AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Gėzuar Pavarėsia (e dizajnuar) - Agim Vuniqi

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Gėzuar Pavarėsia (e dizajnuar) - Agim Vuniqi Empty
BeitragThema: Gėzuar Pavarėsia (e dizajnuar) - Agim Vuniqi   Gėzuar Pavarėsia (e dizajnuar) - Agim Vuniqi Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:26

Edhe pse definitivisht shumė gjėra mbesin tė pasqaruara, ka vend pėr disponim festiv, meqė pėrfundimisht edhe zyrtarisht Kosova po shkėputet nga dominimi kolonial shekullor nga Serbia

Problemi i Kosovės domosdo ėshtė pjesė e lojės “sė rrėzimit tė duarve”, duke matur kėshtu muskujt e Perėndimit nga njėra anė dhe tė Rusisė tashmė e mė vonė, ndoshta edhe tė Kinės nga ana tjetėr. Edhe pse delikate, pėrgjigja nė kėtė temė ėshtė: Kosova do tė pėrcaktojė tė ardhmen e KS tė OKB-sė, ose do tė ketė konsensus nė Kėshillin e Sigurimit, ose vetė Kėshilli i Sigurimit do tė humbė rėndėsinė e tashme tė zgjidhjes sė problemeve ndėrkombėtare, duke zgjedhur rrugė tė tjera alternative, si ajo e pranimit unilateral tė pavarėsisė sė Kosovės, qė do tė rezultohet nga shpallja e njėanshme e parlamentit, ide e cila do tė realizohet javėn qė vjen sipas tė gjitha parashikimeve.

Rusia e ndodhur nė senduiē, nuk do tė ketė zgjidhje tė shumta, prandaj domosdo do tė pranojė politikėn konstruktive tė bashkėpunimit me BE-nė dhe SHBA-nė, ngase fundi-fundit, ėshtė nė interesin e vet Rusisė dhe nė interesin e pėrgjithshėm ndėrkombėtar, tė gjitha alternativat tjera janė tė paqėndrueshme. Prandaj, pavarėsia qė do tė shpallet sipas planit tė ri tė Kombeve tė Bashkuara ka mė tepėr karakter tė ndarjes pėr lirimin e Kosovės nga sovraniteti serb, duke pėrcaktuar rrugėn e pavarėsisė hap pas hapi, jo pavarėsi e plotė, ėshtė pra pėrpjekje qė ka mbėshtetje reale nga zhvillimet qė kanė ndodhur deri mė tash nė Kosovė.

Propozimi qė i jep tė drejtė Kosovės tė hyjė nė marrėveshje/marrėdhėnie ndėrkombėtare dhe tė aplikojė pėr anėtarėsim nė organizata dhe institucione ndėrkombėtare, duke pėrfshirė kėtu Kombet e Bashkuara, Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankėn Botėrore, nuk do tė kėnaq krejtėsisht interesat e popullit shumicė nė Kosovė. Duhet tė pritet qė mė vonė tė ndryshojnė rrethanat nė botė qė Kosova tė kandidohet pėr anėtarėsim nė OKB, duke pėrfituar nga aplikimi nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, duke e larguar atė nga lista e rreziqeve tė njė rajoni konfliktuoz qė do tė rrezikonte paqen rajonale dhe ndėrkombėtare pėr ta liruar atė pėrfundimisht nga Kėshilli i Sigurimit. Pra, priten mė vonė aktivitetet (disavjeēare) diplomatike tė pavarėsimit tė plotė dhe pa kushte, ēdo zgjidhje tjetėr realisht ėshtė barrė e rėndė pėr popullatėn vendore qė e pret lirinė dhe ndarjen pėrfundimtare nga zinxhiri kolonial i Serbisė.

Por, edhe pse politika dhe drejtėsia janė shpesh nė pėrballje, ngase politika udhėhiqet edhe nga interesat nacionale tė shteteve tė involvuara, si nė Grupin e Kontaktit ashtu edhe nė atė tė KS, patjetėr duhet tė ketė pajtueshmėri normash etike dhe morale, ngase ėshtė nė pyetje prestigji i politikės sė drejtė amerikane nė botė i drejtuar nga presidenti amerikan George W. Bush, kjo ka qenė e qartė qė nga fillimi, ky realitet nuk ka qenė i papritur as pėr serbėt por as pėr rusėt.

Realisht "pavarėsia e mbikėqyrur" e projektuar nga euro-perėndimorėt ka pėr qėllim edhe relaksionin e raporteve nė rajon, duke motivuar vendet pėr njė partneritet tė mėvonshėm dhe nė realizimin e tė drejtave pėr “shtetėsi tė dyfishtė” (kėtė tė drejtė e kanė shfrytėzuar qytetarėt nė ish-republikat Jugosllave, gjatė procesit tė ndarjes, me vullnet) dhe kėrkon nga Prishtina qė tė vendosė marrėdhėnie tė mira me Serbinė dhe shtetet tjera fqinje.

Po ashtu, Kosova parashihet se do tė marrė pjesėn e vet nga asetet ekonomike dhe borxhet qė dikur i kanė takuar ish-Jugosllavisė dhe Serbisė. Pėrfshihen edhe shumė detaje tjera si pjesė e Marrėveshjes sė pėrcaktuar nga "Plani Ahtisaari" siē janė ato pėr tė drejtat e veēanta tė komunitetit serb, ku pėrmenden kontrolli i konsiderueshėm nė drejtimin e policisė lokale si dhe e drejta qė tė mbahen disa lidhje direkt me Beogradin - duke parashikuar qė paratė nga Beogradi do tė qarkullojnė pėrmes Prishtinės.

Po ashtu, do tė themelohen Zona tė Mbrojtura rreth lokacioneve me vlera religjioze ortodokse-serbe. Mbetet e hapur, nėse kėto zona do tė paraqiten si entitete dhe nėn kontrollin e kujt do tė jenė ato? Do tė jetė plotėsisht e paqartė sa do tė ketė ndikim pushteti vendor mbi to dhe kush do tė ketė kontrollin e sigurisė. Sigurisht qė Serbia do tė pėrpiqet tė mbaj pezull si pjesė e kontrollit tė saj duke shfrytėzuar autoqefalitetin e Kishės Ortodokse tė Serbisė, direkt nga Beogradit, probleme tė kėsaj natyre ka pasur vazhdimisht Maqedonia dhe Mali i Zi. Nga politizimet e rrezikshme tė Kishės Ortodokse Greke nuk ėshtė kursyer as Shqipėria, e cila krijon probleme ndėrshtetėrore sa herė qė i konvenon politikės greke, kur ngritet problemi ēam.

Prishtina zyrtare edhe pse e heshtur ka kuptuar kėtė fakt, por e mban zvarrė, dhe jashtė publikut, nuk do tė shuhet rreziku i krijimit dhe mbajtjes nėn sundim tė entitet serb nga Beogradi, qė do tė shtonte pareshtur pėrpjekjet e serbėve nė veri qė tė ndajnė Kosovėn nė dy pjesė. Do ta kenė shumė vėshtirė institucionet qė burojnė nga Marrėveshja-Pavarėsia e Mbikėqyrur qė tė pėrballen me kėtė problem pa pėrkrahjen e fuqishme tė euro-amerikanėve edhe nė t'ardhmen.

Edhe pse definitivisht shumė gjėra mbesin tė pasqaruara, ka vend pėr disponim festiv, meqė pėrfundimisht edhe zyrtarisht Kosova po shkėputet nga dominimi kolonial shekullor nga Serbia. Shqiptarėt nuk pranuan asnjėherė gjatė historisė tė shtrijnė qafėn nė cung dhe tė pranojnė ēfarėdo zgjidhje pėrveē atė qė ėshtė e pranueshme dhe qė shpreh vullnetin e shumicės sė qytetarėve, ngase ėshtė nė kundėrshtim me teorinė mbi demokracinė, vlera nė tė cilat bazohet humanizmi dhe drejtėsia e sotme perėndimore, se pa liri tė plotė nuk ka jetė, kjo ėshtė plotėsisht e kuptueshme.
Nach oben Nach unten
 
Gėzuar Pavarėsia (e dizajnuar) - Agim Vuniqi
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: