AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  SuchenSuchen  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 Qfare Eshte Matematika

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
Unstoppable

avatar

Anzahl der Beiträge : 31
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: Qfare Eshte Matematika   Mo 11 Feb 2008, 02:58

Matematika ėshtė studimi I numrave, numerimi, dhe matja, por kėto janė vetėm fillimi. Matematika perfshin studimin model te numrave dhe gjithashtu nderlidhjet. Matematika ėshtė gjithashtu njė mėnyrė pėr te komunikuar dhe analizuar ideve, dhe ndoshta me shumė se cā€™do gjė, matematika ėshtė njė mėnyrė arsyetimi qė ėshtė unike pėr qeniet njerėzore.

Matematika ėshtė e ndare ne atė puro, ose teorike, matematike dhe matematike e aplikuar. Matematicienet teorik fokusohen kryesisht ne probleme dhe pyetje perbrenda botės se matematikes puro ā€“ ata zhvillojne teorema (ide te paprovuara), prova teoremash, dhe formula. Ata gjithashtu eksplorojne fusha tė reja qė i pershtaten brenda kategorise se matematikes puro.

Matematikanet aplikues fokusohen ne qė se sit e aplikojne principet matematike ne pyetjet qė njerzit kanė rreth botės qė i rrethon. Pėr shembull, kur matematika pėrdoret pėr te percaktuar shumen e peshes qė njė ure mund te mbaj, ose shpejtesine e njė objekti ne renie, ose distancen e njė ylli prej tokes, matematika konsiderohet e aplikuar, pėr shkak qė modelet matematike dhe teknikat janė duke u aplikuar, ose perdorur, pėr te zgjidhur probleme praktike.

Megjithėse matematicienet teorik nuk munden qė te vet-pėrfshihen direct ne zgjidhjen e problemeve praktike, shpesh ndodh qė veglat matematike qė ata zhvillojne ndihmojne enxhinierat, fizikantet, dhe shkencetare te tjerė qė te zgjidhin probleme te tilla.


Matematika pretendon te jete mbretereshe e shkencave. Ajo merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilesore te objekteve konkrete dhe abstrakte. Sipas Burbakisteve (Nicolas Bourbaki) ajo eshte shkence qe studjon relacionet dhe ne thelbin e saj eshte kuptimi i numrit. Matematika eshte shkence deduktive d.m.th perfundimet e saj jane te pergjithshme dhe te sakta.
Fillimet e matematikes humben ne thellesite e shekujve dhe ajo u shfaq si rezultat i veshtrimeve dhe pervojes se njerezve ne perballje me problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe permbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vone. Kinezet e lashte, civilizimi i Inkeve, pastaj ne Indi kishte nje zhvillim te konsiderueshem te matematikes.
Ne Greqine antike matematika perjetoi nje zhvillim te papare nga nje plejade e tere matematikanesh sic jane: Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi etj. Greket e vjeter matematiken e kuptonin ne sensin e gjeometrise dhe te paret ishin ata qe te vertetat matematikore te cilat ato i quanin teorema i vertetonin. Njohurite matematikore te grekeve te vjeter me vone i pervetesuan dhe i pasuruan arabet te cilet quhen edhe themelues te algjebres. Perkthimet arabe te veprave te matematikaneve greke ne mesjete depertuan ne Europe.
Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikes e moren ne dore Europianet. Ne kete periudhe mund te permendim Vietin, Cardanon, Fibonaccin etj. Me vone dolen ne skene Descartesi, Pascali, Leibnitzi, Bernoulli, Gaussi, Euleri etj. Ne fund te shekullit XIX David Hilberti nje matematikan i shkelqyer gjerman ne kongresin nderkombetar te matematikaneve te mbajtur ne Paris ne vitin 1900 propozoi dhe i formuloi njezetetre (23) probleme matematikore te cilat shekulli XIX ia le ne trashegimi shekullit XX. Shume prej ketyre problemeve i preokupuan matematikanet nga gjithe bota nje kohe te gjate dhe shumica e tyre u zgjidhen pas nje pune te palodhshme ku participuan nje numer i madh matematikanesh nga gjithe bota.
Matematika ne ditet e sotme perjeton nje zhvillim marramendes dhe eshte e shperndare ne shume dege te specializuara te cilat jane mjaft apstrakte. Ne ditet e sotme eshte e pamundur te gjindet nje autoritet si Hilberti i cili te kete nje pasqyre te pergjithshme per te gjithe deget e matematikes. Poashtu nuk u gjet nje matematikan i cili ne fund te shekullit XX te propozonte probleme per shekullin XXI. Kjo eshte e kuptueshme sepse matematika si edhe te gjitha shkencat tjera kane perjetuar nje zhvillim te papare.
Matematika ne interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por ne te njejten kohe ajo edhe vete pasurohet. Sot matematika ka depertuar edhe ne ato dege te shkences ne te cilat deri para pak kohe as qe ishte e imagjinueshme. Matematika ne pergjithesi e mban karakterin e njerezve te cilet e zhvillojne ate. Eshte i gabueshem mendimi i njerezve per te cilet matematika eshte e pakuptueshme se ne matematike nuk ka konteste dhe c'do gje eshte e qarte. Ndermjet matematikaneve ka pikepamje te ndryshme per matematiken. Fatmiresisht kjo nuk do te thote se matematika nuk ka perspektiva te ndritshme
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Qfare Eshte Matematika
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Matematika-
Gehe zu: