AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  Suchen...Suchen...  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 Pavarėsia nėpėr majėn e gjilpėrės - Veton Surroi

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana



Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: Pavarėsia nėpėr majėn e gjilpėrės - Veton Surroi   Mo 11 Feb 2008, 21:25

1. Nė fund tė kėsaj jave, me sinjal tė bashkėsisė ndėrkombėtare, pritet qė Kosova ta shpallė pavarėsinė e saj.

Ėshtė fundi i njė procesi tė gjatė historik, shumė mė tė gjatė se zhbėrja e Jugosllavisė socialiste. Nė fakt, ėshtė fundi i fundit tė perandorive austrohungareze dhe asaj otomane, fundi i rregullit tė ndėrtuar nė Konferencėn e Paqes nė Versajė. Pėr kosovarėt ėshtė fundi i njė rrugėtimi shumėgjeneratash pėr vetėvendosje, e pėr Serbinė mund tė jetė fundi i iluzionit pėr njė kryeqytet si Beogradi, qė dominon mbi popuj e territore tė ish-Jugosllavisė. Pėr bashkėsinė ndėrkombėtare, ndėrkaq, mund tė jetė fundi i nevojės ndėrhyrėse nė procesin tragjik tė zhbėrjes sė ish-Jugosllavisė.

Por, nė fakt kjo do tė mund tė thuhej mė 12 qershor tė vitit 1999, kur nė Kosovė hynė trupat e NATO-s dhe filluan tė ikin me tė shpejtė ato tė Serbisė.

Pse gjithė kjo pritje pėr tė definuar statusin e Kosovės tė pavarėsisė, kur Kosova u pavarėsua nga Serbia nė ditėn kur shkeli kėmbėn ushtari i parė i NATO-s?

2.
Njėra pėrgjigje fshihet nė simbolikėn e ditės sė javės kur duhet tė shpallet pavarėsia e Kosovės.

Nėse ēdo gjė shkon sipas planit tė parapėrcaktuar, Kuvendi i Kosovės duhet ta shpallė pavarėsinė tė dielėn, ditėn kur nė tėrė botėn Perėndimore pushohet. Arsyeja e shpalljes tė dielėn (dikush pėrmend ende edhe tė hėnėn nė mėngjes) ėshtė qė pas aktit tė shpalljes tė krijohet kohė e mjaftueshme pėr shtetet veē e veē, tė fillojnė aktin e njohjes sė asaj pavarėsie dhe kohė tė pamjaftueshme Rusisė qė tė zbatojė njėrėn pikė tė rėndėsishme tė planit tė saj antipavarėsi. Kjo pikė do tė nėnkuptonte paraqitjen e njė draft-rezolute nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB, me tė cilėn do tė shpallej si shkelje e tė drejtės ndėrkombėtare shpallja e pavarėsisė sė Kosovės dhe si e tillė do tė trajtohej, rrjedhimisht, edhe njohja e kėsaj pavarėsie. Shtetet perėndimore do tė duhej, atėherė, tė vinin veton kundėr kėsaj draft-rezolute, duke e nxjerrė ēėshtjen e Kosovės nė njė kontest problemi global, gjė qė do tė krijonte presion ndaj Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė qė tė paraqiste ftesėn formale pėr misionin e BE-sė nė Kosovė, brenda autorizimeve tė Rezolutės 1244 tė KS, qė do tė mbetej nė fuqi.

E diela pra shndėrrohet nė majėn e gjilpėrės pėr njė procedurė juridike, qė do tė duhej tė njihte njė realitet tė ri tė krijuar mė 1999.

Dhe e diela shndėrrohet nė njėrėn pėrgjigje pse Kosova nuk u pavarėsua deri tani, ani pse pranoi kushtet pėr rregullimin e brendshėm, nė marrėdhėniet ndėretnike e decentralizim, nė kufi tė funksionimit tė shtetit. Arsyeja ėshtė se sa kemi pasur tė bėjmė me status tė Kosovės, kemi pasur tė bėjmė me statusin e Rusisė po ashtu.

Gjatė dy viteve tė kaluara, ēdo herė qė ėshtė zhvilluar negociata pėr statusin e Kosovės, ėshtė bėrė paralelisht e njėjta gjė edhe pėr statusin e Rusisė sė Putinit. Kur duheshin dhėnė koncesione nė decentralizim, e tėra bėhej me shpresė se kjo do tė kėnaqte Rusinė, nė mėnyrė qė nė fund tė pajtohej me Rezolutėn e pavarėsisė sė Kosovės nė OKB. Kur u pranuan 120 ditė shtesė negociatash nė formatin e Treshes negociatore, Rusia arriti t‘i kallėzojė botės vizionin e saj tė tri fuqive qė dominojnė sot: SHBA, BE dhe Rusi.

Dhe, kur tė dielėn Rusia tė fillojė aktivitetin e saj antipavarėsi tė Kosovės, nė fakt do tė pėrpiqet tė japė njė mesazh global: Rusia angazhohet pėr njė OKB tė fortė (vendin ku duhet tė vendoset pėr statusin e Kosovės), ndėrsa Perėndimi e zhvlerėson OKB-nė (duke e nxjerrė ēėshtjen e Kosovės jashtė vendosjes sė Kėshillit tė Sigurimit).

3.
Pėrgjigjja tjetėr fshihet nė realitetin kosovar.

Nė momentin e pavarėsimit, nė Kosovė njė pjesė e territorit tė saj nė veri administrohet de facto nga Serbia. Nga ana tjetėr, ėshtė krijuar njė shpėrpjesėtim mes asaj qė ishte qasja parėsore nė negociatat me Presidentin Ahtisaari rreth pranisė sė ardhshme ndėrkombėtare dhe asaj qė tashmė ėshtė propozuar nė misionin EULEX. Gjatė negociatave, drafti parėsor parashihte njė prani ndėrkombėtare prej afro 200 vetash, prej tė cilėve nja 120 do tė ishin staf teknik kosovar. Misioni i tyre do tė ishte mbikėqyrje e Paketės sė Ahtisaarit, me autorizime korrigjuese. Ndėrkaq, EULEX numėron 1800 vetė, policė, gjykatės e administratorė tė tjerė tė ligjit, dhe autorizimet e tyre janė ndėrhyrėse nė punėt e shtetit.

Mungesa e shtrirjes sė funksionimit tė institucioneve shtetėrore nė tėrė territorin dhe dobėsia institucionale e shtetit tė ri kanė qenė qė prej vitit 1999 arsyetime pėr shtyrje tė vendimit pėr status.

Por, vendimi pėr status tash po merret duke i marrė parasysh kėto handikape, dhe duke kaluar prej gjendjes sė njė pavarėsie tė pashpallur nė njė gjendje tė pavarėsisė sė mbikėqyrur, e deri diku edhe tė menaxhuar nga bashkėsia ndėrkombėtare.

4.
Pavarėsia nėpėr majėn e gjilpėrės i ka, sė paku, dy faqe. Nė njėrėn ėshtė fakti se po kalohet megjithatė njė prag historik, dhe ēfarėdo qė tė jetė, e mbikėqyrur, menaxhuar, penguar e sakatosur, pavarėsia do ta shpjerė Kosovėn nė njė gjendje tė re juridike brenda njė hapėsirė bukur tė madhe botėrore.

Nė tjetrėn ėshtė sfida e funksionimit tė shtetit tė ri. Sovraniteti i Kosovės do tė sfidohet nė legjitimitetin e saj ndėrkombėtar, dhe do tė kalojė kohė e gjatė pėrderisa Kosova tė pėrfaqėsohet nė institucionet ndėrkombėtare, si dhe shtetet e tjera. Sovraniteti i Kosovės do tė sfidohet nė pjesėn veriore tė saj, duke e shndėrruar nė njė "konflikt tė ngrirė". Dhe, mbi tė gjitha, prania e ardhshme ndėrkombėtare do tė ndjejė tundimin e pushtetit, e menaxhimit tė drejtpėrdrejtė tė Kosovės dhe do ta ketė vėshtirė t‘i rezistojė kėtij tundimi. /shqip/


Komente (7)
xhoni bravo:
eshte mekat i madh qe s'eshte ky njeri ne institucionet vendimarrese. S'eshte ngase i pengoi faktorit nderkombetar te cilet si done njerezit e menqur dhe pa hipoteka ne shpine per partner, por i done te zhyturit afera korruptive dhe ne krimin e organizuar per te luajtur si te done me ta.
bleoni:
Keq qe nuk eshte ky njeri neper proceset qe po ndiodhin ne keto muajt e fuundit .pse s'qohen keta politikajt tane me ja dhan
Masoni:
E njeriu perfekt qe i pershtatet bashkesise nderkombetare, e qe e permendi "xhoni bravo", eshte kryeMINI-stri yne z.Thaqi. Nje njeri antipatik, i perkedhelshem tej mase nga duar te huaja e "te panjohura" per ne.
Veton Surroi, nje njeri i menqur, me vizion i cili, siq edhe u deshmua, eshte goxha i pakapshem nga veshi dhe truri i nje shqiptari te pa arsimuar mjaft, te lodhur e te dobet ekonomikisht, e qe ishte gati ti hidhej ne qafe secilit qe i ofronte nje cope buke, qofte edhe duke i thene qe ajo buke shperndahet ne Kazkstan apo Gjumuni.
Shume here e kam ndegjuar fjaline: "ish dasht me hy ne parlament ORA". Nga kush thuhet kjo fjale... nga ata qe votuan per dike tjeter, nga ata qe votuan per te, apo nga ata qe nuk dolen te votojne fare. Ky grupi i fundit eshte ai qe me irriton me se shumti. Ikje nga pergjegjesia morale individuale, legale qe te shprehesh vendimin tend per veten tende. Nuk e di si kuptohet pavarsia ndryshe kur nuk di te ngritesh zerin tend per vete.
Sa i perket pavarsise, nga ky shkrim i z.Surroi le te kuptohet qe pjesa e veriore do te jete gjithmone nje zone problematike, jo vetem e Kosoves, por edhe e rajonit. Do te jete nje pjese e cila do te jete veshtire e kontrollueshme si nga institucionet tona, po ashtu nga ato nderkombetare, e besa edhe nga ato serbe. Nje lloj mini krahine ku do te pjekeshin kushtet me te mira te mundeshme per lulzimin e trafiqeve dhe krimeve te organizuara. Nje qerdhe strehimi per kriminelet, jo vetem serb, te ketij rajoni.
Me shpresen qe "KFOR-TMK-SHPK-UNMIK and Co." ka pregaditur nje plan te perfolur tashme qe te marre ne kontroll ate pjese te Kosoves mbi Iber, na mbetet te percjellim spektaklin e pos-Pavarsise, se bashku me njoftimet nga qendrat e huaja diplomatike qe bejne njohjen e shtetit me te ri gjysem te pavarur.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Pavarėsia nėpėr majėn e gjilpėrės - Veton Surroi
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: