė Rugovės, sepse realiteti shpesh e mund idealitetin e vizionarėve, shteti mė i ri nė Evropė e nė botė do tė ndėrtohet mbi themelet qė kishte vėnė Presidenti Rugova me Republikėn e Kosovės, tė ngjyer me sakrificėn e brezave e gjakun e rreth 15.000 kosovarėve qė ranė nė altarin e lirisė nė fund tė mileniumit tė kaluar, para mė pak se njė dekade. Kjo Kosovė ėshtė shtėpi e tė gjithėve, e shqiptarėve shumicė dėrmuese dhe e tė gjitha pakicave, me paqe tė brendshme e raporte miqėsore me fqinjtė, pjesė e Unionit Evropian dhe NATO-s dhe me marrėdhėnie speciale me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ky ishte vizioni i Rugovės para se tė ishte bėrė projekt konkret sot.

Vetė Presidenti Ibrahim Rugova udhėhoqi Ekipin e Unitetit tė Kosovės nė fillimet e procesit ndėrkombėtar pėr pėrcaktim tė statusit tė Kosovės nė nėntorin e vitit 2005. Dy vjet mė vonė, nė fund tė nėntorit tė vititi 2007, kjo punė mbaroi me procesin shtesė tė bisedave pėr statusin e Kosovės, si vazhdim tė procesit tė nisur nga Presidenti Ahtisari, tani nėn autoritetin e Grupit tė Kontaktit, udhėhequr nga treshja ndėrkombėtare: Union Evropian-SHBA-Rusi.

Kemi ardhur tani aty ku Presidenti Ibrahim Rugova e dinte se do tė vijmė herėt a vonė: tek njohja e drejtpėrdrejtė e pavarėsisė sė Kosovės nga vende tė Unionit Evropian e SHBA nė radhė tė parė, por edhe tė vendeve tė tjera veē e veē nga i gjithė globi tokėsor, nga Lindja e Perėndimi, nga Jugu e Veriu.

Prandaj, kėrkesa e pėrsėritur e Ibrahim Rugovės pėr njohjen ndėrkombėtare kumbon sot fuqishėm nė veshėt e tė gjithėve, jo si njė frazė e thatė e formale, por si kushtrim pėr veprimin final nė pėrmbyllje tė punės pėr pavarėsinė e Kosovės.

E nderuar familje Rugova,
Tė nderuar pjesėmarrės tė kėsaj dite pėrkujtimore pėr Rugovėn,

Kosova do tė gjendet sė shpejti nė hartėn politike tė botės, nė gjirin e kombeve tė lira. Synimi madhor i prijėsit tonė historik dhe i popullit tė Kosovės do tė jetė realizuar. Kėshtu, njerėzit e vendit tonė nga tė gjitha shtresat – nxėnės e studentė, punėtorė e nėpunės shteti, qyetarė tė zakonshėm, komuniteti i biznesit dhe establishmenti politik – do t’i hyjnė njė aksioni tė ri: ta bėjmė Kosovėn shtet tė fortė, tė zhvilluar ekonomikisht e kulturalisht, ku secili do tė bėjė punėn e vet duke kryer njė punė tė thjeshtė, jomisionare nė shikim tė parė, pa shpatėn e Demokleut mbi kokė. Sepse, statusi i pazgjidhur dhe i panjohur ndėrkombėtarisht ka qenė njė shpatė e tillė pėr tė gjithė, nė radhė tė parė pėr sigurinė fizike dhe shpirtėrore tė qytetarėve, tani tė shtetasve tė Kosovės.

Ibrahim Rugova, heroi i Kosovės, jetėn e shkurtėr dhe veprėn e madhe e tė pėrjetshme tė tė cilit po e nderojmė sot nė kėtė ditė pėrkujtimore, do tė ishte i lumtur pėr vete dhe pėr tė gjithė ne po ta mbėrrinte kėtė ditė pėr tė gjallė tė vet.

Prandaj, President i dashur, i falemi Veprės Tėnde! I falemi pėrjetė kujtimit pėr Ty!

Ju faleminderit!
Presidenti i Kosovės
Dr. Fatmir Sejdiu
Nach oben Nach unten
 
Fjala e presidentit Sejdiu nė shėnimin e dyvjetorit tė vdekjes sė presidentit Rugova
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» 2 po 2 - Textet
» qa dmth fjala HTTP
» Presidenti Sejdiu takon kryetarin e ASHAK-ut, Rexhep Ismajlin

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: