AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  Suchen...Suchen...  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės - nė mes tė shkurtit apo mė 11 mars?

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana



Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės - nė mes tė shkurtit apo mė 11 mars?   Mo 11 Feb 2008, 21:30

Kėtė vit, kėtė apo atė muaj, kėtė apo atė javė, ... Jo, por mė 28 nėntor, para apo pas kėsaj apo asaj feste, para ose menjėherė pas vitit tė ri, ... ēėshtje muajsh apo javėsh - jo ore, por ēėshtje ditėsh, madje edhe orėsh ... Kėshtu nxitojnė nostradamusėt bashkėkohorė se pale mos po ia qėllojnė datėn e shpalljes sė pavarėsisė mbikėqyrur (pavarėsisė ahtisariane) tė Kosovės. Thuajse janė duke luajtur nė ndonjė bastore. Dhe gabimisht me ose pa vetėdije nuk ngurrojnė ta quajnė kėtė akt shpallje e njėanshme e pavarėsisė (sic!). Shkurt - shpallja ėshtė shpallje dhe pikė. Nuk ka shpallje tė dyanshme tė pavarėsisė. Shpallja e pavarėsisė ėshtė akt formal juridik dhe politik, i cili mund tė pranohet ose tė mos pranohet nga tė tjerėt. Por, pavarėsinė nuk do ta shpall dikush tjetėr pėr ne, atė mund ta shpallim vetėm ne dhe askush tjetėr. Askush nuk i kryen punėt qė ne duhet t’i kryejmė. Tė tjerėt munden vetėm t’i mbėshtesin ose jo, respektivisht t’i pėrkrahin ose jo pėrpjekjet dhe angazhimet tona nė kėtė drejtim.

Ēėshtje jetike ėshtė se a funksionon si shtet njė bashkėsi a territor qė synon (mėton) tė jetė shtet me plot kuptimin e fjalės, me tė gjitha atributet qė duhet tė ketė njė shtet. Pastaj, shpallja e pavarėsisė dhe njohja e saj mbetet mė shumė njė akt formal. Gjithsesi pėr aktin e shpalljes sė pavarėsisė duhet tė gjendet momenti mė i volitshėm, pėrkatėsisht koha kur e gėzon pėrkrahjen sa mė tė gjerė tė mundshme (aq mė mirė) tė faktorėve relevantė ndėrkombėtarė, pėrkatėsisht tė shteteve mė tė fuqishme. Dhe Kosova, pėrfundimisht e ka kėtė pėrkrahje dhe atė prej shtetit mė tė fuqishėm - SHBA-ve dhe shumicės sė vendeve tė BE-sė, pa e nėnvlerėsuar aspak edhe atė tė shteteve tė tjera, duke pėrfshirė edhe pėrkrahjen apo miratimin e heshtur tė shteteve fqinje me pėrjashtim tė Serbisė. Por, jo pėr pavarėsi dhe sovranitet tė plotė (tash pėr tash), por pėr njė pavarėsi tė mbikėqyrur, apo nėse doni mė saktė: pavarėsi tė cunguar nė shumė segmente dhe fusha jetike. Pra, me fjalė tė tjera: nuk kontestohet pavarėsia (e mbikėqyrur), por cilėsia e kėsaj pavarėsie (lexo Planin e Ahtisarit).

E tash shtrohet pyetja sa herė e bėrė: kur do tė shpallet pavarėsia e mbikėqyrur e Kosovės. Janė dy mundėsi: ose tė ndėrlidhet kjo me ndonjė datė tė caktuar historike tė Kosovės ose tė zgjidhet ndonjė datė krejtėsisht tjetėr. Kjo nuk varet as nga institucionet e Kosovės e as nga populli, por ekskluzivisht nga faktorėt vendimmarrės ndėrkombėtarė.

Nėse ata e vlerėsojnė kėtė ēėshtje si tejet urgjente atėherė mund tė vendoset pėr ndonjė datė “johistorike” (pėrflitet mesi i shkurtit). Por, nėse vlerėsohet se njė pritje jo shumė e gjatė kohore do tė mundėsonte pajtimin pothuajse tė njėzėshėm tė shteteve tė BE-sė pėr pranim tė pavarėsisė sė Kosovės, atėherė shpallja e saj mund tė zhvendoset (tė caktohet) pėr mars.

Nė kontekst tė kėsaj dhe pikėrisht pėr shkak se kjo lloj pavarėsie do tė jetė shumė e cunguar dhe zbatimi i Planit tė Ahtisarit do tė sjellė shumė probleme tė pa(parashikuara), atėherė bashkėsia ndėrkombėtare mund tė kujdeset se si do t’ua servoj kėtė pjesės mė tė madhe tė qytetarėve tė Kosovės. Prandaj, pėr t’ua bėrė pak qejfin edhe shqiptarėve si shumicė absolute nė Kosovė (e qė nė Planin e Ahtisarit zhvlerėsohen nė nivelin e komunitetit, pra bashkėsisė etnike), mund tė zgjidhet njė datė (pak a shumė) historike (o sa shumė data tė kėtilla kemi). E datat mė madhore nė mars pėr shqiptarėt nė Kosovė janė dy: 5 marsi dhe 11 marsi. Nga kėto dy data qė lidhen me ngjarje vėrtetė tė shėnuara: lufta heroike e familjes Jashari nė Prekaz dhe vetėflijimi i tyre epik pėr lirinė e Kosovės (5-7 mars 1998) dhe fillimi i demonstratave tė ’81-shit (11 mars 1981) mė e pranueshme pėr bashkėsinė ndėrkombėtare ėshtė kjo e dyta. Prandaj, po e theksoj 11 marsin e kėtij viti si datė (shumė) tė mundshme tė shpalljes sė pavarėsisė sė mbikqyrur tė Kosovės.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės - nė mes tė shkurtit apo mė 11 mars?
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Zeichnungen von Echelon

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: