AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  SuchenSuchen  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 Hashim Thaēi, partneri i duhur i Serbisė - Ilir Meta

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana



Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: Hashim Thaēi, partneri i duhur i Serbisė - Ilir Meta   Mo 11 Feb 2008, 21:28

Cili mund tė jetė interlokutori ynė nė Kosovė?, - mė pyeti Zoran Gjingjiq, kryeministri i ndjerė i Serbisė nė maj tė vitit 2002. "Hashim Thaēi" - iu pėrgjigja pa asnjė mėdyshje, duke vėrejtur njė habi tė lehtė nė sytė e tij. Habia ia la vendin shumė shpejt pėrqendrimit tė tij nė pritje tė argumenteve.

Nė atė kohė, Hashim Thaēi ishte kryetar i PDK-sė, partia e dytė nė koalicionin qeverisės, por qė i kishte dhėnė asaj kryeministrin zotin Bajram Rexhepi. Nė kuptimin institucional, Thaēi mund tė mos ishte njeriu mė pėrfaqėsues pėr tė nisur njė proces komunikimi me Serbinė, proces qė nisi shumė kohė mė pas, me ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar. Por, pa asnjė dyshim, ai ishte mė i pėrshtatshmi.

Hashim Thaēi ishte i shpenguar pėr tė filluar njė dialog me Serbinė, i cili kėrkonte kurajo tė madhe politike e vizion tė qartė. Ai ishte i ēliruar nga ēdo lloj ndrojtje pėr njė dialog tė tillė qė krijonte klimė shprese pėr tė hedhur pas tė kaluarėn konfliktuale.

Sė pari, askush nuk mund ta akuzonte e t‘i kėrkonte llogari Thaēit se po komunikonte me Beogradin. Askush nuk mund tė vinte nė dyshim qėllimet e mira dhe konstruktive tė ish-drejtuesit politik tė UĒK-sė pėr tė ndryshuar historinė, por tani, pėrmes dialogut dhe bashkėpunimit.

Ndėrkohė, megjithėse Thaēi kishte qenė njė luftėtar dhe drejtues i UĒK-sė, ndaj tij nuk u ngrit ndonjė akuzė nga Gjykata e Hagės, pėr krime apo atrocitete. Ai kishte qenė thjesht njė luftėtar pėr lirinė e popullit tė tij dhe jo kundėr popullit serb. Lufta pėr tė nuk ishte njė vokacion, por njė zgjedhje e detyruar nga makina shtypėse e Serbisė sė drejtuar nga Millosheviqi. Thaēi kishte provuar se zgjidhte marrėveshjen para konfliktit. Ishte ai qė kishte firmosur Rambujenė, duke bindur edhe mė radikalėt, me qėllim qė tė shmangte luftėn.

Unė, personalisht, isha i bindur pėr kėtė, sepse edhe si kryeministėr i Shqipėrisė dhe mė pas ministėr i Jashtėm, nė ato vite, nė politikėn e hapjes dhe bashkėpunimit me Serbinė gjithnjė kisha pasur edhe mbėshtetjen e Hashim Thaēit.

Pėr fat tė keq, takimi qė ne shpresonim midis Gjingjiqit dhe Thaēit nuk u realizua dot, pasi nė mars tė vitit 2003, kryeministri Gjingjiq u vra dhe bashkė me tė edhe njė gatishmėri e guximshme pėr kohėn pėr tė ngritur ura tė forta komunikimi dhe bashkėpunimi midis shqiptarėve e serbėve.

Sot, nė vitin 2008, gjashtė vjet pas asaj bisede, jam akoma mė i bindur pėr atė ēka i thashė kryeministrit serb nė atė ditė tė majit 2002: Hashim Thaēi ėshtė partneri i duhur i Serbisė nė Kosovė.

Thaēi ėshtė tashmė kryeministėr i Kosovės dhe kryetar i partisė mė tė madhe nė vend. Rrethanat e sotme janė edhe mė favorizuese qė ai tė luajė rolin e lidershipit dhe udhėheqėsit vizionar e kurajoz, pėr tė sjellė njė erė tė re nė marrėdhėniet midis shqiptarėve dhe serbėve, duke dhėnė kėshtu njė kontribut tė rėndėsishėm jo vetėm pėr Kosovėn dhe Serbinė, por pėr gjithė rajonin.

Tashmė Thaēi nuk ėshtė mė vetėm luftėtari i lirisė, por njė politikan i pjekur e i moderuar. Dhe nė Kosovėn e sotme ka njė duet luajal Thaēi-Sejdiu, qė ka moderacionin dhe vullnetin pėr tė ēuar me guxim pėrpara zhvillimin e Kosovės dhe pėr tė konsoliduar rolin e saj nė rajon e mė gjerė.

Dikush mund tė pyesė, pse Thaēi ėshtė zgjedhja mė e mirė pėr Serbinė? Natyrshėm kjo pyetje nuk mund tė marrė pėrgjigje para se t‘i pėrgjigjemi njė pyetjeje tjetėr: Po serbėt, ēfarė kėrkojnė nė Kosovė? Pėrgjigjen mė tė mirė ia ka dhėnė Presidenti Ahtisari dhe plani i tij, qė do tė jetė nė themel tė pavarėsisė sė Kosovės e qė parasheh sė pari respektimin e tė drejtave dhe siguri pėr minoritetin serb. Integrim i tyre nė jetėn sociale, ekonomike e politike tė Kosovės, respekt pėr kulturėn, pėr objektet e kultit e trashėgiminė.

Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje dhe pėrqasjen e tij pėr Kosovėn multietnike, Hashim Thaēi e ka shprehur nė njė artikull tė gazetės "International Herald Tribune", nė nėntor 2005, kur sapo kishte filluar procesi pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. "Ndoshta, shkruan Thaēi, motivimi mė i mirė pėr tė gjithė ne do tė ishte qė Bashkimi Evropian tė pranonte Kosovėn, Serbinė dhe Malin e Zi, si tri vende tė pavarura, tė cilat kanė zbatuar tė njėjtat standarde tė zhvillimit demokratik, mbrojtjes sė minoriteteve dhe garancive ekonomike, nėn ombrellėn e NATO-s. Nė kėtė mėnyrė, i gjithė rajoni mund tė ēarmatoset, tė ketė kufij tė hapur, lėvizje tė lirė tė njerėzve, mallrave e shėrbimeve, tė ketė sundim tė fortė tė ligjit dhe njė ekonomi tė qėndrueshme. Atėherė dhe vetėm atėherė urrejtjet dhe konfliktet e sė kaluarės mund tė kyēen me tė vėrtete nė memorien kolektive dhe tė mos ringjallen nė eksperiencėn e ēdo brezi pasues".

Nė detyrėn e saponisur tė kryeministrit, Thaēi po e realizon kėtė pėrqasje tė tij nė mėnyrė konkrete. Integrimi i komunitetit serb dhe pakicave tė tjera nė qeverinė e tij, ėshtė njė hap i parė. Ai ėshtė i ndėrgjegjshėm se liria e Kosovės nuk mund tė jetė e sigurt dhe e qėndrueshme pa lirinė e minoritetit serb. Kosova ėshtė vėrtetė para momentit historik tė pavarėsisė sė saj dhe kjo nuk ka kthim. Sfida pėr Kosovėn dhe pėr kryeministrin e saj ėshtė tė menaxhojė gjithė problematikėn e pas-pavarėsisė, nė mėnyrė tė veēantė marrėdhėniet me Serbinė dhe me serbėt e Kosovės. Suksesi i tij nė kėto sfida do tė varet shumė edhe nga mbėshtetja ndėrkombėtare, e cila, nga ana e saj, do tė varet pikėrisht nga mėnyra se si Thaēi e qeveria e tij do tė respektojė tė drejtat e serbėve.

6 vjet mė parė, mė 14 shkurt 2003, katėr javė para se tė vritej, nė njė intervistė me "Zėrin e Amerikės", Gjingjiq shprehu gatishmėrinė pėr njė takim me Hashim Thaēin, si njė politikan, i cili mund tė zbatonte gjėrat pėr tė cilat mund tė arrihej mirėkuptim dhe kompromis. Ky takim ka mbetur akoma pėr t‘u bėrė nga njerėz me atė kurajo dhe vizion qė kishte Gjingjiq. /shqip/
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Hashim Thaēi, partneri i duhur i Serbisė - Ilir Meta
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: