AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Hamilton, Alonso apo Raikkonen kampion nė Formula 1?

Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

Mr_Montana


Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

Hamilton, Alonso apo Raikkonen kampion nė Formula 1? Empty
BeitragThema: Hamilton, Alonso apo Raikkonen kampion nė Formula 1?   Hamilton, Alonso apo Raikkonen kampion nė Formula 1? Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 21:08

Hamilton, Alonso apo Raikkonen kampion nė Formula 1?

Kampionati botėror nė Formula 1 ėshtė nė pritje tė garės sė fundit pėr tė vendosur fituesin, pas daljes sė pafat tė Lewis Hamilton nga gara pėr Ēmimin e Madh tė Kinės. Britaniku edhe mė tej mbetet favorit pėr tė fituar titullin, dhe konkurrent pėr tė mposhtur rivalin dhe bashkė vozitėsin tek McLaren, Fernando Alonson, si kampioni mė i ri nė historinė e kėsaj gare.
Britaniku do tė duhet tė jetė mjaft i kujdesshėm dhe ta ketė nė kokė rastin e vitit 1986 nė Adelaide, kur Nigel Mansell shkoi nė garėn e fundit me shtatė pikė kryesim. Por, njė prishje e gomės ishte e mjaftueshme pėr ta pėrjashtuar atė, derisa Alain Prost erdhi nga pozita e tretė asaj kohe pėr tė fituar trofeun.

Dhe kush mendon se kjo thyerje ėshtė e pamundshme nė garėn e Brazilit, vetėm kujtoni rastin e 12 muajve mė parė kur, Michael Schumacher, pati shpresa tė mbi kalojė favoritin Fernando Alonso mu nė garėn e fundit.

Kėtė herė, Kimi Raikkonen, ėshtė i pėrjashtuar nga favoriti, por finlandezi ka mė sė shumti fitore kėtė sezon pas suksesit tė tij tė fundit nė Shangai dhe ėshtė tėrėsisht i aftė tė ngjitet mė sė larti nė podium edhe nė Brazil. Megjithėse, fitorja e gjashtė do tė ishte ideale pėr kėrkimin e titullit nga ai, ngasėsi i Ferrarit do tė ketė nevojė pėr njė fat tė madh dhe disa pasiguri zor tė realizueshme tė McLarenit.

Pėr ata qė kanė nerva tė qėndrojnė pranė ekranit gjatė garės sė 21 tetorit, ja njė pėrshkrim i shpejtė i asaj se ēfarė duhet secili tė bėjė qė tė arrijė tek titulli i kampionatit botėrorė tė Formula 1.

Lewis Hamilton do tė jetė kampion nėse:

• Pėrfundon i pari ose i dyti.
• Nėse pėrfundon i treti dhe Alonso i 2-ti ose mė poshtė.
• Nėse pėrfundon i katėrti me Alonson nė vend tė 2-tė ose mė poshtė.
• Nėse pėrfundon i 5-ti dhe Alonso i 2-ti ose nė pozitė mė tė ulėt (ata do tė barazohen me pikė, por Hamilton do tė fitojė pėr shkak tė mė shumė vendeve tė 2-ta tė fituara, pasi qė vendet e para do tė jenė baras).
• Ai pėrfundon i gjashti dhe Alonso i 3-ti, ose mė poshtė, dhe Raikkonen i 2-ti ose mė poshtė se kjo pozitė.
• Nėse ai pėrfundon i shtati me Alonson i 3-ti, ose mė poshtė, dhe Raikkonen i 2-ti ose mė poshtė (Alonso dhe Hamilton do tė barazoheshin me pikė, por Hamilton do tė fitonte nė bazė tė mė shumė vendeve tė dyta tė fituara).
• Ai pėrfundon i 8-ti dhe Alonso i 4-ti ose mė poshtė dhe Raikkonen i 3-ti ose mė poshtė (Alonso dhe Hamilton do tė barazoheshim me pikė, por Hamilton do tė fitonte nė bazė tė mė shumė vendeve tė dyta tė fituara).

Fernando Alonso do tė bėhet kampion nėse:

• Ai fiton dhe Hamilton mbaron nė vendin e 3-tė ose mė poshtė (Alonso do tė fitojė nė diferencė tė fitoreve, 5-4).
• Nėse pėrfundon i dyti dhe Hamilton i 6-ti ose nė pozitė mė tė ulėt.
• Nėse pėrfundon i treti dhe Hamilton i 8-ti dhe Raikkonen i 2-ti ose qė tė dy nė pozita mė tė ulėta se kėto.
• Nėse ai pėrfundon i 4-ti dhe Hamilton nuk siguron pikė e Raikkonen pėrfundon i 3-ti ose mė poshtė se kjo pozitė.
• Ēdo arritje nė finish, pas pozitės sė katėrt, nėnkupton qė Alonso nuk do tė mund tė arrijė pikėt qė tashmė i ka Hamilton.

Kimi Raikkonen do tė bėhet kampion nėse:

• Ai fiton dhe Hamilton renditet i 6-ti, ose mė poshtė, dhe Alonso i 3-ti ose mė poshtė (nėse Hamilton renditet i 6-ti, Kimi fiton pėr shkak tė numrit mė tė madh tė fitoreve, 6-4).
• Nėse ai pėrfundon i dyti, dhe Hamilton i 8-ti ose mė poshtė dhe Alonso i 4-ti ose mė poshtė (nė tė dy rastet Kimi do tė jetė fitues pėr shkak tė fitoreve mė tė shumta 5-4).
• Ēdo pozitė me ulėt se e treta do tė thotė qė ai nuk do tė mund tė arrinte kuotėn e pikėve qė ka tash Hamilton.
Nach oben Nach unten
 
Hamilton, Alonso apo Raikkonen kampion nė Formula 1?
Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: ,, Sport ,,-
Gehe zu: