AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  SuchenSuchen  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 Ēka mė tej rreth Didier Drogbas?

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Mr_Montana

avatar

Anzahl der Beiträge : 233
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: Ēka mė tej rreth Didier Drogbas?   Mo 11 Feb 2008, 20:59

Ēka mė tej rreth Didier Drogbas?
Pasojat e largimit tė Jose Mourinhos nga Chelsea nuk kanė marrė fund, ato do tė reflektohen madje deri nė fund tė sezonit, kur ndoshta do tė jenė edhe mė tė theksuara. Sė fundi, tronditėse pėr ekipin blu ishin edhe komentet e Didier Drogbas nė mediat franceze tė lidhura me tė ardhmen e tij.
Kur e gjithė ngjarja filloi, u bė e qartė se njė pjesė e madhe e dhomės sė zhveshjes sė Chelseat ishin tė shqetėsuar pėr largimin e trajnerit, dhe jo vetėm Didier Drogba e Michael Essien, dy protagonistėt e Mourinhos. Vėmendja u kthye kah njė varg largimesh tė mundshme nga Stamford Bridge me Frank Lampardin nė krye.

Sidoqoftė, pas njė periudhe tė vogėl qetėsie, komentet e fundit tė Didier Drogbas sėrish kanė bėrė qė dridhmat tė rishfaqen nėn themelin e Mbretėrisė sė Abramovichit. Sulmuesi i Bregut tė Fildishtė deklaroi haptas dėshirėn e tij pėr tu larguar nga klubi, dhe, mbase si njė tregues se sa ėshtė e shprishur atmosfera nė ekipin Blu, ai nuk kurseu asnjė fjalė.

Intervista pėr France Football zbuloi qė sulmuesi ndjen se zjarri brenda tij ėshtė zhdukur, ai kurrė nuk ėshtė ndjerė i qetė nė klub dhe madje mendonte tė mos kyēej pėr ndeshjen kundėr Valencias, qė tė mos rrezikonte shanset e tij qė tė nėnshkruajė me ndonjė klub qė luan nė Ligėn e Kampionėve nė janar.

Ai zbuloi se do tė kėrkojė transferim nė fund tė sezonit, me klubet nga Italia dhe Spanja mė tė pėlqyera nga ai.

“Tė fitoj Ligėn e Kampionėve ėshtė ėndėrr dhe mendoja se qėndrimi tek Chelsea, pėr atė tė cilin e dija se do tė ishte sezoni i fundit i Mourinhos, ishte shansi mė i mirė ta arrija kėtė”, kishte thėnė Drogba nė intervistėn e fundit.

“Kur menaxheri u largua ai mė tha se do tė dėshironte tė punojė me mua sėrish, por nė marrėveshje tė tilla asgjė nuk ėshtė e thjeshtė. Ai e din se unė ėndėrroj pėr ligėn spanjolle dhe italiane. Dua tė fitoj ose nė La Liga ose Serie A dhe atje janė, mbase, vetėm pesė klube nė botė qė mė bėjnė tė ėndėrroj”.

“Ato janė kėto Barcelona, Real Madrid, Inter, Milan dhe Marseille. Janė edhe 50 klube tė tjera tė cilėt mund tė inspirojnė pasionin dhe urinė time pėr tė fituar, por kėto pesė e bėjnė e kėtė”.

Mė pas Drogba doli edhe me njė deklaratė nė ueb faqen zyrtare tė klubit ku tha se do tė mbetet dhe do t’i pėrkushtohet klubit dhe se, deri nė fund tė sezonit, nuk do tė bėjė mė shumė deklarata publike mbi tė ardhmen e tij. Ai madje shėnoi edhe njėrin gol nė fitoren e fundit prej 2-0 tė Chelseat nė udhėtim tek Middlesbrough, gjatė vikendit.

Megjithatė, pas gjithė kėsaj ekziston njė mundėsi e largimit tė tij qė nė afatin kalimtar tė janarit, dhe sidomos pėr shkakun se kėto komente kanė goditur nervat e drejtuesve tė Chelseat, me tė gjithė qė e dinė se ai dėshiron tė largohet.

Mbetet tė shihet nėse Chelsea do tė insistojė tė mbajė sulmuesin mė tė mirė, ose ai do tė largohet nė fund, ose madje nė afatin e janarit. Por njėra nga kėto dy tė fundit sigurisht ėshtė e pashmangshme.

Pyetja ėshtė nė cilin klub ai do tė mund tė shfaqė mė sė miri talentin e tij? Cili klub ka nevojė pėr tė? Dhe cili klub mund tė jetė nė gjendje tė krijojė shanset pėr tė nėnshkruar me njėrin prej sulmuesve mė tė mirė nė botė? A do tė ndikojnė komentet e tij nė atmosferėn e pėrgjithshme, tashmė tė zbehur, tė Chelseat? Kush do tė mund tė jetė lojtari tjetėr (pas Drogbas) qė do tė shfaqė dėshirėn pėr t’u larguar?

Mbetet tė shohim!
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Ēka mė tej rreth Didier Drogbas?
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: ,, Sport ,,-
Gehe zu: