Misioni i BE-sė para shpalljes sė pavarėsisė
Bashkimi Evropian ėshtė i gatshėm qė kėtė javė tė kompletojė autorizimin e misionit tė madh mbikėqyrės nė Kosovė, pak para se ky vend tė shpallė pavarėsinė nga Serbia, kanė deklaruar zyrtarėt e BE-sė pėr agjencinė Reuters.
Sipas kėtyre zyrtarėve, blloku i 27 shteteve do tė pėrdorė procedurėn e profilit tė ulėt pėr miratimin e planit operativ pėr misionin e fuqishėm tė policisė dhe gjyqėsisė qė ėshtė dokumenti i fundit nga katėr sish qė kėrkohen pėr vendosjen e misionit.
"Plani operativ do tė adoptohet gjatė kėsaj jave me procedurė tė shkruar, ka thėnė njė zyrtar i lartė i BE-sė pėr kėtė agjenci.
Sipas kėtij zyrtari, vendimi nuk kishte nevojė tė shkonte nė duart e ministrave pasi qė liderėt e bllokut, nė dhjetor tė viti tė kaluar, nė parim kishin vendosur pėr dėrgimin e misionit pėr ta zėvendėsuar administratėn e KB-sė nė Kosovė.
Ministrat e BE-sė pritet qė ta miratojnė njė deklaratė tė pėrgjithshme pėr Kosovėn, tė hėnėn e ardhshme, gjatė takimit tė tyre tė radhės, ku do tė potencohet pavarėsia e Kosovės dhe ku do tė bėhet thirrje pėr stabilitet. Po ashtu ministrat do tua lėnė secilit shtet tė BE-sė tė vendosė individualisht pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, bėn tė ditur agjencia Reuters.