Kjo shoqėri qė beson nė mėnyrė iluzive se po vetėrealizohet, (si pėr shembull pavarėsia e shumėpritur, megjithatė, po vjen), duke qenė nė mungesė tė vazhdueshme tė dozės sė nevojshme tė vetėdijes pėr kompleksitetin e problemeve qė e rrethojnė dhe kanosjeve pėr mirėqenien e saj, asnjėherė nuk do tė krijoj identitet tė qartė kombėtar e qytetar.
Kur mė 17 nėntor, Hashim Thaēi ia pa hajrin inskenimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr demokraci nė Kosovė, unė ende po tentoja ta rimerrja veten nga njė akt trishtues i kėtij inskenimi tė quajtur fushata parazgjedhore.
Pėr njė muaj tė tėrė, brenda e jashtė shtėpisė, u pėrballa me gjithė ato fytyra tė zbehta qė vareshin tė ngėrdheshura gjithandej qytetit nėpėr mure, ekrane e billbordė, tė sugjestionuara nga ky inskenim multi-miliardėsh. Ngėrdheshja mė mbresėlėnėse, pa dyshim, ishte ajo e Hashim Thaēit. Kam menduar shpesh pėr kėtė njeri dhe paradokset qė personaliteti i tij ngėrthen nė vete.
Duke ditur nofkėn e tij prej Gjarpri nuk mu desh shumė kohė ta dekonstruktoj personalitetin e Thaēit, kryeministrit tonė tė ri, bazuar nė njė rikthim te biologjia e gjarprit. Ri-mėsova se si gjarpri ka kapacitete tė jashtėzakonshme tė gllabėrimit, hap gojėn aq sa e ka gjahun dhe ndėrron lėkurėn sa herė qė ti vjetrohet.
Pėrnjėherėsh edhe paradokset e tij qė mu shpėrfaqnin vazhdimisht, i shpjegoja mė lehtė. Atėherė kur botėrisht pranoi tė njihej me nofkėn gjarpri, Hashim Thaēi, dyshoj se ishte i vetėdijshėm pėr kapacitetet e kėsaj shtaze. Mbase i kishte mjaftuar fascinimi fėmijėror me zhdėrvjelltėsinė e gjarprit dhe pa njė pa dy e kishte pranuar kėtė nofkė nga nevoja pėr ta simbolizuar me diēka dedikimin e tij pėr atdheun qė kishte filluar ti thyente shtizat me agresorin.
Sot, pas gati njė dekade tė Hashim Thaēit nė skenėn politike, ėshtė sa i lehtė aq edhe tmerrues interpretimi qė mund ti bėhet fascinimit me zhdėrvjelltėsinė e gjarprit, tė ish guerilit, sot kryeministrit tonė.
Nga malet shkoi nė Rambuje. Ashtu me lloq nėpėr kėmbė, e xhufkė tė madhe flokėsh, Thaēi jo vetėm qė kundėrshtoi ēfarėdo autonomie pėr atdheun e tij, por, me profilin e tij prej guerili, nguli kėmbė qė vullneti i popullit pėr vetėvendosje tė njihej me ēdo kusht. (Natyrisht, atė kohė besimi ishte se gjarpri e ka gojėn plot helm!)
Pas euforisė histerike qė na solli ēlirimi nga thundra vrastare e Millosheviqit, shqiptarėt e Kosovės, fillimisht tė dėrrmuar nga lufta, e pastaj nga prezenca ndėrkombėtare, u dėshmuam tejet indiferentė ndaj realitetit qė po merrte formė nėn hijen e Rambujesė.
Duke u angazhuar, kuptueshėm, pėr bukėn dhe kripėn, gjatė tėrė pasluftės ata se patėn fortė tė qartė qė, me apatinė e tyre dhe euforinė histerike tė ēlirimit, po kontribuonin vazhdimisht nė tretjen e kauzės sė tyre tė gjithmonshme pėr pavarėsi. Padyshim se katalizator nė kėtė tretje ishin disa rrethana krejt ekzistenciale, por edhe hutia se si erdhi ēlirimi. Tundimi pėr tia atribuuar ēlirimin pacifizmit rugovian pėrplasej me tundimin qė ky ēlirim ti atribuohet radikalizmit gueril , forma rezistence kėto qė pėrfaqėsohen nga dy emrat mė tė papajtueshėm tė historisė sė Kosovės, Ibrahim Rugova e Hahsim Thaēi.
Pėrderisa i pari vdiq dhe bashkė me tė iku edhe koncepti i pacifizmit rezistues tė inkubatorizuar, sot shqiptari i Kosovės, me Thaēin kryeministėr, ose duhet ta zhvesh, sa mė parė, kėtė tė fundit (dhe tė tjerėt tė tillė!) nga egocentrizmi karrierist dhe sentimenti i lagur patriotik, ose tė pres qė edhe ky te vdes dhe bashkė me tė edhe koncepti i radikalizmit me skadencė! (Pas ēlirimit, Thaēi jo vetėm qė nuk i ka ruajtur vendosmėrinė e integritetin prej ish-guerili, por me faktin qė ėshtė bėrė i moderuar, ka bėrė shkėputje tė parakohshme nga ideja qė problemeve ti gjendet zgjidhje radikale, duke e bėrė radikalizmin kėshtu mjet tė skaduar pėr Kosovėn, pėrderisa natyra e problemeve e kėsaj tė fundit qėndron pikėrisht nė esencė!)
I rrėmbyer nga emocionet qė i solli rrugėtimi mal-qeveri, dhe dashuriēkat politike me rinoqerontėt e llojit Albright e Kaidanoė (duke mos harruar orgjitė e shfrenuara diplomatike-karrieriste me figura tjera ndėrkombėtare), Thaēi jo vetėm qė ka lėnė anash bindjet me tė cilat atij i ėshtė besuar pėrfaqėsimi i idealit tė popullit pėr pavarėsi (kur nga mali fluturoi pėr nė Rambuje) por, sot e shohim krejtėsisht tė thyer ideologjikisht. I lakueshėm pėrtej kuptimit racional tė diplomacisė, Thaēi duket tė jetė pastruar nga ēfarėdo doze idealizmi. Aq shumė, sa qė ka zhvilluar afinitet prej servili dhe flet pėr gjėra esenciale, sikur pavarėsia e vendit, me arrogancė dhe frazeologji aq plastike, sa qė natyra perfide qe mund ti atribuohet gjarprit, ka ngjashmėri shqetėsuese me personalitetin e tij politik.
Thaēizmi dhe kultura e besimit nė iluzione
Me Thaēin kryeministėr, shqiptari i Kosovės do tė thellohet nė iluzionin se pavarėsia, pėr tė cilėn kanė derdhur gjak, do tė vijė, edhe atė shumė shpejtė, siē shprehet vetė kryeministri pa as edhe njė fije hezitimi. Nė fakt, besimi i tij i fortė se pavarėsia do tė vijė sė shpejti, ka tė bėjė vetėm me aktin si tė tillė, pa e vėnė nė pikėpyetje formėn, thelbin dhe jetėgjatėsinė e kėtij akti.
Komplet i shpėrlarė, personaliteti politik dhe integriteti personal i Thaēit mund tė konsiderohet i moderuar, por mė sė paku instrumental nė arritjen e pavarėsisė sė vendit. Nėse merret parasysh e kaluara e tij prej studenti patriot, guerili diplomat (dhe krejt lavdet qė mund ti thuren rreth e pėrqark, pėr ta legjitimuar perceptimin prej njė politikani tė mirė), si dhe duke qenė figurė qė ende do tė lėshojė shtat nė skenėn politike kosovare, Hashim Thaēi, me aftėsitė e tij prej gjarpri dhe aftėsinė e fituar prej servili, rrezikon tė jetė injektues legjitim i njė kulture besimi iluziv nė mendėsinė politike tė masės, mbi bazat e sė cilės do tė besohet se gjithēka ēfarė aspirojmė, do tė arrihet!
Duke u thirrur nė aspiratat e shumicės dhe duke u shėrbyer me predikamentin e pakicės, njė mendėsi politike e llojit Thaē, pashmangshėm do tė dėshtojė ti realizojė mjaftueshėm aspiratat e shumicės, si pasojė e pashmangshmėrisė sė adresimit tė plotė tė nevojave tė pakicės. Ndėrsa, nevojat e pakicės kurrė nuk do tia arrijė ti plotėsojė aq sa pėr ta evituar atė si pengesė nė realizimin e aspiratave tė shumicės.
Ky dualizėm i rrezikshėm nė psikologjinė e Thaēizmit, padyshim se referencė tė qartė do ta ketė prezencėn e vazhdueshme tė elefantit tė quajtur bashkėsi ndėrkombėtare, nė dhomėn e vogėl, tė quajtur provincė e Kosovės! Urėzimi i suksesshėm i kėtij dualizmi ėshtė i pamundur nėse kjo referencė nė elefantin, internalizohet si justifikim patologjik i atyre qė do tė udhėheqin me kėtė shoqėri.
Nė anėn tjetėr, mossuksesi i urėzimit tė kėtij dualizmi, e detyron elefantin tė ushqejė servilizmin tek liderėt politikė dhe politikanėt e tjerė tė vegjėl (pėrmes cucllave tė ndryshme tė demokracisė) tė cilėt, pastaj, angazhohen nė ndėrtimin e kapaciteteve lokale pėr tė rigjeneruar servilitet dhe dekurajuar diskutimin e hapur pėr esencėn e gjėrave.
Kėshtu, ushqehet kultura e besimit nė iluzione, e cila atė pjesėtar tė shoqėrisė qė e vė nė pikėpyetje esencėn e gjėrave e quan radikal, ndėrsa moskurreshtjen e tjetrit pėr kėtė esencė, e quan qytetar tė denjė, tė moderuar, tolerant, ose demokrat.
Si e tillė, kjo kulturė besimi e mbėshtetur nė iluzione shumė lehtė ngjizet me diskursin publik, i cili, i ushqyer nga retorika servile e klasės politike dhe i plasuar me inercion nga mediat, rrezikon ta betonojė njė mentalitet shoqėror qė nuk ndjen nevojė, as elementare, pėr ta kritikuar esencėn e gjėrave.
Sė kėndejmi, kjo shoqėri qė beson nė mėnyrė iluzive se po vetėrealizohet, (si pėr shembull pavarėsia e shumėpritur, megjithatė, po vjen), duke qenė nė mungesė tė vazhdueshme tė dozės sė nevojshme tė vetėdijes pėr kompleksitetin e problemeve qė e rrethojnė dhe kanosjeve pėr mirėqenien e saj, asnjėherė nuk do tė krijojė identitet tė qartė kombėtar e qytetar.
Pėr mė shumė, me kėtė kulturė besimi, artikulimi i nevojave tė natyrshme pėr prosperitet dhe reprezentim tė jashtėm, do tė jetė, nė mos i pamundshėm, padyshim i pėrēart nė formulim, artificial nė esencė, ndėrsa rraskapitės dhe dėshpėrues nė proces!
Gjarpinjtė, rinoqerontėt e elefantėt padyshim se janė pjesė e pandashme e kėsaj xhungle tė quajtur demokraci. Ata aq sa janė tė vetėdijshėm pėr forcėn e njėri tjetrit, dhe pamundėsisė reale pėr ta mposhtur njėri tjetrin nė konfrontim direkt, aq edhe i qėndrojnė besnik nevojave tė tyre elementare pėr ekzistim, ushqyerje dhe reprezentim tė denjė. Gjarprin e mposht rinoqeronti, por rinoqerontin e mposht elefanti. Por, qė tė dyjave, gjarpri mund tu lėshoj helm!
Njė shoqėri qė ka probleme me esencėn e gjėrave, duhet tė radikalizohet. Me qenė se edhe nė xhungėl ka rend, dhe jo gjithė gjarpėrinjtė ngrihen kundėr elefantit, kur ky i fundit e shkel njė gjarpėr me shputėn e tij gjigante, ashtu edhe nė demokraci, nevoja pėr radikalizėm nuk duhet kuptuar si zemėrim kolektiv ekskluzivisht me shkaktarin e realitetit ekzistues, por si nevojė e natyrshme pėr tė adresuar vazhdimisht esencėn e problemit, nė mėnyrė qė produkti i kėtij adresimi tė vazhdueshėm tė jetė reflektim i prekshėm dhe i qėndrueshėm i aspiratės sė njė shoqėrie.
Nė kontekstin aktual, pėrpjekjet e tanishme tė lidershipit tonė, tashmė thaēist, pėr pavarėsimin e Kosovės, janė tė destinuara qė tė mos e sjellin pavarėsinė e vėrtetė, e cila jo vetėm qė ėshtė aspiratė, por edhe e vetmja mėnyrė qė statusit tė Kosovės ti vihet pikė dhe tė fillohet me ndėrtimin e identitetit kombėtar e qytetar. Kjo sepse lidershipi thaēist ėshtė i akorduar nė atė formė qė esencėn e problemit tė mos e vė nė pikėpyetje, pra tė pranojė ēfarėdo statusi, duke besuar nė iluzionin se ėshtė ajo ēfarė gjithnjė kemi aspiruar.
Pėr kėtė arsye, vetėvendosja, me gjithė implikimet pragmatike nė xhunglėn e demokracisė, ėshtė e vetmja mėnyrė e zgjidhjes sė vėrtetė tė problemit tė statusit tė Kosovės. Nėse Hashim Thaēi nesėr i drejtohet publikisht qytetarėve tė Kosovės dhe u thotė se thellė brenda nuk beson se pavarėsia, pėr tė cilėn gjithmonė kemi aspiruar, ėshtė duke ardhur pėrmes Pakos sė Ahtisaarit, ai nuk do tė bėnte kurrfarė regresi politik nė ēfarėdo kuptimi, pos, mbase, krejtėsisht moral-personal (qė ka qenė i vetėdijshėm pėr kėtė gjė, dhe nuk e ka thėnė mė herėt!).
Por, besoj thellė, se njė deklarim publik i kėtij lloji i Thaēit, jo vetėm qė do ti nxiste qytetarėt qė, natyrshėm dhe nė mėnyrė paqėsore, tė kėrkonin demonstrastivisht tė drejtėn pėr vetėvendosje, por edhe ti qėndronte besnik natyrės sė tij prej guerili-diplomat tė zhdėrvjellėt, gjarpėr pra. Nėse rinoqerontėt do ta godisnin me brinjė dhe ta plandosnin nė dysheme, ai do tė ngrihej nga qytetarėt, tė cilėt, pėr nga natyra njerėzore, janė tė prirė ta mbrojnė sinqeritetin e liderit tė tyre. Sidomos, kur ky sinqeritet nuk ka tė bėjė me ndonjė skandal personal, por me njė ēėshtje aq esenciale pėr ekzistencėn e kėtij populli, siē ėshtė pavarėsia!
Pėrfundimisht, me qenė se argumenti im ėshtė mė shumė i mbėshtetur nė fascinimin fėmijėror tė Thaēit me zhdėrvjelltėsinė e gjarprit, dhe servilizmin e fituar qė tashmė i internalizuar prodhon frazeologji e justifikime, nuk besoj se ai do ti pėrdorė aftėsitė origjinale tė gjarprit pėr tė mirėn e popullit qė e pėrfaqėson. Kjo mė bėnė tė ritheksoj druajtjen time tė thellė, se mendėsia politike e llojit thaē, do tė kultivojė njė kulturė besimi nė iluzione.