AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  Suchen...Suchen...  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 Fjala e presidentit Bamir Topi nė Kuvendin e Kosovės

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana



Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: Fjala e presidentit Bamir Topi nė Kuvendin e Kosovės   Mo 11 Feb 2008, 21:37

I nderuar zoti Kryetar,
I nderuar Zoti Kryeadministrator i Kosovės,
I nderuar Zoti President i Kosovės,
I nderuar Zoti Kryeministėr i Kosovės,
Tė nderuar deputetė tė Kuvendit tė Kosovės,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė prezencės ndėrkombėtare,
Tė nderuar tė ftuar,
Zonja dhe Zotėrinj,

Jam shumė i lumtur qė sot ndodhem nė Kosovė, jam shumė i nderuar qė nė kėto momente tė rėndėsishme e historike pėr Kosovėn dhe popullin e saj, unė, ju drejtohem nga kjo foltore e nderuar. Ju pėrcjell, nė emėr tė qytetarėve tė Shqipėrisė, pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta juve dhe gjithė popullit te Kosovės, duke ju siguruar mbėshtetjen e pakursyer.

Ndihem i privilegjuar qė vij nė Kosovė vetėm pak ditė nga pėrfundimi me sukses i zgjedhjeve tė 17 nėntorit, tė vlerėsuara e certifikuara nga faktori ndėrkombėtar, si dhe nga formimi i institucioneve te saj demokratike.

Gjej rastin tė pėrshėndes Kryeadministratorin Ryker dhe rolin e UNMIK-ut pėr pėrgatitjen dhe zhvillimin e tė gjithė procesit zgjedhor si dhe atė tė forcave tė KFOR-it pėr sigurinė dhe mbarėvajtjen e tyre.

Dėshiroj tė rikonfirmoj mbėshtetjen time pėr Presidentin e Kosovės, Parlamentin e ri, Kryeministrin dhe Kabinetin qeveritar gjithėpėrfshirės, dhe, njėherėsh, tė shpreh angazhimin tonė maksimal pėr njė bashkėpunim tė ngushtė e tė frytshėm me to.

Pėrfundimi me sukses i procesit zgjedhor dhe i formimit tė institucioneve tė reja pėrfaqėsuese ėshtė shembulli mė i prekshėm i progresit qė ka bėrė Kosova deri mė sot. Gjej rastin tė pėrgėzoj edhe njė herė qytetarėt e Kosovės, t’ju pėrgėzoj juve dhe gjithė faktorin politik, institucionet vendore dhe ndėrkombėtare pėr zhvillimin e kėtyre proceseve nė pėrputhje me standardet e njohura ndėrkombėtarisht.

Njėkohėsisht, vlerėsoj se zhvillimi me qetėsi, maturi dhe nė unitet tė plotė i kėtij procesi dėshmoi se ecuria e proceseve demokratike nė Kosovė ėshtė e pakthyeshme, se arritjet e deritanishme janė tė konsoliduar, dhe se Kosova ka kapacitetet e duhura shtetformuese. Ajo ėshtė e gatshme tė ndėrmarrė hapin e nevojshėm dhe vendimtar, nė bashkėrendim me komunitetin ndėrkombėtar, pėr shpalljen e pavarėsisė sė saj, dhe krijimin e kushteve tė duhura qė shteti i ri i Kosovės tė bėhet pjesė e familjes sė madhe tė kombeve.

Ėshtė pikėrisht fryma e integrimit dhe e bashkėjetesės paqėsore qė duhet tė rrezatojė ky Kuvend dhe veprimtaria juaj, si pėrfaqėsues tė tė gjithė popullsisė qė jeton nė Kosovė. Ky forum duhet tė shndėrrohet nė laborator ligjesh pėr tė vėnė nė jetė parimet themelore tė Planit Ahtisaari, tė cilat garantojnė plotėsisht dhe nė mėnyrė tė paprecedentė tė drejtat e komuniteteve pakicė.

Unė e kuptoj se integrimi i tė gjitha komuniteteve etnike nė shoqėrinė kosovare dhe nė jetėn politike ėshtė njė sfidė e vėshtirė e cila duhet tė pėrballohet me sukses. Unė vlerėsoj dhe mbėshtes angazhimin dhe pėrkushtimin e lidershipit tė Kosovės pėr pėrmirėsimin real dhe konkret tė jetės sė pėrditshme tė minoriteteve.

Por ndėrtimi i njė shteti ligjor dhe i njė shoqėrie multietnike kėrkon kontributin e tė gjithė komuniteteve qė jetojnė nė Kosovė. Nė kėtė kuadėr, prania e deputetėve tė pakicave kombėtare nė Kuvend, si shenjė e angazhimit tė tyre nė kėtė drejtim, mė bėn optimist. Ky ėshtė modeli demokratik i pėrfaqėsimit tė qytetareve tė lirė nė njė shoqėri tė barabartė dhe multietnike, e ardhmja e tė cilėve ėshtė dhe do tė jetė nė Kosovė.

Zoti Kryetar,
Tė nderuar deputetė,

Kosova ndodhet nė ēastin mė tė rėndėsishėm tė historisė sė saj. Koha pėr marrjen e pėrgjegjesive dhe vendimeve tė rėndėsishme ka ardhur dhe tė gjithė duhet tė provojnė se janė tė aftė pėr njė fillim tė ri: Ndėrtimin e njė shteti evropian brenda kufijve tė Evropės moderne. Pėrmbushja me dinjitet e misionit tuaj tė lartė mbetet realizimi i aspiratės shekullore tė qytetarėve tė Kosovės pėr shtetin e pavarur, demokratik, plotėsisht funksionues dhe tė integruar nė strukturat europiane dhe euroatlantike.

Tė gjithė jemi tė vetėdijshėm se mė nė fund, pas shumė pėrpjekjesh, vuajtjesh, lotėsh dhe gjaku tė derdhur, procesi i zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes sė Kosovės ka mbėrritur nė stacionin e tij tė fundit.

Tė gjithė ne kthejmė me mirėnjohje dhe respekt mendimin tonė drejt ikonės sė rezistencės, tė mbijetesės, tė vuajtjes por edhe tė shpresės sė popullit tė Kosovės. Urtėsia, mirėnjohja njerėzore, shpirti i tij i paqes, durimi, por dhe besimi tek e drejta e udhėheqėsit Ibrahim Rugova, mbeten parime dhe vizione projektuese pėr tė ardhmen e vendit tuaj.

Nė kėtė rrugė tė gjatė e tė mundimshme, Shqipėria ka qenė faktor i rėndėsishėm, aktiv dhe konstruktiv, kėshtu do tė jetė nė vazhdimėsi, kėshtu do tė jetė dhe nė fazėn pėrmbyllėse, nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės, i tillė do tė mbetet edhe nė tė ardhmen.

Dėshiroj tė vlerėsoj, me kėtė rast, edhe tė gjithė faktorin shqiptar i cili, njėzėri, kudo ku ai jeton nė vendet e rajonit, u bė pjesė dinamike, shumė e pėrgjegjshme, moderuese dhe demokratike, nė bashkėpunim me partnerėt ndėrkombėtarė, nė procesin e vėshtirė jo vetėm tė pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės por edhe nė proceset e rėndėsishme euroatlantike tė rajonit tonė. Kam tė gjithė garancinė, se ky qėndrim, do tė jetė i palėkundur edhe nė kėto momente si i vetmi qė ndihmon tė ardhmen evropiane tė Kosovės dhe tė rajonit tonė.

Mė lejoni, zotėrinj deputetė, tė theksoj se qėndrimi i Shqipėrisė ėshtė i qartė dhe i palėkundur. Ne gjykojmė, se tashmė potenciali i negociatave mes palėve ėshtė ezauruar tėrėsisht, dhe se ka njė rezultat tė mirė dhe gjerėsisht i pranuar: ai ėshtė Plani Ahtisaari. Nė tė tilla kushte, ēdo zgjatje ėshtė e panevojshme dhe nuk i shėrben aspak tė ardhmes sė rajonit tonė. Pėrkundrazi, shtyrje tė mėtejshme rrezikojnė paqen dhe sigurinė jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė tėrė rajonin, duke vėnė nė pikėpyetje arritjet e kėtyre viteve, si dhe vetė procesin e integrimit euroatlantik.

Shqipėria ėshtė e bindur se vetėm njė Kosovė e pavarur, demokratike, brenda kufijve tė tanishėm, dhe e orientuar nga Brukseli, ėshtė parakusht pėr t’u shkėputur pėrfundimisht nga e kaluara e hidhur e rajonit. Ne jemi tė bindur qė njė zgjidhje e tillė do t’i hapė rrugėn ndėrtimit tė njė Ballkani tė ri, dhe do tė jetė burim paqeje, stabiliteti, prosperiteti dhe mirėkuptimi mes popujve, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike apo fetare. Ėshtė pikėrisht kjo frymė tolerance, bashkėpunimi dhe mirėkuptimi qė duhet tė udhėheqė angazhimin e vendeve tė rajonit nė tė ardhmen, pėr tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt.

Procesi i pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės ėshtė pjesė e rėndėsishme e kalendarit politik e diplomatik tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė vendeve tė Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ėshtė njė proces i ndėrtuar me shumė vendosmėri, pėrgjegjshmėri, besueshmėri. Tė gjitha kancelaritė botėrore, tė cilat, me vullnetin e tyre tė mirė mbėshtetėn kėtė ēėshtje tė drejtė, kėrkojnė domosdoshmėrisht qė vendimi pėr pavarėsinė e Kosovės tė merret nė koordinim tė ngushtė me to. Kjo frymė besimi reciprok do tė jetė njė bazė e qėndrueshme dhe e sigurt pėr njė partneritet tė ardhshėm tė Kosovės me vendet euroatlantike dhe mė gjerė. Vetėm nė kėtė mėnyrė, mbyllet njė herė e pėrgjithmonė hallka e fundit e zinxhirit tė konflikteve qė ka pėrjetuar rajoni ynė kėto 18 vitet e fundit.

Tė nderuar deputetė,
Zonja dhe Zotėrinj,

Gjatė kėsaj vizite po konstatoj qė nė orėt e para me kėnaqėsi progresin e dukshėm qė ka bėrė shoqėria dhe institucionet kosovare, nė drejtim tė njė tė ardhmeje mė tė mirė dhe evropiane. Ju pėrgėzoj pėr rezultatet mbresėlėnėse nė ruajtjen e stabilitetit, rendit dhe nė realizimin progresiv tė standardeve tė kėrkuara nga faktori ndėrkombėtar, nė funksion tė shtetit ligjor dhe njė shoqėrie multietnike.

Nė kėtė drejtim, Shqipėria vlerėson maksimalisht arritjet pozitive nė pėrmirėsimin e ndjeshėm tė kushteve tė sigurisė dhe tė lirisė sė lėvizjes sė komunitetit serb. Ndajmė tė njėjtin shqetėsim pėr deklaratat e herėpashershme nga qarqe tė caktuara qė rrezikojnė tė krijojnė njė klimė tė frikės dhe pasigurisė tek qytetarėt e Kosovės, veēanėrisht tek ata tė komuniteteve pakicė.

Kėto arritje optimiste janė rezultat i dėshirės dhe impenjimit tuaj tė pėrbashkėt pėr tė ndėrtuar institucione gjithėpėrfshirėse e funksionuese, bazuar nė vlerat perėndimore, qė garantojnė respektimin e tė drejtave dhe lirive tė individit dhe tė pakicave.

Njėkohėsisht, gjej rastin tė shpreh mirėnjohjen pėr rolin dhe ndihmėn qė faktori ndėrkombėtar, nė veēanti UNMIK-u dhe NATO, kanė pasur nė rezultatet dhe progresin tuaj. Pa mbėshtetjen, profesionalizmin dhe dedikimin e tyre, vėshtirė se do korreshin rezultate kaq tė dukshme dhe shpresėdhėnėse pėr tė ardhmen e Kosovės. Ėshtė pikėrisht kjo trashėgimi pozitive qė do t’i lehtėsojė punėn Misionit tė ardhshėm tė Bashkimit Evropian, qė pritet tė vendoset nė Kosovė sė shpejti. Nė vlerėsojmė rėndėsinė e pranisė ndėrkombėtare edhe pas zgjidhje sė statusit tė Kosovės, si njė shtyllė qė do garantojė sigurinė dhe zhvillimin e shoqėrisė evropiane tė Kosovės.

I nderuar z. Kryetar,
Zonja dhe Zotėrinj,

Dėshiroj tė nėnvizoj se Shqipėria dhe Kosova mund tė japin shembullin e bashkėpunimit tė shkėlqyer nė rajonin tonė. E ardhmja e tyre dhe e rajonit ėshtė integrimi i plotė nė NATO dhe Bashkimin Evropian. Shqipėria ofron tė gjithė pėrvojėn e saj integruese dhe kapacitetet e saj tė specializuara pėr tė shpejtuar integrimin euroatlantik tė Kosovės. Unė mendoj se Evropa e Bashkuar nuk mund tė jetė e plotė deri sa jashtė saj tė jetė rajoni ynė.

Republika e Shqipėrisė ka mbėshtetur dhe do tė vijojė tė mbėshtesė edhe nė tė ardhmen pėrfshirjen dhe pėrfaqėsimin tuaj nė tė gjitha nismat shumėpalėshe, nė rritjen e shkėmbimeve politike dhe nė zgjerimin e bashkėpunimit tuaj me vendet e rajonit, tė Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Interesat e pėrbashkėta nė shumė fusha domosdoshmėrisht kėrkojnė angazhim dypalėsh akoma edhe mė serioz nė tė ardhmen. Nėpėrmjet porteve tė Shqipėrisė Kosova do t’i afrohet Bashkimit Evropian. Pėrfundimi i aksit rrugor Durrės-Morinė do i shėrbejė pikėrisht interesave tė integrimit rajonal dhe rritjes sė shkėmbimeve njerėzore dhe tregtare mes vendeve tona. Bashkėpunimi dypalėsh ka nevojė pėr rritje tė intensitetit nė rrafshin e shkėmbimeve tregtare, turistike, investimeve, krijimin e njė rrjeti unik tė energjetikės, si dhe zhvillimin e lidhjeve arsimore, shkencore apo kulturore.

Tė nderuar deputetė,

Nė pėrfundim, mė lejoni t’ju siguroj edhe njėherė mbėshtetjen e plotė tė Shqipėrisė pėr proceset qė tashmė kanė marrė udhė nė Kosovė, me qėllim ndėrtimin e njė shteti tė lirė, tė pavarur, demokratik e multietnik qė garanton dhe respekton tė drejtat e njeriut dhe tė pakicave: njė shteti tė ri tė orientuar drejt integrimit rajonal dhe euro-atlantik.

Faleminderit
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Fjala e presidentit Bamir Topi nė Kuvendin e Kosovės
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: