AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Le tė fitojė Nikoliqi

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Le tė fitojė Nikoliqi Empty
BeitragThema: Le tė fitojė Nikoliqi   Le tė fitojė Nikoliqi Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:31

Feirfild Osborn ka shkruar se “ne nuk jetojmė as pėr ta lehtėsuar fatkeqėsinė e tė kaluarės e as pėr t’i pranuar tė shėrueshme ato tė sė tashmes”. Prandaj, shqiptarėt nuk janė dhe as duhet tė pėrdoren nga dikush si karrem pėr ta shėruar mendjen e njė populli, aq mė pak pėr ta mėsuar atė, se ēfarė tė ardhme duhet tė zgjedhė

“Plus ēa change, plu c’est la meme chose (sa mė shumė ndryshojnė gjėrat, aq mė shumė mbeten tė njėjta)”, thotė njė proverb francez. Dhe, vėrtet, sa mė shumė qė flitet pėr pavarėsi, na duket sikur pavarėsia nuk do tė ndodhė ose tė paktėn na bėhet sikur nuk do tė jetė pavarėsi ēfarė e pėrfytyrojmė ne. Sa mė shumė qė flitet se zhvillimet politike nė Serbi nuk ndikojnė nė vendimin pėr tė ardhmen e Kosovės, aq mė shumė vėrejmė se po ndikojnė.

Edhe pse pavarėsia e Kosovės duket shumė afėr, bazuar nė ato qė deklarojnė diplomatė tė huaj kohėve tė fundit, prapė se prapė ne gjendemi brenda njė rebusi tė mbėshtjellė me mister brenda njė enigme, ku nuk mund tė parashikohen saktė veprimet e asnjė pale. Muaji shkurt apo, mė sė largu fillim-marsi, paralajmėrohet si kohė, kur do tė mund tė merret njė vendim pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės. Kjo pasaktėsi nė kohė vėrehet qartė se ėshtė e ndikuar nga zhvillimet politike nė Serbi, si dhe rezistenca e tyre qė ta pranojnė realitetin e krijuar nė Kosovė pas vitit 1999.

Nėse koha pėr ta marrė vendimin pėr tė ardhmen e Kosovės ėshtė e ndėrlidhur me fitoren e kandidatit serb pėr president nė Serbi, siē deklarohet, atėherė shqiptarėt e Kosovės duhet “tė luten” qė fitues tė jetė Tomislav Nikoliq. Sipas kėsaj logjike qė po ndjek BE-ja kundrejt statusit tė Kosovės, pėr neve ėshtė shumė e dėshirueshme qė fitues i kėtyre zgjedhjeve tė jetė radikali Nikoliq. Fitorja e tij do tė thotė pavarėsi mė herėt pėr Kosovėn, ndėrsa humbja e tij dhe fitorja e Tadiqit, do tė thotė shtyrje e vendimit pėr statusin e Kosovės.

Po, pėrse Evropa do tė duhej tė mundohej kaq shumė qė ta ndryshojė gjendjen nė Serbi, nėse atė nuk duan ta ndryshojnė vetė serbėt? Apo pse Kosova do tė duhej tė paguante ende pėr paaftėsinė politike dhe tė tė menduarit tė serbėve qė tė orientohet drejt njė tė ardhme mė ndryshe, se sa qė ka ndjekur deri mė tani? Feirfild Osborn ka shkruar se “ne nuk jetojmė as pėr ta lehtėsuar fatkeqėsinė e tė kaluarės e as pėr t’i pranuar tė shėrueshme ato tė sė tashmes”. Prandaj, shqiptarėt nuk janė dhe as duhet tė pėrdoren nga askush si karrem pėr ta shėruar mendjen e njė populli, aq mė pak pėr ta mėsuar atė, se ēfarė tė ardhme duhet tė zgjedhė.

Duke parė gjendjen e vėshtirė nėpėr tė cilėn kalonte popullit gjerman, Johan Volfgang fon Gėte kishte deklaruar se “gjithmonė kam ndjerė njė keqardhje tė hidhur, kur kam menduar pėr popullin gjerman, i cili ėshtė aq i denjė pėr respekt si individ dhe aq fatkeq nė tėrėsi”. Serbėt janė e keqja e tyre, nuk janė shqiptarėt. Atėherė pse duhet tė mbahet peng e ardhmja e njė populli, siē po mbahet e ardhmja e qytetarėve tė Kosovės?

Tė dielėn, mė 3 shkurt nė Serbi pritet tė zhvillohet raundi i dytė i zgjedhjeve pėr president dhe Evropa i ka orientuar tė gjitha energjitė drejt kėtij vendi nė pėrpjekje qė tė ndikohet qė fitues tė jetė Boris Tadiq. Kėtė vigjilencė do tė duhej ta kishim edhe ne, por me “dėshirėn” qė fitues tė jetė Nikoliq. Fitorja e Tadiqit, sipas burimeve diplomatike, pėr Kosovėn do tė thotė shtyrje e vendimit pėr statusin. Ndėrsa, po sipas kėtyre burimeve, fitorja e Nikoliqit do tė thotė marrje e vendimit tė menjėhershėm pėr pavarėsinė e Kosovės. Kėshtu qė le tė fitojė Nikoliq nė Serbi, sepse do tė fitojė edhe Kosova e qytetarėt e saj.

Atėherė, ēfarė kemi ne qė nuk “lutemi” pėr tė fituar Nikoliq, e, qė pastaj, edhe ne tė marrim vendim pėr pavarėsinė e Kosovės. Kjo ėshtė njė arsye mė shumė, pse ne duhet tė jemi gati pėr ta marrė vendimin historik, shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, pa marrė parasysh se kush do tė jetė fitues nė Serbi, ngase kur ėshtė nė pyetje ēėshtja e Kosovės, si Tadiqi edhe Nikoliqi kanė qasje dhe ide tė njėjtė pėr Kosovėn.
Nach oben Nach unten
 
Le tė fitojė Nikoliqi
Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: