AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  SuchenSuchen  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 Milan do tė largojė tetė lojtarė nė fund tė sezonit?

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

avatar

Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: Milan do tė largojė tetė lojtarė nė fund tė sezonit?   Mo 11 Feb 2008, 21:00

Milan do tė largojė tetė lojtarė nė fund tė sezonit?


Milan do tė fillojė revolucionin nė skuadėr, duke i lejuar tetė lojtarė tė largohen nė fund tė sezonit, ka bėrė tė ditur Gazzetta dello Sport. I pari qė do tė largohet, do tė jetė legjenda Paolo Maldini, i cili do tė pensionohet 23 vite e gjysmė pas debutimit me kėtė klub, nė janarin e vitit 1985.
Ronaldo po ashtu do tė largohet, pasi qė gjatė verės skadon kontrata e tij dhe udhėheqja e Milanit refuzon t’i ofrojė njė ripėrtėritje tė saj, pas problemeve tė vazhdueshme me lėndimet qė e kanė lejuar brazilianin tė luajė vetėm njė herė gjatė kėtij sezoni.

Tifozėt e klubit do tė ishin tė gėzuar qė tė largohet edhe portieri i lėshimeve, Nelson Dida. Sidoqoftė, mungesa e njė alternative tjetėr do ta detyrojė klubin ta vazhdojė qėndrimin e tij deri nė qershor, kur ai do tė zėvendėsohet, sipas tė gjitha gjasave, nga portieri i Fiorentinės, Sebastien Frey.

Edhe njė numėr i mbrojtėsve veteranė po ashtu pritet tė lėshojnė klubin. 37-vjeēari Cafu, nėnshkroi vazhdim njėvjeēar tė kontratės gjatė verės, sidoqoftė ky me siguri do tė jetė edhe rinovimi i fundit. Edhe njė brazilian, Serginho, i cili mbush 37 vjet nė qershor, do tė largohet pas nėntė vitesh tė kaluara nė klub, megjithėse ende dėshmon se ka ritmin pėr tė luajtur.

Mbrojtėsi i majtė Giuseppe Favalli ka kontratė me kampionin evropian deri nė vitin 2009, por ai tashmė ėshtė tepricė pėr nevojat e klubit dhe mbase vėshtirė se do tė shohė kontratėn e tij tė plotėsohet nė tėrėsi.

Mbrojtėsi kroat, Dario Simic, i cili pritet tė huazohet tek Lazio pėr pjesėn e mbetur tė sezonit, po ashtu do t’i shitet klubit, i cili do t’i ofrojė atij vend nė formacionin e parė.

Dhe sė fundi, edhe francezi Yoann Gourcuff, lojtari qė etiketohej nga disa si Zinedine Zidane i ri, i ėshtė thėnė nga trajneri Carlo Ancelotti se nuk ka tė ardhme me rosonerėt.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Milan do tė largojė tetė lojtarė nė fund tė sezonit?
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: ,, Sport ,,-
Gehe zu: