AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  Suchen...Suchen...  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 Padėgjueshmėria e tė gjithėve e bėn UNMIK-un tė dorėzohet

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
RoCk3r



Anzahl der Beiträge : 202
Alter : 26
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: Padėgjueshmėria e tė gjithėve e bėn UNMIK-un tė dorėzohet   So 10 Feb 2008, 13:18

Dje, gjyqi i padrejtė i UNMIK-ut u dorėzua para vetėdijes morale parimore tė tė gjithė avokatėve tė Kosovės. Gjykatėsja e emėruar nga UNMIK-u, Fetije Uka-Islami refuzoi ta luajė rolin e kukullės nė kėtė proces farsė kundėr meje dhe prandaj s’u paraqit fare si i ashtquajtur avokat imi mbrojtės nė seancėn e gjashtė gjyqėsore pėr rastin tim. Kryetari i Odės sė Avokatėve, Ramė Gashi, refuzoi personalisht qė tė emėrohet nga UNMIK-u si avokat mbrojtės dhe paralajmėroi qė ky institucion nuk do tė caktojė avokatė tjerė lidhur me kėtė rast. Si rrjedhim, trupi gjykues i UNMIK-ut i udhėhequr nga Maurizio Salustro pezulloi krejt rastin kundėr meje dhe mė liroi nga burgu deri kur tė gjejnė njė mėnyrė tjetėr pėr vazhdimin e procesit.

Rasti i paligjshėm dhe i anshėm kundėr meje nuk do tė duhej vetėm tė pezullohej por gjithashtu tė hedhej poshtė. Sidoqoftė, dje ndodhi hapi i parė nė kėtė drejtim sepse veprimi parimor i avokatėve dėshmoi qė ligji i padrejtė mund tė pezullohet nga padėgjueshmėria paqėsore. Avokatėt demaskuan qėllimin e UNMIK-ut pėr caktimin e avokatėve vendor dhe tė ashtuquajturėn mbrojtje: pajisjen e procesit me legjitimitet tė rrejshėm. Tash UNMIK-ut i duhet tė vazhdojė pa kėtė legjitimitet.

Ashtu sikur qeverisja e UNMIK-ut nė Kosovė, procesi kundėr meje ėshtė tėrėsisht i padrejtė. Gjykatėsit dhe prokurori qė tė gjithė po e pėrfaqėsojnė UNMIK-un dhe i janė betuar vetė palės sė dėmtuar nė kėtė rast, kreut tė UNMIK-ut, PSSP-sė Joachim Rucker. Dje sėrish u bė e qartė se nė tė vėrtetė Ruckeri ėshtė udhėheqės i procesit kundėr meje. Duke e pranuar humbjen, Gjykatėsi Salustro lajmėroi qė njė kopje tė vendimit pėr pezullimin e rastit do t’ia dėrgonte shefit tė tij, PSSP-sė, duke nėnkuptuar thirrjen pėr instruksione. Vetė fakti qė mua m’u pamundėsua ēdo mundėsi pėr ankesė dhe zhdėmtim tregon pėr mungesėn e llogaridhėnies sė regjimit tė UNMIK-ut. Njėjtė sikur qė qeverisja e UNMIK-ut paraqet pėrēmim pėr popullin e Kosovės dhe vullnetin e tij, UNMIK-u nė rastin tim nė mėnyrė tė vazhdueshme ka shfaqur pėrēmim tė tė drejtave tė mia njerėzore fundamentale.

Avokatėt e Kosovės dje vepruan me dinjitet dhe profesionalizėm dhe sipas pėrgjegjėsisė etike. Ata bėnė tė qartė se refuzojnė t’i kontribuojnė padrejtėsisė sė UNMIK-ut. Ata nuk iu nėnshtruan kėrcėnimeve dhe pėrpjekjeve detyruese tė padinjitetshme dhe joprofesionale tė Gjykatėsit Salustro pėr fajėsimin e tyre lidhur ndėrprerjen e procesit. Nė vend tė kėsaj avokatėt e Kosovės u ngritėn kundėr kėtij pushteti suprem tė UNMIK-ut. Dhe fituan. Kjo fitore ėshtė shembull pėr tė gjithė ne. Avokatėt e Kosovės treguan qė ėshtė e mundur tė ngadhėnjehet kundėr qeverisjes sė padrejtė dhe tė turpshme tė UNMIK-ut duke u ngritur kundėr kėtij pushteti pėrmes veprimeve tė moralshme dhe padėgjueshmėrinė paqėsore. Fitorja e djeshme ėshtė vetėm njėra prej fitoreve tė shumta qė do tė vijnė nė tė ardhmen.

Albin Kurti
__________________
http://www.youtube.com/watch?v=qzvj5ymkXsU
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
Padėgjueshmėria e tė gjithėve e bėn UNMIK-un tė dorėzohet
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: