Rreth nje ore para hapjes, pjesetaret e organizates me emrin Obraz, hyne me force ne mjediset e galerise duke copetuar pllakatin e komandantit te UÇK-se, Adem Jashari.
Pjesetare te nje organizate ekstremiste serbe ne Beograd kane penguar hapjen e nje ekspozite te 11 artisteve te rinj nga Kosova. Rreth nje ore para hapjes, pjesetaret e organizates me emrin Obraz, hyne me force ne mjediset e galerise duke copetuar pllakatin e komandantit te UÇK-se, Adem Jashari. Me gjithe nderhyrjen e policise, kjo nuk pengoi nje grup te pjesetareve te kesaj organizate qe te prishte ceremonine e hapjes.
Nje prej pjesetareve te organizates me nje gur ne dore qortoi organizatoret duke i cilesuar veprat e piktoreve te rinj nga Kosova si artistikisht te pavlevshme dhe si turp per Beogradin e Serbine. Ai po ashtu akuzoi para te pranishmeve shqiptaret se po gjuajne me gure serbet ne Hoçe te Madhe, lokalitet qe gjendet rreth 30 kilometra ne veriperendim te Prizrenit. Veprimet dhe pretendimet e tij u kundershtuan nga organizatori I ekspozites dhe disa pjesemarres te tjere, por u mbeshteten nga nje grup bashkemendimtaresh te tij.
Para Beogradit ekspozita e piktoreve nga Kosova ishte e hapur ne qytetin e Novi Sadit ne Vojvodine, por edhe atje, megjithese nuk pati incidente si ky ne Beograd, u prit me kritika nga qarqe te caktuara, jo artistike. Nderkohe qe punimet e tyre nga kritike te artit ne Perendim jane cilesuar si avangarde e Ballkanit.
Kohe me pare, paraqitja e aktores se mirenjohur serbe Mirjana Karanovic, ne rolin e nenes shqiptare ne nje film te huaj, hasi ne kritika te ashpra nga disa bashkekombas te saj.
Nderkaq, artiste te pakte nga Shqiperia qe kane qendruar ne kryeqendren serbe nuk jane larguar qe ketej me ndonje pervoje kaq te hidhur. (bbc/balkanweb)