AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  SuchenSuchen  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 `folja` Poezi per gjuhen

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
``BuuJJaaR``



Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

BeitragThema: `folja` Poezi per gjuhen   Mo 11 Feb 2008, 03:40

Gjuha Shqipe - Naim Frashėri

Kur nė sulm hodhėn turqit
Hordhitė e pambaruara,
Kėshtjellat e sintaksės
S’ i muar, qė s’ i muar.

Nė bedena poemash
Popullore mbetėn
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.

Kur panė se gjuhės
S’ i hodhėn dot prangat,
Lėshuan drejt saj
Gjithfarė merimangash.

Parashtesa e pjesėza
E lidhėza sė prapthi
Tė bukurėn gjuhė
Ta bėnin lesh arapi.

Nė pėrēartje ta kthenin,
Nė delir nė jerm.
Shin vite tė rėnda,
Ishin shekuj plot helm.

Tė tė bėnin ty, donin,
Shqipėri memece,
Por ja, erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Dorėn e zbehtė
Mbi ballė tė vuri,
Tė tė hiqėte zjarrllėkun
Prej tė sėmuri.

Dhe vdisnin pjesėzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.

Kjo gjuhė, qė provoi
Akrepėt e shkretėtirės,
Ē’ do tė thotė pėrēartje
E di, oh,e di mirė.

E di ē’ do tė thotė
Kllapi, hermetizėm
Qoftė e ardhur nga Roma,
Qoftė e ardhur nga Parisi.

Kjo gjuhė martire,
Lehonė e pėrjetėshme,
Qė lindi mes dhembjesh
Art tė pavdekshėm
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
``BuuJJaaR``



Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

BeitragThema: Re: `folja` Poezi per gjuhen   Mo 11 Feb 2008, 03:41

Gjuha shqipe - Ndre Mjeda

Pėrmbi za qė lshon bylbili,
gjuha shipe m’ shum gullon,
pėrmbi erė qė jep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushllon.

Ndėr komb’tjera, ndėr dhena tjera,
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē pėr ty m’rreh zemra e mjera,
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
janė tė bukura me themel,
por prap kjo, si diell pa hije,
pėr mue t’ tanave iu del.

Geg’ e Toskė, Malsi jallia,
janė nji komb m’ u s’ duron,
fund e maje nji a Shqipnija,
e njė gjuhė t’gjith na bashkon.

Qoft mallkue kush qet ngatrrime,
ndėr kta vllazėn shoq me shoq!
kush e ndan me flak’ e shkrime
ē’ ka natyra vetė pėrpoq
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
``BuuJJaaR``



Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

BeitragThema: Re: `folja` Poezi per gjuhen   Mo 11 Feb 2008, 03:41

Gjuha shqype- Gjergj Fishta

Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli flladi i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhč ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.
Nė gjuhė shqype nanat tona
shi prej djepit na kanė thānun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhānun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalė mbas djali.


Shqyp na vete, po pik' mā para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mā s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė kta pėr dhč t't'Parvet.
Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xűni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kęnė ndera e trimnive.
Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr tę gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
Nper gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n’e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t’brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
``BuuJJaaR``



Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

BeitragThema: Re: `folja` Poezi per gjuhen   Mo 11 Feb 2008, 03:42

Aleks Stavre Drenova - ASDRENI (1872 - 1945)

Lavdi nėr shekuj pash o gjuhė shqipe
Lavdi pėr ty qė jetė merr tė re,
Me tingllin tėnd tė kandshėm kulmin hipe
Nėr shoqet sot krenare zen’ e mpreh.
Si det-i rahur valash katallane
Kur vjen shtėrgata rrebtė q’ e sulmon,
Dhe ti pas aq sulmimesh prej ēdo ane
Si shkėmb i fortė shekujt i qėllon.
E vdekur s’ ishe, gjuhė stėrgjyshore,
Me ty gjalloj njė Komb trim e krenar,
Qė s’ u pėrkul nėr kohėra mizore
Q’ armiqtė rreth e merrnin drejt barbar.
Me ty, s’ u shkruan libra, pėrmendore
Si pendė, pate shpatėn pėr shkėlqim;

Me tyn’ u lintnė Fryma Ngadhėnore
Q’ u shtrihtėn lark nė Lindje - e Perėndim!

Ti je thesari prindrit qė na lanė;
Si Leka, Burri, pas dhe ēdo luftar,
Nėr kėngė-e valle zonja hir tė dhanė:
Me tyn’ u - mburr Pellasgu milėnar.

Tek ty qėndron virtuti - i gjindjes sonė
Ti t’arthmen me tė shkuarėn bashkon,
Ti na tregon se ē’jemi pėrgjithmonė
Kur verb-i yt i bukur na tingllon!

Bekuar qofshin gjith ata tė lumit
Qė bres pas bresi gojas’ u pushoj
Tė gjallė qė tė mbajtėn; pėr tė shumit
Qė Ngjallja jote-aspak nėr ment s’ u shkoj.

Si Zonjė-e madhe mbaju kryenaltė
Bej tė gjėmojė zėri-i yt hyjnor,
Nėr vepra fryme mendje mė sė naltė
T’ ia thonė Zanat kėngės mi Tomorr!
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
``BuuJJaaR``



Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

BeitragThema: Re: `folja` Poezi per gjuhen   Mo 11 Feb 2008, 03:43

Ernest Koliqi (1903 - 1975)

Lshon ame ilire n‘goje agimesh s‘vjetra
Ndo ‘i fjale e jote than‘ vetimeveti,
O gjuhe e folun n‘bote ende ferishte
S‘ciles Mayeri ne te censhmet letra
Rraj‘t e mshefuna n‘mot nuk mund ia gjeti
As n‘t‘folun t‘Cezarve as n‘helenishte,
Perse Athina s‘kishte
Emen as Roma, kur e rrept ushtove
Nder vepra katallajsh qi nper jehona
Vigma t‘fuqishme qitshin hove-hove,
Tue ndertue ledhe permbi troje t‘ona.

Kuturesat e hyjit nper gjeth lisi
N‘Dodonen shejte prifti, qi n‘pergjime
Naten e diten rrinte atje perdore,
Porse ndo ‘i fllad pullnaje kundalisi,
Ndoshta me fjal‘t e tueja i dha heshtime
T‘perfrigueshme qi mbluen t‘parat therore:
Ndoshta ndo‘ i buz‘ hyjnore
N‘at mot qi zota shpesh perbujte toka
Shqiptoi kto fjal‘ qi ne mbi goj‘ na shkrefen;
Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka
Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.

Mbi anija t‘shpejta velat nde kah preja,
Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari
Me msy t‘Helenit barkat tregetuese
Ngarkue me ar e kem e skllave t‘reja,
Ty t‘kelthitte n‘timue anijetari
Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese;
E permbi val‘ shkembuese
Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit
Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend‘ stivue,
U afrojshin n‘breg anijat prej agimit,
Mbretneshes s‘detit pret me i a dhurue.

Mysteri i vjeter qi mberthen fjal‘t t‘ueja,
Zanin na e dridh‘ me nji kreni t‘pashoqe,
O gjuhe e folun per trimij pranvera,
E tok na mbajte nder pushtime t‘hueja
Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe
As kur u ndam n‘besime e doke tjera;
E shekujve potera
Qi me vrull u perplas mbi tok‘ shqiptare
Ndonjij ndrrimi edhe n‘ty i cili shtegun,
Por prap kumbimet n‘buze i ke krenare
Si n‘mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin bregun.

Thue buza e kangatarve te paemen
Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali
Dhe kanga u humbi n‘erresin e motit,
Ket permallim qi mungullon mbi t‘emen
E vjen nga heshtja e shekujve m‘a fali,
Mue trashigues i tune n‘dhe t‘Kastriotit?
N‘ kthjelltin e dites s‘sotit
Kang‘ ndoshta t‘kndueme qi vorroi kalesa
Kendoi, o gjuh‘ lulzue n‘shkreti, dh‘asht goja
E eme ahmarrse e gojve qi harresa
N‘terr mbylli, kur ti s‘kishe as sheje as shkroja.

Motrat e tueja qi kumbuene n‘shekull
Bukurin tue sjell‘ n‘prak t‘ksaj jete
E tjetra ligj‘t e Arsyes qi mbarshtrojn‘ fise,
Heshten e rrojn‘ vec n‘karta:ti, per mrekulli,
Me nji mosh‘ trimij vjetsh e blerun mbete
Edhe kumbon e gjall‘ po n‘ato vise
Ku me lshue tingujt nise
N‘foshnjin e botes. Pse t‘ka ruejtun fati
T‘njom edhe virgjin? Egersija jote
Mos mban n‘at gji, q‘i hueji nuk pecati,
Stinen e fundme t‘poezis s‘ksaj bote?

O shqipe plot me munguj, o gjuh‘ burrash
Qi me ‘i fjal‘ t‘vetme lidheshin per laku
Dhe soje as vdekja s‘mujte kurr me i trande,
Shprehje t’ kulluet na ep si akull gurrash
Per kang`t e burrnis s`lasht q`ushqejm` te gjaku
E t`lavdis s`re qi me t`fitue na kande;
Thjeshtin e ambel t`ande
Me ndjell` dashnin e vashavet qi t`flasin
Falja poetve t‘u, por n‘qe se kamben
Buzes amtare kush ia ven, ti casin
Mos prit: banu rrufe me lshue n‘te namen.

O Kange, Arbnor‘t e plogte i kapi gjumi;
Ti kris si za burije
Mbi ata qi flejn‘ pa andrra fisnikije:
E n‘qe se belkacuk‘t e gjuh‘s ilire,
Tue t‘ndie fishkllojn‘ prej smire,
Me rrahje flatrash ik n‘nalsi t‘kalthera.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
``BuuJJaaR``



Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

BeitragThema: Re: `folja` Poezi per gjuhen   Mo 11 Feb 2008, 03:43

Mitrush Kuteli (Dhimitėr Pasko 1907 - 1966)

I

Tė falem ty, o gjuhė-shkėmb,
me rrėnjėt thellė nė shkėmbenj,
qė ēave qiellinkur t’ u vrėnj
dhe shembe bisha e shtėrpėnj,
po mbete prapė:
shkrep e shtėng:
tė falem, gjuhė shkrepėtim,
qė shkrep nė qiej e vrungullon,
me bujė pyjesh bubullon,
me gjėmė detesh uturon,
dhe je, siē ishe:
vetėtim;
tė falem ty, o gjuhė - hoj,
ty, zėth i nėnės - qetėsi,
ty, kėngė e foshnjės - kaltėsi,
ty afsh’ i zemrės - dashuri -
gjithmon e ėmbėl
mjaltė zgjoi.

II

Tė falem ty o gjuhė e fisit tim,
siē nuk i falem asnjė perėndi -
se tempull i pėrjetshėm mė je ti,
dhe ti mburoje nėpėr mot tė zi:
ti, dritė e krirtė nėpėr errėsi,
ti, perėndi, qė nuk ke perėndim.


III

Tė falem ty, o fis i vendit tim:
Ilir i lashtė, arbėr i ri ...
ty, i paepur popull luftėtar,
qėndresė e fortė nė luftė e zjarr;
Ty, o gjahtar i moēėm me hobe -
dhe ty, bari, me hark e me kope,
ty, bujk, me shpatė e me qe,
ty, nėnė e dhemshur e grua - gur,
ju, qė me shtatet ngritėt mur;
ju rroni dhe rilindni pėrsėri;
siē lind nga trungu bisku i ri,
kur mplaken dhe vdesin perėndi ...
Ju mbrojtėt e mbrojtėt! gjer nė varr
gjuhėn e shqipes sime:
thesar
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
Gesponserte Inhalte




BeitragThema: Re: `folja` Poezi per gjuhen   Heute um 05:14

Nach oben Nach unten
 
`folja` Poezi per gjuhen
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Gjuha Shqipe-
Gehe zu: