AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  Suchen...Suchen...  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 Skėnderbeu, ky gjeneral i vjetėr i NATO-s

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana



Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: Skėnderbeu, ky gjeneral i vjetėr i NATO-s   Mo 11 Feb 2008, 21:33

Komisioni Parlamentar pėr Politikėn e Jashtme, mė 15 janar miratoi nė parim njė projektrezolutė lidhur me anėtarėsimin nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut. Votimi pro ishte unanim. Pozita dhe opozita ishin tė njė mendjeje. Njė gjė e tillė ndodh pėr herė tė parė nė komisione tė tilla parlamentare nė Evropė, nė perėndim tė saj dhe nė lindje. Ėshtė shumė e ēmueshme ajo liri dhe mosnjėtrajtshmėri e qėndrimeve tė deputetėve nė vendet e tjera tė kontinentit, ca mė shumė kur kjo vihet re nė vendet mė tė zhvilluara, madje edhe nė ato qė janė anėtare themeluese tė NATO-s. Unanimiteti shqiptar nuk pėrbėn njė arsye pėr tė thėnė se janė mė tė pėrparuar deputetėt shqiptarė. Por pėrveē mesazhit tė bukur tė bashkimit tė krahėve tė ndryshėm tė politikės pėr drejtimet mė kryesore tė rėndėsisė strategjike tė vendit, njėmendėsia ridėshmon se jemi evropianė dhe perėndimorė tė vjetėr.

Dy ditė mė pas, mė 17 janar, pra sot, respektohet e nderohet kudo dita e vdekjes sė Gjergj Kastriotit. Kjo bėhet brenda trojeve tė shqiptarėve, por mė shumė edhe jashtė tyre. E pėrkujtojmė kėtė ditė vdekjeje, jo vetėm sepse nuk i dimė datėn e lindjes. Do tė ishte mirė t‘i gėzonte ceremonitė ajo. Por nga ngulitja qė 17 janari 1468 bėri nė kujtesėn e kontinentit, sot kuptohet shumė qartė jo vetėm madhėshtia e veprės sė Skėnderbeut, por sa shumė e ēmon atė Evropa. Pėr kėtė ditė ka shkruar edhe mbretėresha Elizabeth e Anglisė. Dorėshkrimi i saj me fjalėt "Si sot vdiq princi i mirė Skėnderbeu" ndodhet nė Librin e saj tė Lutjeve dhe daton 17 janarin e vitit 1559.

Pasi Kosova u ēlirua nga bijtė e saj dhe ndėrhyrja e fuqishme ushtarake e Aleancės Atlantike tė Veriut, monumenti i parė i madh qė u vendos nė Prishtinė, mė 28 nėntor 2001, ishte ai i Gjergj Kastriotit.

Nuk ėshtė e sforcuar kjo pėrqasje e Skėnderbeut, nė titullin e kėtij shkrimi, me statusin e njė gjenerali tė NATO-s. As paradoks dhe as truk pėr tė tėrhequr vėmendjen e lexuesit nuk ėshtė. Ėshtė patjetėr njė metaforė, por si tė gjitha ato, kur janė korrekte, mbėshtetet mbi njė tė vėrtetė. Evropa dhe gjithė Perėndimi, bashkė me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kėtė aleancė ushtarake e krijuan nė mes tė shekullit tė shkuar, por ashtu si edhe BE, krijesė e kėsaj kohe, veē mugullimin e mbirjes dhe tė lulėzimit tė ardhshėm e ka pasur nė thellėsi tė shekujve. NATO ėshtė produkt i njė qytetėrimi tė vjetėr. Nė mbrojtje tė kėtij civilizimi kanė qenė edhe Skėnderbeu me popullin tonė. Shqiptarėt nuk mund tė mburren se nėpėrmjet zhvillimit i kanė dhėnė shtysė apo hov qytetėrimit perėndimor. Jemi fare modestė nė kėtė kontribut, madje edhe tė qortueshėm, sepse mund tė bėnin shumė e mė shumė. Ndėrkohė nuk do tė ishte e drejtė tė ngurojmė e tė mos ja pohojmė vetes dhe gjithė kontinentit, madje edhe tėrė botės, se duke mos qenė shumė rezultativė pėr zhvillimin, tė paktėn pėr mbrojtjen e qytetėrimit europerėndimor kemi kontribuar si rrallėkush.

Bashkimi Evropian, pra BE, ėshtė mė sė pari zhvillim, ndryshim i madh nė mendėsi e teknologji, nė ligje e forcim institucionesh demokratike, nė ekonomi e kulturė, nė tė gjitha standardet e pėrparuara. Pėr tė hyrė atje, ne duhet tė jemi tė kthjellėt nė idenė se nuk na takon tė gėzojmė asnjė favor pėrveē djersės qė duhet tė na rrjedhė ēurgė nga balli e qė pėr fat tė keq akoma nuk na ka bulėzuar. Eurointegrimi nuk ėshtė njė provim i marrė me mik. Me "mik" nuk del punė e mbarė edhe anėtarėsimi nė NATO. Veē njė ndryshim, ky proces ka me tė parin. Komisioni Parlamentar pėr Politikėn e Jashtme me qėndrimin e tij unanim nė sfondin e vet ka mendimin e tė gjithė shqiptarėve, jo vetėm tė kėsaj kohe, por tė tė gjitha kohėrave. Ai ka nė sfond tė vėrtetėn e madhe se trashėgojmė njė traditė tė palėkundur tė tė qėnit mbrojtės tė paepur e tė talentuar tė qytetėrimit perėndimor. Aleanca Atlantike ėshtė mė sė pari njė bashkim forcash ushtarake dhe ka pėr mision mbrojtjen e demokracive. Ajo mbron qytetėrimin perėndimor. Nuk e mbron nga ndonjė qytetėrim tjetėr, pėr shembull nga ai i quajtur lindor apo nga ndonjė model tjetėr. Qytetėrimet e ndryshme bashkėjetojnė lumturisht e shkėmbejnė vlera. Aleanca Atlantike e Veriut e mbron civilizimin perėndimor nga antiqytetėrimi, sot edhe nga tė gjitha llojet e terrorizmit.

Ja pse NATO-ja dhe Skėnderbeu janė pjesė e tė njėjtit mision dhe e sė njėjtės trashėgimi.

Gjest i bukur kjo marrėveshje e politikės shqiptare, e cila kėsaj radhe nuk ka pėrse bėhet thjesht, sepse nė mars tė kėtij viti nė Samitin e Bukureshtit do tė diskutohet anėtarėsimi i vendit tonė. Dėshirojmė tė gjithė tė jetė fillimi mė nė fund i sigurtė i njė politike tė re, ku ndahet qartė ēfarė ėshtė objekt i garės sė veēuar partiake dhe i luftės sė fortė politike dhe ēfarė i vrapimit tė pėrbashkėt, nė krah tė njėri-tjetrit. Edhe kjo e fundit ėshtė garė. E para bėhet brenda Shqipėrisė, e dyta para botės.

Agim Fagu, drejtor i Drejtorisė sė NATO-s nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, ėshtė njė ndėr jo pak punonjėsit aktivė tė administratės shqiptare, qė ka ndjekur nga afėr tė gjithė kėtė proces. Si diplomat, ai ka logjikėn e gjestit tė fundit tė Komisionit Parlamentar pėr Politikėn e Jashtme. Fagu dėshmon se ėshtė i pafund numri i bashkėkombėsve qė po japin kontribut tė hyjmė sa mė shpejt nė NATO. Nuk mund tė pėrjashtohet, pėr shembull, vlera qė shton deri edhe njė ushtar shqiptar nė misionet e paqes nė Afganistan apo Irak. Ndėrkohė Agim Fagu thotė se mes ministrave tė Mbrojtjes mė tė spikaturit nė realizimin real tė reformimit tė ushtrisė sipas standardeve tė Aleancės Atlantike tė Veriut mbeten deri tani Pandeli Majko dhe Fatmir Mediu. Tė tjerėt, ngul kėmbė, jo se ishin mė pak tė zotė, por punuan ose kur vendi ishte nė fillimet e pas rėnies sė diktaturės ose kur ai kaloi situata tė vėshtira tė brendshme apo nė kufi tė tij, kėshtu qė edhe angazhimet pėrparėsore ishin tė tjera. Hyrja nė NATO, si edhe ajo nesėr nė Bashkimin Evropian, kėrkojnė zhvillim tė qetė e normal demokratik. Emergjencat, pėr ēfarėdo arsye qė tė jenė, rezultojnė kthime mbrapa.

Drejtori Fagu dėshiron po ashtu tė veēojė pėr kontributin e tij personal, pėr forcėn vetjake, pėr pasionin e kėmbėnguljen nė procesin e anėtarėsimit sa mė tė shpejtė dhe real tė Shqipėrisė nė NATO edhe Kryeministrin aktual, Sali Berishėn. Nuk e ka kompliment, as "diplomaci". E ka bindje.

Sot, kėtė 17 janar, e pėrkujtojmė Skėnderbeun pėrveē si burrė shteti, edhe si gjeneral. Ishte ai njė ndėr ata tė mėdhenj tė kombit qė na e futėn nė gjak jo vetėm prirjen pėr tė ndjekur rrugėn e qytetėrimit europerėndimor, por mbi tė gjitha dėshirėn pėr ta mbrojtur atė me tė gjithė forcėn e shpirtit. Nė Samitin e Bukureshtit, ku ka edhe ndonjė anėtar tė Aleancės Atlantike tė Veriut qė mėdyshon akoma nėse jemi tė arrirė apo jo pėr tė dhėnė votėn pro, duhet tė peshohen mirė se herėt e tjera tė gjithė faktorėt, ushtarakė dhe politikė. Kemi ende disa boshllėqe, por tashmė janė tė realizueshėm nė statusin e anėtarit. Nė NATO duhet tė ndihen tė sigurt se jemi mbrojtės tė lindur tė qytetėrimit perėndimor dhe atje ku tregohen apatikė njė apo dy politikanė nga tanėt, shtyn pėrpara vetvetiu shpirti popullor. Shtyn tradita historike dhe mes saj vepra e Gjergj Kastriot Skėnderbeut.

Nė Samitin e Bukureshtit aleatėt, partnerėt e ata qė na ndihmojnė, kanė pėr ta kuptuar se njė mosmiratim i kėtij anėtarėsimi, njė shtyrje, mund tė ē‘balancojė vlerat nė rajon. Problemi ėshtė se duke u anėtarėsuar kėtė mars nė NATO, edhe pse hyrja nė Bashkimin Evropian do tė jetė e rreptė dhe mė udhėgjatė, ndonjė administrate fqinje, mė shumė pėr teknokraci, por pse jo edhe pėr ndjenjė diferencimi e superioriteti, nuk do t‘i shkojė mė ndėrmend se pranė kanė njė popull e njė vend qė na meritoka njė mėngjes kufizimin e hyrje-daljeve, shtregimin e kufijve. /Marrė nga gazeta Shqip/
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Skėnderbeu, ky gjeneral i vjetėr i NATO-s
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: