AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Leonardo Da Vinci

Nach unten 
AutorNachricht
Unstoppable

Unstoppable


Anzahl der Beiträge : 31
Anmeldedatum : 03.02.08

Leonardo Da Vinci Empty
BeitragThema: Leonardo Da Vinci   Leonardo Da Vinci Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 03:03

Leonardo da Vinci (origj. Leonardo da Vinci [leoˈnardo daˈvintʧi] / i njohur edhe si Da Vinci dhe Leonardo) lindi me 15 prill 1452 ne Ankiano te Vincit; vdiq me 2 maj 1519 ne Keshtjellen e Cloux (Kluks), Ambuaz. Ishte arkitekt i famshem, shpikes, inxhinier, piktor e gdhendes (skulptor) italian i Rilindjes. Babai i tij - Ser Piero da Vinci - ishte ndoshta i pasur ose noter; e ema nje fshatare me emrin Katerina. Pasi qe lindi para futjes se mbiemrave modern evropian, emri i tij i plote ishte "Leonardo di Ser Piero da Vinci".
Si piktor (vizatues), ishte nxenes i Verrocchio (Verrokio), ne shitoren e te cilit njohu bashkenxenesin Lorenzo di Credi (Lorenco di Kredi), qe shquhej per stilin e tij ndertues te hijshem me vija te prera e te sakta. Keto menyra te di Credi-t nuk munguan te ndikojne Leonardon, por me pas ishte radha e Lorencos te mesonte nga Leonardo.
Da Vinci mund te mendohet si nje kryetip i njeriut te rilindjes dhe eshte percaktuar shpesh si nje gjeni, per shkak te shkelqimit te tij ne te gjitha fushat e artit, per zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, qe duken nje perparim i madh ne krahasim me kohen e tij.
Jeta


Leonardo da Vinci
Mbi jeten e Leonardo da Vincit dihet shume pak. Por qarkullojne nje sasi e pambarimte pasaktesish e thjesht fantazish, perfundim i pese shekujsh studimesh te peraferta.
Leonardo i firmoste punet e tij vetem me "Leonardo" ose "lo, Leonardo" ("Leonardi"). Prandaj referohet nje veper e tij si "nje Leonardo" e jo si "nje da Vinc". Ndoshta, nuk perdorte emrin e te atit - me te cilin perndryshe do te punonte (krijonte) ne Firence – pasi qe ishte nje bir i paligjshem.
Leonardo lindi ne 1452 ne Vinci. E dime oren e daten e sakte fale nje dokumenti te shkruar nga gjyshi: "1452, lindi nje nip i imi, biri i Ser Piero, im bir ne diten 15 prill te shtunen ne oren 3 te nates. Pat emrin Lionardo. E pagezoi prifti Piero di Bartolomeo da Vinci."
Thuhet se Leonardo (qe jetoi 5 vjet me te emen) ra nje here nga krahet e saj dhe nje here tjeter pas nje viti nga ballkoni.
Leonardo ishte vegjetarian per gjithe jeten e tij. Piktor nxenes ne shitoren e Verrokios, ku mori ndikim te piktures tejet realiste qofte nga Verrokio, mbi te gjitha edhe nga Lorenco di Kredi, ne keto menyra mund te referohet Shpallja e Uffizi (Galeri artesh ne Firence); filloi shume shpejt te vizatonte per vete ne Firence. Nga 1482 deri 1499 punoi per Ludoviko Sforca, Duke i Milanos, ku pat shitoren e tij me nxenes.
Shtatedhjete ton bronz qe u menduan per "Kalin e Madh", nje gdhendje (statuje) kali e Leonardos, u perdor ne vend te tij per te prodhuar armet e nevojshme nga Duka per te shpetuar Milanon nga francezet e Karl VII ne 1495.
Kur francezet u rikthyen nen udheheqjen e Luigji VIII ne vitin 1498, Milano ra pa lufte, duke permbysur Sforcet.
Leonardo mbeti ne Milano per disa kohe, gjersa nje dite gjeti harketaret francez qe perdornin modelin e tij prej argjile ne permasa reale te "Kalit te Madh" si tabele qitjeje per ushtrim. La atehere Milanon se bashku me Salai e me mikun e shpikesin Luka Paqoli per Mantova, duke u zhvendosur dy muaj me pas ne Venedik e keshtu perseri ne Firence ne fund te prillit te 1500.


Clos Lucé ne France, ku vdiq Leonardoja ne vitin 1519
Ne Firence hyri ne sherbim te Cezare Borxhase si arkitekt ushtarak e inxhinier.
Ne 1506 u kthye ne Milano, tani ne duart e Masimiliano Sforces pasi qe mercenaret zvicerane debuan francezet.
Ketu takoi Francesko Melci, qe u be nje mik i dashur e shok gjer ne vdekjen e Leonardit e per pasoje trashegimtar i tij.
Nga 1513 deri 1516 jetoi ne Rome, ku qene piktore aktiv si Rafaelo e Mikelangjelo, edhe pse nuk pat shume kontakte me ta.
Ne 1515 Francois I i Frances (Fransuaz I) rimori Milanon, e Leonardit iu besua pjesa kryesore e nje luani mekanik per bisedimet e paqes qe mbaheshin ne Bolonja, mes mbretit francez dhe Papa Leone X.
Ne vitin 1516 hyri ne sherbimin e Francesko I me detyren piktor i pare, inxhinier e arkitekt i Mbretit ; iu lejua perdorimi i Clos Lucé, prane Keshtjelles se Ambuazes, vendbanim i mbretit, bashke me nje pension te majme. Leonardo e mbreti u bene miq te mire.
Vdiq ne keshtjellen e Cloux (Kluks), afer Amboise ne France ne vitin 1519. Sipas deshires se tij arkivoli u ndoq nga 60 lypsa. U varros ne Cappella di Saint-Hubert (Kapelen e Shen Hubertit) ne Keshtjellen e Amboise. Dukej qe Leonardo nuk ka patur kurre lidhje te ngushta me gra. Ne vitin 1476 u padit anonim per kontakte homoseksuale me nje model 17-vjecar, Xhakopo Saltareli. Leonardo u padit se bashku me tre te rinj te tjere per sjellje homoseksuale e leshua per mungese provash. Per nje fare kohe Leonardo mbeti nen mbikeqyrjen e "Zyrtareve te nates", nje lloj "mbrojtesish moral te rilindjes".
Arte


Monna Lisa, (La Gioconda)
(1503-1506)
Leonardo eshte i njohur per vizatimet e tij te mrekullueshme, si "Darka e Fundit" e vitit 1498 qe gjendet ne Kuvendin e Santa Maria delle Grazie (Milano) (Shen Maria e Hijeshive) qe mjerisht qe nga viti 1517 filloi te perkeqesohej korja e vezes se perdorur ne pelhure, ne vend te teknikes zakonore (tradicionale) te vizatimit mural, afresku qe perfaqesonte per te nje pengese te madhe pasi qe nuk lejonte ripunime, as ndryshime ose berjen e vellimit (mbivizatimit) dhe hijezimit.
Vepra me e njohur eshte Mona Liza (e njohur me mire si La Gioconda (Lozonjarja), qe ruhet ne Muzeun e Luvres ne Paris, pikturuar ne vitet 1503 - 1506. Ajo do te perfaqesonte te gruan e tregtarit fiorentin Francesco del Giocondo, por mbi kete jane zhvilluar teori te ndryshme. Me e fundmja , e parashtruar nga studiues gjermane eshte marre parasysh edhe nga eksperte te Muzeut te qytetin e Shen Pjeterit, ne Rusi, bazohet mbi zbulimin e nje fakti te ri : ravijezimi i linjave te fytyres se Mona Lizes me ato te zonjes se portretit te Caterina Sforza-s te Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama coi gelsomini" ("Zonja me jasmina"). Ne kete pike, do te dilte se personazhi historik qe ka frymezuar Leonardon nuk do te ishte tjeter se Caterina Sforza , ne ate kohe personazh me nam, sepse ishte tashme zonje e Forlì-t e Imola-s.
Portreti ne fjale i Caterina Sforza, tani i ruajtur ne pinakoteken e qytetit te Forlit mund te shihet ne kete faqe: [1]
Sigurisht Leonardo ishte shume i lidhur me kete portret, si deshmi e faktit se e solli me vete ne France ne vitin 1517.


Darka e Fundit (1498)
Vetem shtatembedhjete piktura te tij e asnje prej gdhendjeve te tij kane mbijetuar. Leonardo shpesh parahidhte (projektonte) piktura te medhaja, me shume shenime e skica, vetem per t´i lene ne fund ne projekte te pambaruara.
Ne vitin 1481 iu vu detyre vizatimi per nje altar : L'adorazione dei Magi (Adhurimi i te diturve). Pas projektesh te medhaja e shume skica, vizatimi mbeti i pambaruar dhe Leonardo u nis per ne Milano, ku kaloi shume vite duke bere plane e modele per nje gdhendje (shtatore) perkujtimore kali te bronzte te larte 7 metra (Kali i Leonardos Milano). Per shkak te luftes me Francen, projekti nuk u perfundua kurre. Fale nje nisme vetjake, duke u bazuar mbi disa projekte te tija, nje shtatore e ngjashme u perfundua ne Nju Jork ne vitin 1999. Shtatorja i eshte dhuruar qytetit te Milanos dhe gjendet tani ne hyrjen e Hipodromit te Troto-s te San Siro.
Ende kur ishte ne Firence iu besua nje afresk madheshtor per nje mur te Salone dei Cinquecento ne Palazzo della Signoria: La battaglia di Anghiari (Beteja e Angiarit), rivali i tij Michelangelo duhej te pikturonte murin perballe. Pasi pati bere nje larmi te pabesueshme studimesh parapergatitore te punes, la qytetin e murali nuk u mbarua per shkaqe teknike per te cilat qe vete pergjegjesi kryesor.
Shkence dhe inxhinieri


Skice e makines fluturuese


Leonardo da Vinci Studimet e embrionit
Ende me mbreselenese se punet e tij artistike qene studimet e tij ne fushen shkencore e inxhinierie, regjistruar ne librin e tij te shenimeve qe zene pothuajse 8.000 faqe shenimesh e skicash qe nderthurin (kombinojne) artet dhe shkencen.
Leonardo ishte majtosh dhe perdori shkrimin pasqyror (ose shkruante nga e djathta ne te majte) gjate gjithe jetes se tij.
Afria e tij me shkencat ishte e llojit vezhgues: ai kerkonte te kuptonte dukurite duke i pershkruar e rifiguruar gjer ne hollesite me te imta e nuk theksonte eksperimentet apo shtjellimet (shpjegimet) teorike. Sipas Leonardos, << shkenca eshte bija e pervojes >>. Ai qe i pari qe perdori ate qe ne sot quajme "Menyre shkencore", jo per me teper mbi afrine e tij praktike ne kerkimin shkencor (eksperimentimi dhe analiza e dukurive natyrore) sepse edhe shume dijetare te tjere para Leonardos (p.sh. Taleti nga Mileti, Aristoteli, Roger Bacon dhe Arkimedi) tashme vepronin ne kete menyre, por per afrine e tij matematikore te asaj qe Leonardo perkufizonte << arsye te pafundme te natyres qe nuk qene kurre ne pervoje >> (me nje fjale: qe s´kane ndodhur kurre). Pra, besohet te jete e drejte qe Leonardos t´i njihet merita t´i kete dhene jete menyres shkencore . Gjate jetes se tij ,projektoi (parahodhi) nje enciklopedi te madhe, qe bazohej mbi skicat e hollesishme te cdo gjeje. Megjithekete, pasi qe atij i mungonte nje edukate formale e latinishtes dhe matematikes, Leonardoja dijetar (shkencetar) nuk u njoh (u injorua) nga studiuesit e tij bashkekohore.
Ai ishte gjithmone i magjepsur nga fluturimi. Beri studime te hollesishme mbi fluturimin e zogjve e projektoi makina te ndryshme fluturuese,perfshire nje helikopter qe vihej ne levizje nga kater njerez (qe nuk do te mund te kishte fluturuar sepse do te ishte rrotulluar rreth vetvetes) dhe nje deltaplan por qe ky do te kishte mundur te fluturonte.


"Piramida fluturuese" e Leonardos
Mori pjese ne shume autopsi duke bere nje numer te skicimeve anatomike tejet te hollesishme, duke projektuar nje studim te plote te anatomise njerezore e krahasore.
Leonardo shfrytezoi ne vecanti keto dituri anatomike (mbase me te thellat e kohes se tij) qofte ne fushen artistike ashtu edhe ne mekaniken: eshte i tiji projekti i pare i dokumentuar mbi nje robot humanoid (si-njeri) rreth viteve 1495. Shenime te rizbuluara ne vitet 1950 ne kodikun atlantik dhe ne libertha shenimesh xhepi qe datojne rreth 1495 - 1497 tregojne skicime te hollesishme mbi nje kalores mekanik , qe ishte me sa duket ne gjendje te ngrihej ne kembe, levizte krahet, koken dhe nofullat, duke nxjerre tinguj nga goja (fale nje mekanizmi te perparuar godites te vendosur ne lartesine e gjoksit). Kaloresi robot i Leonardos ishte parashikuar ndoshta per t´i dhene shpirt nje prej festave Sforceske (Sforca, Duke i Milanos) te Milanos, sidoqofte nuk eshte bere e ditur te jete realizuar sadopak.


"Njeriu virtytian". Skicim i trupit njerezor
Ne vitin 1502 Leonardo da Vinci beri nje skicim te nje ure me nje shtrirje prej 240 metrash, si pjese e nje projekti te inxhinierise qytetare (civile) per Sulltanin osman Beyazid II.
Ishte parashikuar qe ura do te ishte vendosur mbi nje prej hyrjeve te derdhjes se Bosforit e njohur si Briri i Arte por nuk u ndertua kurre. Vizioni i da Vincit u ringjall megjithekete ne vitin 2001 kur nje ure me e vogel, bazuar mbi skicimet e tij, u ndertua ne Norvegji.
Por,midis projekteve te realizuara,eshte porti-kanal i Cesenatico (Cesenes),vendi i njohur turistik sot ne krahinen e Forli-Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.
Shenimet e tij permbajne nje numer te madh shpikjesh ne fushen ushtarake: mitraloz dhe "tanke" te levizura nga njerez apo kuaj, bomba copetuese, etj., edhe pse kishte bindjen se lufta eshte veprimtaria me e keqe njerezore.
Shpikje te tjera perfshijne nendeteset, parashuten, bicikleten, nje aparat me rrota te dhembezuara qe eshte menduar si njehsuesi i pare mekanik,nje automobil (vetelevizes) shtyre nga nje mekanizem zemberek (suste) dhe nje tezgjahu automatik realizuar se fundi nga muzeu kombetar i shkences dhe i teknikes qe prodhon 2 cm pelhure ne minute.


Rombikuboctedron nga Leonardo sic u shfaq ne Divina Proporzione (Perpjesetimi Hyjnor) te Luka Pacolit, 1509
Ne vitet qe kaluan ai projektoi ne Vatikan nje perdorim industrial te energjise diellore, nepermjet perdorimit pasqyrash te lugeta (konkave) per ngrohjen e ujit.
Ne astronomi, Leonardo besonte se dielli dhe hena silleshin rreth tokes dhe se hena pasqyronte driten diellore sepse ishte e mbuluar me uje.
Leonardo nuk botoi as i shperndau permbajtjet e shenimeve te tija. Ata mbeten te fshehura deri ne shekullin XIX dhe nuk paten asnje vlere te drejtperdrejte per zhvillimin e shkences dhe teknologjise deri ne kohet tona. Mbi keto baza shkrimtari L. Sprague de Camp, ne librin e tij "Inxhinieret e lashtesise", e mendon Leonardon jo te parin e inxhiniereve moderne sesa "te fundit te atyre te lashtesise",duke saktesuar se pas kohes se Leonardos filloi praktika e perhapjes dhe botimit te zbulimeve shkencore.
Ne vitin 1994, nje prej librave te shenimeve te Leonardos,i ashtuquajturi "Codice Hammer" (ex Leicester), u ble nga industrialisti amerikan Bill Gates per 25 milione dollare. Por shume nga skicimet e da Vincit jane sot prone e familjes mbreterore britanike.
[redaktoni] Arkitekture dhe urbanistike


Skice e nje kishe ne nje plan qendror me kupola bulezuese (pjese nga nje doreshkrim)
Leonardo ka lene nje sasi te mire studimesh arkitektonike, skica ndertesash dhe projekte urash. Persosi projekte inxhinierie bashkekohore, si ato te Francesco di Giorgio (Francesko di Gjorgjo) ose te Filippo Brunelleschi (Filipo Brunesleski), i forte nga ndihma e matematikanit Luka Pacoli dhe nga dituria e teksteve klasike e bashkekohore, qe mund te kete ndodhur gjate ndenjes ne Milano, ku pat mundesine te kryente kerkime e studime mbi problemet e arkitektures, inxhinierise ushtarake e qytetare, mekanikes se lengjeve, akustikes, balistikes, optikes dhe statikes. Si arkitekt ushtarak Leonardo eshte vene ne rendin e dites nga propozimet e eksperteve me te medhenj te kohes se tij. Pas vitit 1500 do t´i perkushtoje vemendje studimit te ujerave, duke lene pas dore prodhimin e modeleve mekanike.
Nuk dihet nese Leonardo te kete nderhyre fuqimisht ne projektimin e shume godinave, por ka deshmi dhe skica qe tregojne se ai i´u perkushtua projekteve - si bashkekohes te tjere - ne konceptimin (krijimin) e nje qyteti ideal, te strukturuar mbi me shume nivele rrugore: ne nivel me te ulet karrot, ne ate me te lartin kembesoret. Nuk behej fjale per nje ide te parealizueshme te nje artisti largpames, por per nje projekt konkret, te studiuar ne kendveshtrimin e nje realizimi te mundshem perkujtimor, per te cilin megjithekete ne ate kohe mungonte organizimi i duhur ekonomik e politik.
Spikates eshte realizimi i portit-kanal Cesantik, vendi i njohur turistik sot ne krahinen e Forli - Cesena, rreth 35 km nga qendra e Forlit.
Nach oben Nach unten
Unstoppable

Unstoppable


Anzahl der Beiträge : 31
Anmeldedatum : 03.02.08

Leonardo Da Vinci Empty
BeitragThema: ...   Leonardo Da Vinci Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 03:04

Leonardo filozof

Pervoja dhe deshmite matematikore
Gjate rilindjes u zhvilluan forma te reja hulumtimesh, p.sh. teknika qe zevendesoi magjine dhe perkufizoi perberjen e veprave zejtare. Artiste dhe inxhiniere merreshin me projektimin e makinerive luftarake (ne vend qe te perhapnin njohurite e tyre) per zoterinjte e kohes, shpesh ne lufte mes tyre. Ne keto rrethana mori rendesi te madhe qarkullimi i njohurive e u be gjithnje e me e forte deshira e njeriut per te mbizoteruar dhe shfrytezuar natyren per qellime kenaqesie dhe nevoja vetjake.

Leonardoja e perkufizonte vetveten "omo sanza lettere" (njeri pa letra, arsim) per shkak te formimit "mekanik" qe mori ne shitoren e Verrokios ne Firence, ku zhvilloi pervec veprimtarise se tij si piktor, (gje qe e beri te famshem) edhe skulpturen (gdhendjen), arkitekturen, rrobaqepjen, argjendarine etj. Leonardo theksonte me force vezhgimin e kujdesshem te natyres, duke shenuar me saktesi gjithcka qe vezhgonte dhe duke lene keshtu nje sasi te pabesueshme shenimesh, por edhe duhet te saktesohet qe ai nuk mund te ushqente nje dituri te sigurt e te sakte, nese nuk do te kishte kaluar me pare nepermes deshmive matematikore. Ai besonte ne te vertete se dukurite e natyres do te mund te kuptoheshin vetem nese do te zbuloheshin arsyet, nuk mjaftonte te vezhgoheshin, per t´a thene me fjalet e tija: "asnje hulumtim njerezor nuk mund te quhet shkence e vertete, nese ajo nuk kalon nepermes deshmive matematikore". Per kete arsye Leonardoja vazhdoi ne matematikezimin e natyres, apo ne shoqerimin e dukurive natyrore me ligjet fizike, matematike dhe kimike. Ai i besonte diturise matematikore pasi qe ajo ishte dicka e sakte, e sigurte, dhe dallohej perkundrazi nga ata qe kufizoheshin per te risjelle diturine dhe trashegimine e te lashteve, ose nga magjistaret dhe alkimistet qe orvateshin te shpjegonin gjerat me arsye shpirterore pa treguar saktesine e pohimeve te tyre.


Leonardo: Kohe moderne apo rilindje?
Hulumtimi i Leonardos luhatej gjithmone me eksperimentit dhe shenimit, paraqitet pra ne nje varg shenimesh te shperndara qe ai i shkroi vetem per vete, ne te vertete Leonardo nuk e konceptonte shkencen si nje kerkim boteror dhe bashkesor. Per kete arsye qe bashkerenditja mes shkencetareve te kohes moderne do te ishte i pavend, edhe pse disa e mendojne nje frymezues i Galileo Galileit. Leonardoja nuk mund te vleresohet si nje shkencetar i mirefillte, pasi qe gjithcka qe na ka mberritur prej tij jane vetem shenime jo te rregullta, dhe nuk bashkelidhen nga nje menyre e vertete dhe e sakte shkencore, pra Leonardoja nuk shpreh shkoqur (shpjegueshem) cila eshte sipas tij menyra per te perdorur ne kerkimin shkencor. Megjithekete duhet te pranohet qe disa tipare te shkences moderne jane te dalluara qarte me Leonardon, si p.sh. nocioni i pervojes ose shoqerimi teori-praktike.


Ndersjella mes shkences, teknikes dhe arteve
Da Vinci ishte krejtesisht i bindur qe dituria nuk duhej te mbetej thjeshte teorike, por te zbatohej, apo te kthehej ne teknologji. Njohuria lind nga pervoja dhe duhet te rikthehet tek ajo, teknika eshte perdorimi i njohurise, e vertetuar nga teorite e saja. Bindje tjeter e Leonardos ishte qe arti ec me hapa te njejta me shkencen, pasi qe arti eshte shprehje e njohurise. Ai ne fakt gjithcka qe vezhgonte dhe e kthente ne shenime, pastaj e perkthente ne rifigurime artistike. Piktura per te ishte njohuri, ishte shprehje cilesore e asaj qe shkencetari shpreh me emertime sasiore. Piktura per te ishte shkence, madje ishte shkenca me e rendesishme! Kjo per arsye se piktorit, per t´ia arritur te futej ne natyre dhe t´a riparaqiste, iu desh te njihte shkenca te ndryshme si anatomine, gjeometrine etj. Leonardo studioi edhe mekanike, gje qe i lejoi te kuptonte parimin e inercise (plogeshtia, amullia), te perberjes se forcave dhe rrafshit te lakuar (pikerisht me kete ai u perpoq te shpjegonte fluturimin e zogjve), ai kishte njohuri edhe rreth hidraulikes se zbatuar dhe eneve komunikuese. Por risia e vertete e Leonardos ishte qe ai nuk pushoi se studiuari keto gjera, por kaloi ne projektimin teknik; projektet e tij ishin kthyer mbi te gjitha te hidraulika, permiresimin e fortifikimeve dhe armeve, industri tekstile dhe arte tipografike. Ai fitoi po ashtu rezultate te shumta ne gjeologji, anatomi dhe fiziologji. Projektimi ishte pikerisht rikthimi te pervoja per te cilen fliste Leonardoja, garancia qe teorite e tij ishin te sakta dhe casti themelor ne te cilin shkenca, teknika dhe arti bashkoheshin.
Nach oben Nach unten
Unstoppable

Unstoppable


Anzahl der Beiträge : 31
Anmeldedatum : 03.02.08

Leonardo Da Vinci Empty
BeitragThema: ...   Leonardo Da Vinci Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 03:04

Kureshti


Tanku i Leonardos ne Amboise
Personi i Leonardos ka qene gjithmone i rrethuar nga nje tis misteri. Gjenialiteti i tij mbikeqyrej me dyshim nga nje kohe e ashper e shpesh teper te mbyllur ne ideologjite e saj te rrepta. Duke menduar qe nje njeri mund sillej ne morgje per te seksionuar trupat e kufomave dhe keshtu per te kuptuar me mire anatomine, nuk perfundonte ne te vertete aspak e natyrshme. Ne nje mjedis ende me pershkues te ndikimit te kishes ishte ne te vertete e lehte te nderrohej nje studim shkencor i thelle ne herezi, por nga i cili nje mbeshtetje qe Leonardo te kishte zgjedhur per nje besim pagan dhe qe shfrytezonte institucionet fetare vetem per te nxjerre perfitim nga komisionet e tyre, ishte shume rruge per t´u bere ne luften kunder keqkuptimeve.
Gojedhenat mbi Leonardon jane te shumta dhe frymezojne ende sot perfytyrime pertej cdo kufiri. Romani "Kodi i da Vincit", i Dan Brown (Den Braun), eshte shembulli bashkekohor me i dukshem per sa i perket historise se artistit qe ngjall ende kureshti te shumta dhe po ashtu lufte fjalesh. Ne tekstin ne fjale analizohen (jo gjithmone me saktesi) nga pikepamja simbolike disa prej veprave te tija me te rendesishme. Per te permendur me te njohuren, mjafton te mendohet mbi Mona Lizen: eshte padyshim turbulluese te mendohet per vizatimin si nje veteportret "femeror" te Leonardos dhe per t´a shpjeguar keshtu buzeqeshjen e dyshimte. Dihet ne te vertete se ai ishte i magjepsur nga te gjithe ato figura te percaktuara si androgjene (burrerore).


Leonardo da Vinci - Krere qesharake
Kjo do te sqaronte edhe pyetjen tjeter te ngritur nga romani: Ne Darken e Fundit personi i ndenjur ne te djathten e Jezusit nuk eshte , te pakten sipas interpretimit te paravlefshem, Maria Magdalena, sic hamendeson autori, por Shen Gjoni pikturuar si ne kryeveprat e lena pas te Shen Gjonit Pagezor me ravijezime te embla dhe femerore. Duke u kthyer tek Mona Liza, e verteta tashme e njohur eshte dicka tjeter: behet fjale ne te vertete per portretin e bashkeshortes se porositesit Francesko Bartolomeo del Xhiokondo (dhe ja keshtu shpjegohet edhe shtysa e emertimit te tij te dyte dhe pak me te njohur). Edhe hamendesimet e ndryshme, edhe nese te bazuara shkencerisht, jane shume larg nga romantizmi: me e fundit, p.sh. nga studiuesit gjermane dhe ruse, bazohet mbi nje fakt te ri: mbivendosjes se fytyrave te Mona Lizes dhe te "Dames me jasmine" (Mona Liza) te Lorenco di Kredit, portret ne te vertete i Katerina Sforcas. Mona Liza, pra, do te ishte Katerina Sforca, sipas kesaj hamendjeje te re. Por behet fjale sidoqofte per nje personazh historik te mirenjohur, dhe qe Leonardo vete ka mundur t´a takonte, pasi pat ndjekur Cezare Borxhia ne ekspediten e tij te pushtimit te Romanjes, ku Katerina Sforca ishte zonje e Forlit dhe Imoles. Ne kete menyre do te zgjidheshin ata pak dyshime qe nje hamendje tjeter magjepse kishte ngritur dhe qe hamendeson se emri i Mona Lizes mund te lexohet si nje anagram (rishkrim) te dy hyjnive egjiptiane te pjellorise Amon dhe L´Iza, aq te dashura nder paganet e asaj kohe.
Por pse gjithmone Leonardoja? Perse gjithe keto hamendje lidhur me kryeveprat e tija?
Sigurisht ai ishte mjeshter i madh ne fushen e simbolizmit e disa perkime me sa duket te fshehta, por ne te vertete krejt te dukshme per nje sy te vemendshem, te pranishme ne veprat e tija, e mbeshtesin kete, megjithekete duket jo e mencur te mendohet per nje qellim komplotist pas dijenish te tilla. Ajo qe ushqeu flaken e ketij flakadani ka qene mbi te gjitha zbulimi i pjesemarrjes se Leonardos ne nje shoqate te fshehte te llojit mazonik, te njohur me emrin Priorato di Sion (Paria e Sionit?), me te cilen jane lidhur shume gojedhena mes te cilave ajo e Gralit te Shenjte, por menduar ne nje menyre krejtesisht ndryshe nga dijenia e perhapur popullore. Qellimi i Parise duket te kete qene ruajtja e nje sekreti qe do te kishte mundur te shembte Krishterimin, apo ne te vertete zbulesen qe Krishti nuk ka pasur kurre ndonje pushtet ose fuqi hyjnore dhe qe madje, duke qene vdekatar, te jete martuar me Maria Maddalenen
Nach oben Nach unten
Unstoppable

Unstoppable


Anzahl der Beiträge : 31
Anmeldedatum : 03.02.08

Leonardo Da Vinci Empty
BeitragThema: ...   Leonardo Da Vinci Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 03:05

Veprat
• Madonna della melagrana (Zoja e sheges) (Madonna Dreyfus) (rreth 1469)
• L'annunciazione (Shpallja/Lajmrimi) (1472)
• Madonna del garofano (Zoja e karajfilit) (rreth 1473)
• Ritratto di Ginevra Benci (Portret i Ginevra Benci (rreth 1474-1476)
• Battesimo di Cristo del Verrocchio (Pagezimi i Krishtit te Verrokios) (rreth 1475-1478)
• Madonna col Bambino (Zoja me femijen) (Madonna del Benois) (rreth 1478-1482)
• San Gerolamo (Shen Gjerolamo) (rreth 1480)
• Adorazione dei Magi (Adhurimi i te diturve) (1481-1482)
• La Vergine delle rocce (Madonna con Bambino, San Giovannino e un angelo) (Virgjeresha e shkembinjve / Zoja me fmi,Shen Gjoni i vogel dhe nje engjellush) (1483-1486)
• Ritratto di musico (Portret i muzikantit) (Franchino Gaffurio?) (rreth 1485)
• La dama con l'ermellino (Dama me Hermeline) (1488-1490)
• Madonna Litta (Zoja mekon) (1490-1491)
• Ritratto di dama (Portret i dames) (La Belle Ferronnière) (rreth 1490-1495)
• La Vergine delle rocce (Virgjeresha e shkembinjve) (1495-1508)
• l'Ultima Cena (Darka e fundit) (1498)
• Tronchi d'albero con rami, radici e rocce (Trungje pemesh me dege, rrenje dhe shkembinj) (1498)
• Ritratto di Isabella d'Este (Portret i Isabella d'Este-s (1500)
• Sant’Anna, la Madonna, il Bambino e San Giovannino (Shen Ana ,Zoja, femija dhe Shna Gjoni i vogel) (Cartone di Burlington House) (1501?-1505)
• Monna Lisa ose La Gioconda (1503-1506)
• La scapigliata (rreth 1508)
• San Giovanni Battista (Shna Gjoni pagezor) (rreth 1508-1513)
• Sant’Anna, la Madonna, il Bambino e l'agnellino (Shen Ana ,Zoja, femija dhe engjellushi) (rreth 1510-1513)
• Bacco (Baku) (1510-1515?)
• Leda (rreth 1515-1520)
Nach oben Nach unten
Unstoppable

Unstoppable


Anzahl der Beiträge : 31
Anmeldedatum : 03.02.08

Leonardo Da Vinci Empty
BeitragThema: ...   Leonardo Da Vinci Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 03:05

Doreshkrime
Librat qe zoteronte Leonardo
Nga rishqyrtimet e kodikeve Da Vinçiane, eshte mundur te fitohet te pakten nje pjese e teksteve te zoteruara nga Leonardo per studimet e tija:
• Leon Battista Alberti, De pictura
• Alberto Magno, Commentum in libros phisicorum, Mineralium libri V
• Alberto di Sassonia, De proportione velocitatum in motibus
• Dante Alighieri, La Divina Commedia
• Jacopo Alighieri, Dottrinale
• Al Kindi, Libellum sex quantitatum
• Aristotele, De phisica, De metheoris
• Avicenna, Il canone della medicina
• Ugo Benzi, Tractato utilissimo circa la conservatione de la sanitate
• Guido Bonati, Liber astronomicus
• Poggio Bracciolini, Facezie
• Burchiello, Sonetti
• Cecco d'Ascoli, Acerba
• Cleomede, De mundo
• Piero de' Crescenzi, Libro dell'agricoltura
• Goro Dati, Spera
• Paolo dell'Abaco, Recholuzze del maestro Pagolo astrolacho
• Diogene Laerzio, Vite dei filosofi
• Elio Donato, Ars minor
• Euclide, De ponderibus, De levi et ponderoso fragmentum, De prospectiva
• Marsilio Ficino, Theologia platonica
• Francesco Filelfo, Epistulae
• Angelo Fosinfronte, De motu locali
• Federico Frezzi, Quadriregio del decorso della vita umana
• Galeno, Terapeuticorum libri XIV
• Francesco di Giorgio Martini, Trattato di architettura militare e civile
• Giuniano Giustino, Epitome delle Storie filippiche di Pompeo Trogo
• Guglielmo di Heytesbury, De velocitatis augmentatione
• Isidoro di Siviglia, Etymologiae
• Cristoforo Landino, Formulario di epistole volgari
• Lorenzo Guglielmo di Saona, Rethorica nova
• Tito Livio, Deca I, III, IV
• Mondino de' Luzzi, Anathomia
• Giovanni di Mandinilla, Tractato delle più maravigliose cosse e più notabili
• Ovidio, Epistulae
• Luca Pacioli, De divina proportione
• Giovanni Peckam, De prospectiva
• Biagio Pelacani, Quaestiones de coelo et mundo, De ponderibus
• Francesco Petrarca, Canzoniere
• Piero della Francesca, De prospectiva pingendi
• Platina, Dell’onesta voluttà
• Plinio il Vecchio, Naturalis historia
• Luca Pulci, Driadeo
• Luigi Pulci, Morgante
• Riccardo di Swineshead, De motibus naturalibus
• Ermete Trismegisto, De alchimia
• Giorgio Valla, De expetendis et fugiendis rebus
• Roberto Valturio, De re militari
• Vitelo, De prospectiva
Nach oben Nach unten
Unstoppable

Unstoppable


Anzahl der Beiträge : 31
Anmeldedatum : 03.02.08

Leonardo Da Vinci Empty
BeitragThema: Re: Leonardo Da Vinci   Leonardo Da Vinci Icon_minitimeMo 11 Feb 2008, 03:06

Citate
• "Mjere ai nxenes qe nuk ia kalon mesuesit te tij."
• "Ashtu siç nje dite e kaluar mire sjell gjume te lumtur, nje jete e kaluar mire sjell vdekje te lumtur."
• "Kam fyer Zotin dhe njerezimin sepse vepra ime nuk arriti cilesine qe duhet te kishte arritur." gjume';';
• "Ndersa mendoja se po mesoja si te jetoja, kam mesuar si te vdes."
• "Por shkencat e verteta jane ato qe pervoja ka bere te depertojne nepermjet shqisave, dhe vuri qetesi ne gjuhet e ngaterrrestareve, dhe qe nuk le te enderrojne hulumtuesit e tyre, por gjithmone mbi te vertetat paresore dhe parimet e njohura vazhdon me tej dhe me pasoja te verteta gjer ne fund, sic shfaqet ne matematikat e para, pra numer dhe mase, te quajtura aritmetike dhe gjeometri, qe trajtojne me vertetesi te plote nga sasia nderprerese dhe vazhduese".
Nach oben Nach unten
Gesponserte Inhalte





Leonardo Da Vinci Empty
BeitragThema: Re: Leonardo Da Vinci   Leonardo Da Vinci Icon_minitime

Nach oben Nach unten
 
Leonardo Da Vinci
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Matematika-
Gehe zu: