AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Maqedonia rrezikon nga ndarja e Kosovës

Nach unten 
AutorNachricht
RoCk3r

RoCk3r


Anzahl der Beiträge : 202
Alter : 33
Anmeldedatum : 03.02.08

Maqedonia rrezikon nga ndarja e Kosovës Empty
BeitragThema: Maqedonia rrezikon nga ndarja e Kosovës   Maqedonia rrezikon nga ndarja e Kosovës Icon_minitimeSo 10 Feb 2008, 13:21

Keshtu deklaruan zyrtare dhe analiste nga Kosova dhe Maqedonia ne tribunen e organizuar sot ne Shkup nga Forumi per Hulumtime Strategjike, tema "Mitrovica nje dite me pas "

Rreziku i ndarjes se Kosoves do te reflektohet edhe ne Maqedoni, keshtu kane deklaruar zyrtare dhe analiste nga Kosova dhe Maqedonia ne nje tribune te organizuar sot ne Shkup nga Forumi per Hulumtime Strategjike me temen "Mitrovica nje dite me pas ". Kryetari i komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi deklaroi se Mitrovica do te funksionoje me sukses ne baze te planit te Ahtisarit. Shpallja e pavarsise se Kosoves eshte çeshtje e kryer, pranon Miletiç, i cili eshte i inkujaruar nga qendrimi i serbeve te Kosoves qe te qendrojne ne shtepite e tyre edhe pas shpalljes se pavaresise. Jovan Manasievski, nje lider i partise se vogel opozitare Partia Liberal Demokrate terhoqi verejtjen se ndarja e Kosoves do te reflektohet drejtperdrejt ne Maqedoni dhe se sipas tij, ne kete rast Maqedonia do te jete nje humbese me e madhe. “Nese Kosova ndahet, humbesi me i madh do te ishte Maqedonia. E them kete nga shkaku se Marreveshja e Ohrit ne Maqedoni eshte treguar si nje model i qendrueshem afatgjate dhe pa alternative i nje shteti shumeetnik”, nenvizoi Manasievski. Ai tha se do t`i propozoj qeverise aktuale hartimin e nje marreveshje per fqinjesi te mire midis Kosoves dhe Maqedonise, me te cilen do te zgjidheshin çeshtja e kufirit verior me Kosoven dhe ngritja e nivelit te bashkepunimit ne sfera te ndryshme.
Nach oben Nach unten
 
Maqedonia rrezikon nga ndarja e Kosovës
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: