AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  SuchenSuchen  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 `folja` Fjalėformimi nė gjuhėsinė shqiptare

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
``BuuJJaaR``

avatar

Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

BeitragThema: `folja` Fjalėformimi nė gjuhėsinė shqiptare   Mo 11 Feb 2008, 03:36

Fjalėformimi nė gjuhėsinė shqiptare - Shefkije Islamaj

I. Ēėshtjet qė mė kanė provokuar nė kėtė rrafsh, janė: e para, si ėshtė trajtuar fjalėformimi, nė tė vėrtetė, ē'vend zė fjalėformimi nė gjuhėsinė shqiptare dhe, e dyta, a mund tė ndryshohet diēka nė kėtė rrafsh, nė tė vėrtetė, a do tė mund t'i ndjekė gjuhėsia shqiptare nė rrafshin e fjalėformimit prirjet qė hetohen nė gjuhėsinė teorike e pragmatike moderne evropiane?

Ēėshtjet qė do tė trajtohen, dalin mjaft tė pėrbėra pėr shumė arsye, ndėrsa ndėr to mund tė veēohen kėto: gjuhėsia shqiptare ėshtė relativisht e re, konsolidimi i saj ėshtė pak a shumė i vonshėm nė raport me atė tė gjuhėve tė tjera evropiane, dhe problemet e pazgjidhura nė shumė rrafshe tė gjuhėsisė nuk janė pak. Njė tregues tjetėr qė dėshmon gjendjen e konstatuar, ėshtė se edhe gjuhėsia moderne nuk ka datė shumė tė hershme, dhe shumė probleme nė kuadėr tė saj nuk janė pėrcaktuar ende pėrfundimisht, nė kėtė kontekst edhe trajtimi teorik i fjalėformimit aty ka mbetur prapa trajtimit tė problemeve tė tjera, si tė mikrolinguistikės, ashtu edhe tė makrolinguistikės.

Rreth pesėdhjetė vjet tė gjuhėsisė shqiptare, tė sistemuar e tė vendosur nė rrugė tė mbarė, nuk mjaftojnė pėr trajtimin e aq shumė problemeve gjuhėsore qė rrokin rrafshin studimor linguistik dhe pėr kėrkesat e mėdha tė shkollės shqipe. Detyra tė mėdha nė kushte tė kufizuara, shkėputja nga tradicionalja dhe nxitimi nga bashkėkohorja - janė vetėm disa nga karakteristikat e zhvillimit tė gjuhėsisė shqiptare. Po rikujtojmė se kur nė gjuhėsinė shqiptare po vendoseshin fillimet e studimit institucional tė problemeve tė saj, nė Evropė gjuhėsia moderne, e filluar me strukturalistėt dhe pak mė pas me Shkollėn e Pragės, po mbushte katėr dekada dhe tashmė ishin formuar edhe shkolla tė tjera, ndėrsa shumėsia e ideve tė reja nė shumė fusha gjuhėsore kishte pėrmbysur shumėēka tė ndritshme tė shekujve pararendės tė traditės sė pasur tė hulumtimit e tė studimit tė problemeve tė gjuhės.

Megjithatė, do tė ishte jo e drejtė tė mos spikateshin rezultatet e arritura tė gjuhėsisė shqiptare pėr njė kohė relativisht tė shkurtėr nė shumė rrafshe. Puna e madhe dhe rezultatet e arritura shkencore nė shumė drejtime tė prijatarėve tanė - Xhuvani, Ēabej, Cipa, Riza, e profesorėve tanė tė brezit tė dytė e tė tretė, bėnė qė tė vihen themelet e njė gjuhėsie bashkėkohore, qė tė formėsohen qartė detyrat aktuale dhe tė pėrvijohen rrugėt pėr studime tė pandalshme nė tė gjitha fushat e dijes gjuhėsore, pra edhe nė fushėn e fjalėformimit.

Gjuhėsia shqiptare qė prej fillimeve tė saj ka qenė, para sė gjithash, shkencė mbi gjuhėn shqipe, dhe kjo vazhdon edhe sot, edhe pse ndėrkohė, nė kuadėr tė saj, janė zhvilluar mė shumė a mė pak edhe degė tė tjera tė gjuhėsisė, natyrisht zhvillime kėto tė kufizuara e tė kushtėzuara nga shumė faktorė e nga shumė rrethana: historike, sociale, e edhe politike. Etimologjia, historia e gjuhės dhe gramatika kanė arritur rezultate tė palėkundshme, ndėrsa leksikologjia, fonologjia, semiologjia, stilistika, si dhe shumė degė tė reja, degė tė tjera tė makrolinguistikės, si sociolinguistika, etnolinguistika, filozofia e gjuhės, gjuhėsia kompjuterike janė nė rrugė tė mirė tė nisin, tė zgjerojnė e tė thellojnė dijet e tyre. Ka mjaft probleme, sidomos teorike, nė kuadėr tė kėtyre dijeve, qė vetėm sa janė prekur ose s'janė prekur fare.

II. Po si qėndron puna me fjalėformimin, me trajtimin e tij teorik nė gjuhėsinė shqiptare? Nė mėnyrė qė kjo paraqitje tė mos zgjerohet shumė, do ta ngushtojmė kėndvėshtrimin tonė nė vetėm disa pika tė kėsaj ēėshtjeje.

Ajo qė bie nė sy me vėshtrimin e parė nė kėtė rrafsh, mund tė pėrmblidhet me pak fjalė: e para, mund tė thuhet se trajtimi i fjalėformimit nė gjuhėn shqipe ėshtė trajtim nė pajtim me shkallėn e arritur nė studimin e problemeve tė tjera gjuhėsore, e po kėshtu edhe rezultatet e arritura nė kėtė fushė korrespondojnė me rezultatet e tyre. Trajtimi teorik i tij mbetet, pra, nė suazat e njė trajtimi tradicional qė pak a shumė ka ndjekur gjedhet e trajtimit edhe nė gjuhė tė tjera, sigurisht duke nxjerrė nė pah veēantitė e shqipes nė kėtė rrafsh. Rezultatet, sidomos pėr anėn njohėse tė fjalėformimit, kanė pėrmbushur suksesshėm kėrkesat e shkollės shqipe nė tė gjitha nivelet. Studimet e vonshme nė kėtė fushė kanė shkuar nė vijė tė drejtė duke pasur pėr bazė studimet e thelluara tė prof. Xhuvanit, tė prof. Ēabejt e tė Kostallarit. Mund tė thuhet se lista e autorėve qė do tė merren nė tre dhjetėvjetėshat e fundit me aspekte tė ndryshme tė fjalėformimit, ėshtė e gjatė (A. Kostallari, Sh. Demiraj, E. Hysa, J. Thomai, M. Ēeliku, Xh. Lloshi, A. Dhrimo, J. Kole, E. Angoni, M. Samara, M. Totoni, S. Mansaku, Th. Feka, K. Topalli, A. Vehbiu, M. Halimi, R. Mulaku etj.), ashtu siē ėshtė e gjatė edhe lista e problemeve qė ngrenė ata nė kėtė fushė studimi (formimi i fjalėve nė gjuhėn shqipe dhe paradigmat fjalėformuese, tipat sipas formimit, koncepti pėr fjalėn, vendi dhe kufijtė e saj nė vargun e njėsive themelore tė gjuhės, lidhjet ndėrmjet formės dhe pėrmbajtjes, grupimi sipas formės, grupimi sipas kuptimit, rrugėt kryesore pėr pasurimin e leksikut, formimi i fjalėve tė reja, e tė tjera).

Por, ē'ėshtė ajo qė tėrheq vėmendjen kėtu dhe qė, njėkohėsisht, ka provokuar interesimin tim nė kėtė rrafsh? Para se gjithash ėshtė kjo - nė kuadėr tė cilės degė a disiplinė gjuhėsore klasifikohet e trajtohet fjalėformimi, dhe ai trajtim, a ndjek rrugėn e traditės apo ka prirje qė tė ndjekė gjuhėsinė moderne evropiane?

Qė nė fillim po theksojmė se fjalėformimi, dhe nė pėrgjithėsi problemet e derivacionit nė gjuhėsinė perėndimore, nuk zėnė vendin e merituar, dhe pėr kėtė ėshtė sinjalizuar jo rrallė nė literaturėn e sotme gjuhėsore. Po kėshtu ėshtė e njohur se problemi i fjalėformimit nė gjuhėsinė evropiane vėshtrohet nė mėnyra tė ndryshme. Ai trajtohet e mėsohet si pjesė e gramatikės, dhe nė kėtė kuptim paraqet lidhje tė llojit tė vet me morfologjinė, si pjesė e leksikologjisė ose si pjesė e morfologjisė dhe leksikologjisė njėkohėsisht. Edhe opinioni shkencor pėr fjalėformimin, ėshtė i ndarė dhe ende nuk ka arritur tė japė njė zgjidhje pėrfundimtare teorike e praktike se nė ē'fushė gjuhėsore bie vendi i tij: njė pjesė e kėtij opinioni ėshtė e mendimit se problemi i fjalėformimit i takon morfologjisė me tė dy segmentet e tij (fleksioni e derivacioni, e quajtur edhe si morfologji fleksive dhe morfologji leksikore); njė pjesė tjetėr mendon se problemi i fleksionit i takon morfologjisė, kurse derivacioni leksikologjisė, e njė pjesė mė e vogėl konsideron se fjalėformim i mirėfilltė mund tė konsiderohet vetėm derivacioni dhe ai ėshtė natyrshėm pjesė e leksikologjisė. Koncepti tjetėr, mė i pėrhapuri kohėt e fundit, me shumė pėrkrahės, sidomos nė gjuhėsinė polake, gjermane, ruse, ēeke, sllovake, sllovene,serbe, arabe, boshnjake (nė gramatikat e fundit tė shumicės sė kėtyre gjuhėve fjalėformimi tashmė trajtohet jashtė morfologjisė, si degė e gramatikės) e nė ndonjė tjetėr, ėshtė ai se fjalėformimi duhet tė trajtohet si disiplinė e veēantė e pavarur, gjuhėsore. Pėrcaktimi i kėtillė pėr fjalėformimin, sė voni, ashtu si edhe pėr njė varg ēėshtjesh tė tjera problemore nė linguistikėn nė pėrgjithėsi, mund t'i referohet ndikimit tė strukturalizmit dhe gramatikės transformacionale.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
``BuuJJaaR``

avatar

Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

BeitragThema: Re: `folja` Fjalėformimi nė gjuhėsinė shqiptare   Mo 11 Feb 2008, 03:36

III. Po tė shohim si na paraqitet fjalėformimi nė disa burime tė rėndėsishme teorike gjuhėsore: gramatikat greke e latine si dhe gramatikat e gjuhėve mė tė reja, tė cilat mbėshteten nė parime klasike, sipas Llajonsit, pėrfshijnė eptimin ose si e quan ai “dija e formės", derivacionin ose fjalėformimin dhe sintaksėn, por ato nuk kanė zėnė vend tė barabartė nė to: fjalėformimi na del mė i papėrfillshėm, si duket pėr arsyen se ai nuk pėrfshihet nė gramatikat klasike. Gjithnjė sipas Llajonsit "trajtimi i fjalėformimit ėshtė njė gjest i ngathėt dhe teorikisht jokonsekuent". Pėrfshirja e eptimit dhe e derivacionit nė morfologji ka ndodhur nė shekullin XIX, atėherė kur u fut ajo pėr herė tė parė nė gjuhėsi (John Lyons, Hyrje nė gjuhėsinė teorike, pėrkthyer nga prof. E. Likaj, Dituria, Tiranė, 2001, f. 186); nė Enciklopedinė e gjuhės tė Kembrixhit (1987) si dhe nė Leksikonin e gjuhėsisė moderne, qė tė dyja tė autorit Dejvid Kristėl, fjalėformimi trajtohet nė kuadėr tė morfologjisė (kjo ndarje ėshtė tradicionale dhe e pranuar deri vonė), ndonėse jepen edhe lėkundjet nė kėtė kontekst. Sipas enciklopedistit Kristėl fjalėt qėndrojnė nė mėnyrė jo komode midis morfologjisė e sintaksės, se fjalėformimi nė kuptim tė mirėfilltė pėrfshin vetėm derivacionin, i cili shpreh raportet leksikore, se morfologjia derivative heton parimet qė udhėheqin ndėrtimin e fjalėve tė reja pa marrė parasysh rolin e veēantė gramatikor qė mund ta ketė ajo fjalė nė fjali. (D. K. Enciklopedijski recnik moderne lingvistike, Beograd, 1988, f. 263,90). Nė Fjalorin enciklopedik tė termave gjuhėsorė tė Rikard Simeonit derivacioni trajtohet si objekt i gramatikės - "gramatika ėshtė shkenca pėr tingujt, format, fjalėformimin dhe sintaksėn" (R. S, ERLN, A-O, Zagreb, 1969, f. 447), pastaj "fjalėformimi - pjesė e veēantė e gramatikės (bashkė me morfologjinė e sintaksės), ndėrsa jepet edhe opinionin se herė-*herė fjalėformimi konsiderohet pjesė e morfologjisė (po aty, f. 447). Gjendjes sė tashme nė gjuhėsi, sipas Simeonit i pėrgjigjet ky sistematizim i disiplinave a i degėve gjuhėsore: linguistikėn e pėrbėjnė fonologjia, fonomorfologjia, morfologjia, sintagmatika, sintaksa, fjalėformimi, leksikologjia, stilistika, psikologjia e fjalės, linguistika sociologjike, linguistika gjeografike dhe filozofia e gjuhės, pra nė 12 degėt e saj pėrfshihet edhe fjalėformimi si degė e veēantė ashtu si edhe fonetika e fonomorfologjia, ndėrsa fjalėformimi, gjithnjė sipas kėtij autori, ndahet nė shkencėn mbi strukturėn morfologjike, derivacionin e fjalėve tė reja dhe pėr pėr fjalėkrijimin me ēerdhe dhe nė shkencėn mbi bashkimin e fjalėve (kompozimin), kufirin midis fjalėve tė pėrbėra dhe mėnyrėn e bashkimit tė fjalėve; nė tekstin Hyrje nė gjuhėsi tė Rahmi Memushaj, botuar tash sė voni (Tiranė 2002), fjalėformimi shihet nė kuadėr tė morfologjisė dhe ndahet nė morfologji tė eptimit dhe nė morfologji tė fjalėformimit (f. 211). Autori konstaton se del e vėshtirė puna e vendosjes sė kufijve brendapėrbrenda nėnsistemeve tė morfologjisė, midis fjalėndryshimit dhe fjalėformimit.

U dhanė kėto pak burime teorike gjuhėsore pėr tė parė lėkundjet qė hetohen pėr pėrcaktimin e fjalėformimit nė tekstet gjuhėsore dje e sot, lėkundje, tė cilėn e kanė ndihmuar, sigurisht, edhe kufijtė e papėrcaktuar midis semantikės e gramatikės, problem klasik nė teorinė gjuhėsore. E njėjta pamje na paraqitet nė gramatikat e tekstet shkollore nė gjuhė tė ndryshme, nė tė cilat, po kėshtu, vėrehet joparimėsi. Nė tekstet mėsimore nė dhjetėvjetėshin e fundit ėshtė hetuar pėrpjekja pėr standardizim me pikėpamjet e shprehura nė gjuhėsinė bashkėkohore.

Nėse nisemi nga pohimi se studimet pėr fjalėformimin kanė shėnuar, vėrtet, rezultate tė vėrejtshme pėr shumė anė, sidomos pėr anėn morfologjike e sė fundi edhe pėr atė semantike, sidomos nė sajė tė studimeve tė thelluara mbi prejardhjen e fjalės tė prof. Jani Thomait dhe nė pėrgjithėsi pėr fjalėformimin (sidomos nė veprėn Prejardhja semantike nė gjuhėn shqipe, Tiranė, 1989, dhe nė njė varg studimesh tė tjera tė botuara nė pėrmbledhje e nė organe tė ndryshme shkencore), pėr tipologjinė nė kėtė rrafsh, analizat fjalėformuese qė e rrokin fjalėn si sistem morfemash, nė vėshtrimin e parė, dhe si strukturė nė vėshtrimin e dytė, studimet pėr parashtesimin, prapashtesimin e kompozimin, dhe sidomos studimet qė kanė si objekt zhvillimin kuptimor e ndėrtimin kuptimor tė llojeve tė ndryshme tė fjalės, mund tė thuhet se trajtimi i tyre nė gjuhėsinė e re shqiptare ka bazė pėr tė vazhduar e pėr tė ndjekur edhe prirjet e reja qė hetohen nė teorinė moderne tė fjalės, ndonėse sa i pėrket problemit tonė tė ngritur mė lart, ka ndjekur mė shumė trajtimin tradicional. Pra, ai ėshtė trajtuar si nė gramatikat shkollore e universitare, ashtu edhe nė vėshtrimet studimore, njėkohėsisht nė dy degė gjuhėsore: nė morfologji dhe nė leksikologji, pa pėrcaktim tė qartė midis tyre. Si nė gramatikėn e Kostaq Cipos (me qėllim lė anash gramatikat e mėhershme), si nė gramatikat qė do tė pasojnė pas kėsaj, tė botuara nė vitet 50, 60, 70 e deri te botimi e ribotimet e plotėsimet e fundit tė gramatikės sė ASHSH-sė, ėshtė vepruar kėshtu, natyrisht me disa ndryshime qė nuk prekin parimin bazė. Trajtimi i tyre nė kėto dy disiplina ndjek parimėsi. Nė mėnyrė tradicionale studimi i tyre fillon me pėrkufizimin se fjala mund tė jetė e thjeshtė, e prejardhur dhe e pėrbėrė; jepen parashtesat e prapashtesat, si dhe kategoritė e fjalėve ku paraqiten ato mė prodhimtare; trajtohet si problem i veēantė edhe nė kuadėr tė kategorive gramatikore (emėr, mbiemėr, folje etj.); hollėsisht pėrshkruhen veēoritė morfologjike tė fjalėve motive dhe mėnyra e arritjes sė bazės fjalėformuese; nuk mungojnė as ēėshtjet semantike, por ato vėshtrohen nė plan tė dytė; fjalėt e prejardhura k1asifikohen nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar sipas kuptimit, nė varėsi nga formantet fjalėformuese qė marrin pjesė nė to; nė raste tė rralla u kushtohet rėndėsi rasteve tė veēanta, tė cilat pėr ēfarėdo arsye shmangen nga rregullsia fjalėformuese e klasės sė cilės i takojnė.

Nė kohėt e fundit hetohen pak ndryshime nė trajtimin e fjalėformimit nė gjuhėsinė tonė, dhe kjo vėrehet edhe nė tekstet mėsimore dhe nė gramatika. Nė ndonjėrėn prej tyre (gramatika e Mehmet Ēelikut dhe gramatika e Bahri Becit), dalin risi nė kėtė rrafsh - fjalėformimi trajtohet nė kapitull tė veēantė. Nė kėtė rrugė sa i pėrket trajtimit tė fjalėformimit nė studimet e autorėve tė ndryshėm pėr probleme mė shumė specifike tė fjalėformimit, pėrcaktimi i tij tradicional nė morfologji bartet nga tekstet kodifikuese *gramatikat. Se a ėshtė trajtuar nė ndonjė vėshtrim teorik ky problem unė nuk jam e sigurt. Nuk pretendoj t'i kem lexuar me vėmendjen e thelluar tė gjitha studimet qė janė bėrė pėr kėtė problematikė, megjithėqė janė shqyrtuar pjesa dėrrmuese e tyre dhe konstatimin e mbėshtes nga ajo qė del nga kėto.

Po kėshtu, nė studimet e reja, mund tė thuhet bashkėkohore, ėshtė vėrejtur njė depėrtim i dukshėm i semantikės dhe lidhja e fjalėformimit mė shumė me leksikologjinė. Nė kėtė kontekst gjendja na paraqitet kėsisoj: qė nga botimi i parė i Leksikologjisė sė prof. Jani Thomait, me ribotimet e tij tė njėpasnjėshme deri tė kjo e fundit 2002 (pėr fat tė keq vazhdojmė tė kemi vetėm njė autor tė leksikologjisė, ndonėse kjo leksikologji na paraqitet shumė e avancuar nė raport me paraqitjen e saj tė parė, shumė tė dobishme atėherė e tash, dhe nė raport me tė arriturat nė kėtė fushė nė leksikologjinė bashkėkohore evropiane). Edhe nė botimet e veēanta pėr problemet leksikologjike nė rend tė parė nė tri vėllimet Studimit mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalėve nė gjuhėn shqipe, (I, II, Tiranė, 1972, III, 1989) fjalėformimi zė vend meritor. Nė sesione e nė tubime shkencore, si ėshtė edhe ky qė po mbahet kėtu, ky problem nėse nuk pėrfshihet brenda leksikologjisė ai i afrohet mė shumė asaj sesa morfologjisė. Nga kjo del se as vendi i fjalėformimit nė gjuhėsinė shqiptare nuk ėshtė pėrcaktuar qartė dhe del me problemet qė e pėrcjellin atė nė gjuhėsi tė tjera.
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
``BuuJJaaR``

avatar

Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

BeitragThema: Re: `folja` Fjalėformimi nė gjuhėsinė shqiptare   Mo 11 Feb 2008, 03:36

Sigurisht se kėtu nuk ėshtė e mundur tė paraqiten emrat e tė gjithė atyre qė nė gjuhėsinė tonė e shohin fjalėformimin nga aspekti morfologjik, nga ai semantik, ose mė fund edhe nga ai sintaksor, edhe pse ky i fundit, fatkeqėsisht nuk ėshtė pėrfillur as pėr sė afėrmi si duhet e sa duhet nė gjuhėsinė tonė teorike e praktike (po rikujtoj diēka tė njohur se ana sintaksore e trajtimit tė problemit tė fjalėformimit shpesh mund tė sqarojė e tė shpjegojė rrugėt e formimit tė njė njėsie tė re leksiko-morfologjike, sepse fjala si njėsi leksikore dhe si njėsi gramatikore, funksionalizohet nė procesin e ligjėrimit, duke krijuar raporte me njėsitė e tjera, d.m.th. duke kryer funksion tė caktuar sintaksor), dhe, natyrisht, nuk ėshtė e mundur tė jepen sidomos jo nė kėsi rastesh as tė gjitha problemet me tė cilėt janė marrė derivatologėt shqiptarė. Numri i kėtyre problemeve ėshtė i madh. Unė paraqita nė kėtė vėshtrim timin vetėm disa pikėpamje dhe ato qėndrime, tė cilat i referohen sidomos trajtimit tė tyre nga ana morfologjike dhe nga ajo semantike, tė rėndėsishme pėr anėvėshtimin tim me kėtė rast.

IV. Po ngushtoj objektivin tim, pėr shkaqe praktike: qėllimi im me kėtė rast ėshtė qė tė shpreh njė qėndrim, ndoshta pak tė guximshėm se fjalėformimi duhet tė trajtohet si degė e veēantė e gramatikės e jo si degė e morfologjisė ose e leksikologjisė, d.m.th. tė trajtohet mė vete, me objekt tė pėrcaktuar qartė dhe me tė gjitha veēoritė qė pėrbėjnė njė dije mė vete, ashtu si ka filluar tė trajtohet kohėve tė fundit nė disa gjuhė tė njohura, pra krahas degėve tė tjera -morfologjisė, fonetikės, sintaksės, leksikologjisė, stilistikės (nė gjuhėsinė teorike edhe fonetika ka pėrcaktim ndonjėherė tė paqartė, herė na del degė e veēantė e gjuhėsisė, pra jashtė gramatikės e herė brenda gramatikės), sintaksa ka pėrcaktim tė qartė, ndėrsa nė gjuhėsinė evropiane problemet e leksikologjisė i mbulon semantika). Ēėshtja e stilistikės ėshtė ēėshtje mė vete.

Ka edhe probleme tė tjera me ndarjet e nėnndarjet disiplinave tė ndryshme nė fushėn e gjuhėsisė teorike, po ne vazhdojmė t'i sillemi problemit tonė tė ngritur.

Cilat janė arsyetimet qė mbėshtesin propozimin tim?

Po paraqes disa nga ata:

l. Fjalėformimi ka anėn morfologjike, anėn semantike dhe anėn sintaksore, pra ngėrthen tri aspekte dhe ky trajtim ka copėzuar dhe ka shpėrndarė problemin nė tri fusha. Trajtimi i tij nė njė fushė tė veēantė do tė rrokte qė tė tri aspektet dhe do tė trajtohej si sistem. Nė kėtė mėnyrė, pos tė tjerash do tė ndihmohej edhe tė kuptuarit mė tė lehtė tė problemit tė tij.

2. Dihet se derivacioni semantik ėshtė nė lidhje tė pandashme me derivacionin morfologjik, prandaj ėshtė e arsyeshme tė trajtohen bashkė. Edhe kuptimi fjalėformues, konsideroj se nuk do tė duhej tė trajtohej ndaras kuptimit leksikor.

3. Ka mendime se fjalėformimi nė mėnyrė shumė tė prerė i takon leksikologjisė dhe nė kuadėr tė saj ka shkallė tė lartė autonomie. Unė mendoj se kjo autonomi ėshtė relative dhe ka mjaft tregues qė e lėkundin kėtė mendim, tregues qė janė pėrmendur edhe brenda kėtij vėshtrimi.

4. Nė gjuhėsinė bashkėkohore, nė gjendjen e saj tė sotme, sa vjen e lėshohet mėsimi i rreptė i niveleve dhe hiqet dorė nga pėrpjekjet qė gjuha tė pėrshkruhet nė mbėshtetje tė klasifikimit tė njėsive nė klasa sipas raporteve sintagmatike e paradigmatike. Njė pėrshkrim i tillė, edhe pse i saktė e i zbatueshėm, nė nivele mė tė ulta ėshtė e pamundur tė zbatohet si duhet pėrshkrimi i tėrėsisė sė gjuhės. Pėrcaktimi dhe heqja e kufijve midis disiplinave tė afėrta ėshtė punė e provuar nė shkenca e nė disiplina tė ndryshme dhe sot prirja pėr lindjen e shkencave tė reja ėshtė shumė e qartė.

5. Gjuha shqipe si edhe gjuhė tė tjera vazhdojnė tė pasurohen me ritme shumė tė shpejta. Pasurimi vjen nga shumė anė dhe rruga mė e frytshme ėshtė ajo pėrmes fjalėformimit. Hetohet njė ndryshim i vėrejtshėm nė inventarin e ndajshtesave dhe kėtė ndryshim e ndihmojnė huazimet leksikore. Nė kuadėr tė fjalėformimit do tė pėrfshiheshin edhe kėto e tė tjera aspekte tė kėsaj natyre, qė janė trajtuar deri tash nė kuadėr tė leksikologjisė.

6. Fusha e fjalėformimit ėshtė pasuruar shumė edhe nė rrafshin e terminologjisė, nė tė tri anėt e problemit: morfologjik, semantik e sintaksor, dhe kjo paraqet njė bazė tė mirė pėr trajtimin e tij si sistem. (nė studimet e fundit tė kėsaj fushe qė rrokin raportet e polisemisė e tė derivacionit, si procese brenda tė cilave vlejnė tė njėjtat rregullsi semantike, ėshtė pasuruar dukshėm edhe terminologjia).

7. Tashmė nė fushėn e fjalėformimit ėshtė zhvilluar e standardizuar edhe terminologjia e saj. Terminologjia e stabilizuar ėshtė bazė e mirė pėr njė fushė qė pretendon tė jetė disiplinė mė vete.

8. Nė gjuhėsinė shqiptare numri i studimeve pėr fjalėformimin e shqipes ėshtė relativisht i madh dhe ato pėrfshihen ndaras nė libra tė veēanta studimesh, varėsisht se cilin aspekt rrokin. Trajtimi i tyre nė kuadėr tė njė fushe tė veēantė do t'i pėrmblidhte ato dhe kjo mund ta ketė edhe anėn e vet praktike.

V. Probleme qė do tė pėrfshiheshin nė fushėn e fjalėformimit si degė e veēantė janė ato tė ditura, qė trajtohen nė morfologjinė e nė leksikologjinė e sotme shqiptare (vėmendjen e kam pėrqendruar mė shumė nga problemet leksikologjike dhe semantike), ndėrsa theks i veēantė duhet tė vendoset sidomos nė kėto ēėshtje:

-fjalėformimi - proces morfologjik dhe proces semantik;

-zbėrthimi i kuptimeve tė derivatit deri nė imtėsi, tė tilla zbėrthime tė vlefshme janė bėrė nė veprėn Prejardhja nė gjuhėn shqipe tė prof. Jani Thomait;

-pėrshkrimi i saktė i potencialit semantik tė njėsive morfo-leksikore;

-paraqitja e organizimit semantik te grupet e veēanta leksiko-semantike;

-hetimi i aspekti derivativ pėr pasurimin e gjuhės (gjuha jonė shpreh nė kėtė plan shtrirje tė theksuar derivative) dhe i mėnyrave mė prodhimtare pėr kėtė pasurim (cila mėnyrė fjalėkrijimi sot ėshtė mė prodhimtarja - mėnyra morfologjike, mėnyra leksiko-semantike, mėnyra leksiko-sintaktike apo mėnyra morfo-sintaktike); ē'grup me peshė paraqesin neologjizmat nė kėtė aspekt sot?

Dihet se shqipja e kohės sonė po pasurohet me shpejtėsi nė sasi e cilėsi, me mėnyra e mjete tė ndryshme dhe ky pasurim i referohet jo vetėm fjalėformimit, po edhe huazimit. Fjalori i gjuhės ėshtė rritur me fjalė tė huaja dhe me fjalė tė reja. Nuk dihet saktėsisht sa ėshtė kjo rritje dhe ēfarė ėshtė ajo. Ky proces ėshtė karakteristik sidomos pėr gjuhėt me prestigj kulturor e ekonomik po edhe pėr gjuhė mė tė vogla siē ėshtė shqipja. Bie fjala, sipas filologėve francezė, leksiku i gjuhės frėnge nė shek. 20 ėshtė pėrtėrirė ēdo dhjetė vjet pėr 25%. Procesi i shtimit tejkalon ndjeshėm procesin e zvogėlimit. Ēdo dhjetė vjet fjalorit tė gjuhės frėnge tė Pol Roberit (1957) i shtohet njė ble prej 500 faqesh me plotėsime tė veēanta. Sipas Roberit ky vėrshim leksikor vjen nga shtypi, radio e televizioni, filmi, fjala publike, literatura shkencore* popullarizuese e tė tjera. Mund tė thuhet se nė shumė gjuhė po ndodh "shpėrthim neologjik" dhe ky shpėrthim pėr rrjedhojė solli lindjen e njė dege tė veēantė tė leksikologjisė, tė quajtur neologji, shkenca mbi neologjizmat. Sigurisht, jo me pėrmasat qė ndodh nė gjuhėt e mėdha, si nė frėngjishten e nė gjuhė tė tjera, edhe nė shqipen nėse jo "shpėrthim", po ndodh njė pasurim jashtėzakonisht i madh i fjalorit tė saj. Nė gjuhė tė caktuara ky problem trajtohet seriozisht jo vetėm nė kuadėr tė teksteve teorike-mėsimore, po edhe nė studime e vėshtrime tė ndryshme.

Edhe sa i pėrket studimeve nė fushėn e neologjisė po ndodh njė i ashtuquajtur "shpėrthim neologjik". Sa pėr ilustrim po pėrmend se nė gjuhėt e mėdha brenda pesė vjetėve botohen deri 300 punime nga fusha e neologjisė. Nė Francė ka do vite qė botohet edhe revista me prestigj e La Banque des mots (Banka e fjalėve) qė njihet pėr ekspedivitet dhe shkallė tė lartė pėr paraqitjen e materialit leksikor. Konsideroj se edhe nė gjuhėsinė shqiptare duhet tė pėrfshihet neologjia si degė e re, pėr arsyet qė u pėrmendėn mė lart, tė konceptohet brenda fushės sė fjalėformimit dhe tė drejtohet vėmendja e specialistėve tė gjuhės nė kėtė drejtim. Nuk duhet shumė mend pėr t'u kuptuar se hetimi i fjalėve tė reja, i shprehjeve dhe i kuptimeve tė reja ėshtė me vlerė tė shumanshme - shoqėrore, kulturore, njohėse e gjuhėsore. Studimi i tyre, i pėrbėrjes sė tyre, i strukturės, i kuptimit, i funksionit, etj. ndriēon probleme tė ndėrlikuara tė teorisė sė pėrgjithshme gjuhėsore (si p.sh. raporti i fjalės me nocionin, i fjalės me realen, zhvillimi i gjuhės, roli i faktorėve socialė e brendagjuhėsorė, raporti gjuhė - tė folur etj.) dhe ndihmon trajtimin e shumė problemeve konkrete tė leksikologjisė e tė leksikografisė, tė gramatikės e tė stilistikės;

-vlerėsimi i shkallės sė pėrshtatjes sė leksemave tė krijuara me burim tė huaj nė sistemin tonė leksikor me rrėnjosjen e tyre semantike dhe fjalėformuese njėkohėsisht - siē na ėshtė e njohur kjo vlerėsohet me pasurinė e strukturės polisemantike, si edhe me numrin e derivateve tė tij, pra pėrshtatja e leksemės nė sistemin e gjuhės shprehet pėrmes prodhimtarisė sė saj nė procesin e mėtejshėm fjalėformues;

-shpjegimi i shumė fjalėve tė reja tė huaja me ligjėsitė fjalėformuese, te ato qė mbizotėrojnė mjetet dhe mėnyrat e gjuhės sė sotme shqipe, sepse ėshtė e pamundur tė sqarohet diferencimi semantik i leksemės sė huaj pa ligjėsitė fjalėformuese. Asnjė pėrpjekje pėr ēfarėdo hetimi tė pėrbėrjes sė leksikut tė gjuhės sonė nuk mund tė pėrjashtojė ligjėsitė fjalėformuese (jo vetėm pėr neologjizmat, po edhe pėr okazionalizmat, termat, zhargonet, leksikun me vlerėsim subjektiv etj)

-sqarimi i interpretimeve tė ndryshme pėr fjalėt e motivuara, sepse dihet se fjalėt e reja tė krijuara me derivacion e pėrngjitje nuk kuptohen njėjtė prej folėsve tė gjuhės, se leksema qė ka dalė nga prejardhja ose pėrshtatja shpesh ofron mė shumė mundėsi pėr interpretim dhe kjo nuk vlen vetėm pėr neologjizmat, por edhe pėr ato njėsi qė konsiderohen tashmė tė pėrfshira nė sistemin tonė leksikor), prandaj vėmendja duhet tė pėrqendrohet edhe nė raportin e folėsit tė gjuhės ndaj semantikės sė fjalėve tė prejardhura dhe atyre tė pėrbėra. Me kėto leksema duhet tė veprohet sikur me strukturat, kuptimi i tė cilave parakuptohet ose kuptohet lehtė;

-diferencimi i homonimisė dhe i polisemisė, edhe pse kėto dukuri trajtohen nė semantikė e leksikologji, duhet tė trajtohet edhe kėtu njė aspekt i saj, sepse siē dihet, kriteri kryesor qė i diferencon ato ėshtė ai fjalėformues. Nėse format, raporti i tė cilave shihet me mėdyshje, kanė sisteme tė ndryshme fjalėformuese, konsiderohen homonime, ndėrsa nėse kanė sistem tė njėjtė fjalėformimi, fjala, sigurisht ėshtė pėr realizime tė veēanta tė njė lekseme polisemantike. Kjo do tė thotė se kriteret fjalėformuese ndihmojnė edhe pėr diferencimin e raporteve semantike midis dy a mė shumė leksemave, gjegjėsisht identifikimi i leksemės si njėsi e sistemit leksikor, dhe kėto kritere do tė duhej tė trajtoheshin edhe nė fushėn e fjalėformimit, si fushė e veēantė gjuhėsore; edhe hetimi i statusit tė kuptimit tė veēantė tė njė lekseme nė kuadėr tė strukturės polisemantike, sė cilės i takon ai kuptim, vlerėsohet me prodhimtarinė fjalėformuese tė kėtij kuptimi;
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
``BuuJJaaR``

avatar

Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

BeitragThema: Re: `folja` Fjalėformimi nė gjuhėsinė shqiptare   Mo 11 Feb 2008, 03:37

hetimi krahasues i aftėsisė semantike tė llojeve tė fjalėve (p.sh. i fjalėve tė thjeshta nė raport me derivatet, pse fjalėt e thjeshta janė bartėse tė gjitha shndėrrimeve semantike dhe mė prodhimtaret nė gjuhė, edhe semantikisht, edhe nga ana fjalėformuese, pastaj hetimi i fjalėformimit nė klasat mbiemėrore etj.);

-hetimi se ē'masė e pėrmbajtjes semantike tė fjalės sė motivuar hyn nė derivat, sepse konsideroj se shndėrrimet fjalėformuese ndiqen jo vetėm formalisht, po edhe semantikisht; me analizėn komponenciale zbėrthehen fjala motive dhe ajo e motivuar, pastaj ndiqet ndikimi i bazės fjalėformuese tė fjalės motive nė kuptimin e fjalės sė motivuar. Kur nė nivelin e njė grupi tematik ndiqen kėto procese, duke hetuar fushėn semantike tė leksemės, dėshmohen rrjedhat e ndryshme tė rrugėve tė mundshme fjalėformuese tė njė grupi tematik;

-njė qasje e re nė hetimin e formanteve fjalėformuese qė do tė sqaronte se sa dhe ēfarė ėshtė ndikimi i formanteve fjalėformuese nė fjalėt e motivuara. Nė veprėn e cituar tė prof. Jani Thomait ėshtė hetuar gjerėsisht edhe ky problem. Kėtu duhet tė pėrfshihet edhe trajtimi i vlerės afektive tė fjalėformimeve nė dukje tė parė neutrale dhe ndikimi i tyre nė shėnimin stilistik tė leksemės. Mjaft ēėshtje do tė sqaroheshin edhe pėr fjalėformimet stilistike brenda kėsaj fushe tė dijes.

Kėto do tė ishin vetėm disa nga problemet qė do tė trajtoheshin brenda kornizave tė fjalėformimit. Caktimi i kufirit tė problemeve qė do tė trajtoheshin kėtu dhe nė fushat e tjera simotra morfologji, leksikologji a semantikė nuk ėshtė i lehtė sigurisht. Sa i pėrket morfologji sė puna thjeshtėsohet nėse vetėm trajtėformimi ose fleksioni nga fusha e formimit tė fjalėve mbeten pėr t'u studiuar atje, ndėrsa derivacioni komplet bartet nė disiplinėn e veēantė pėr kėtė problematikė. Njė pėrkufizim mė i qartė i kėtij kufiri do tė duhej tė vihej ndėrmjet tij dhe leksikologjisė e sintaksės, njė pėrkufizim i tillė tashmė ka filluar nė gjuhėsinė moderne evropiane. Ajo qė konsiderohet e favorshme nė kėtė rrafsh janė dyert e hapura tė fjalėformimit si disiplinė mė vete pėr ndėrthurje me disiplina tė tjera tė pėrafėrta.

Nė kushtet nė tė cilat ka hyrė gjuhėsia shqiptare nė shekullin 21, strategjia e zhvillimit shkencor do tė duhej tė drejtohej nga krijimi sa mė i mirė i organizimit tė punės shkencore pėr realizimin e numrit sa mė tė madh tė qėllimeve tė realizueshme - qė janė njėkohėsisht edhe synime tė linguistikės moderne nė botė. Kjo nėnkupton, para sė gjithash, rangimin e fushave linguistike (linguistika teorike, linguistika pėrshkruese, ajo zbatuese e tė tjera), sipas rėndėsisė sė tyre pėr shkencėn shqiptare dhe sipas mundėsive (kuadrore, materiale e tė tjera) tė realizohen qėllimet e paravėna afatshkurta e afatgjate tė strategjisė shkencore nė fushėn e gjuhėsisė shqiptare.

Kumtesė e lexuar nė Seminarin XXII Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn shqip
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
Gesponserte Inhalte




BeitragThema: Re: `folja` Fjalėformimi nė gjuhėsinė shqiptare   

Nach oben Nach unten
 
`folja` Fjalėformimi nė gjuhėsinė shqiptare
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Gjuha Shqipe-
Gehe zu: