AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 folja` Shqipja, gjuha qė lindi gjuhėt indo-evropiane

Nach unten 
AutorNachricht
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

folja` Shqipja, gjuha qė lindi gjuhėt indo-evropiane Empty
BeitragThema: folja` Shqipja, gjuha qė lindi gjuhėt indo-evropiane   folja` Shqipja, gjuha qė lindi gjuhėt indo-evropiane Icon_minitimeSa 09 Feb 2008, 03:09

Shqipja, gjuha qė lindi gjuhėt indo-evropiane

Nga pellazgjishtja nė ilirishte dhe pastaj nė shqipe u trashėgua dhe u ruajt gjuha mė e vjetėr e Evropės. Ėshtė vėrtetuar me argumente tė forta se gjuha shqipe ėshtė gjuha mėmė indoevropiane dhe nė ndihmė pėr tė vėrtetuar vjetėrsinė e gjuhės dhe historisė vijnė shkencat e gjuhėsisė dhe arkeologjisė

Po pse nuk u shkrua gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk ėshtė e vėrtetė, sepse ka dokumente te shkruara tė mbetura nga djegiet porse nuk janė zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe ėshtė shkruar edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Nė lashtėsi letrarėve dhe klerikėve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhėt administrative apo zyrtare. Kėshtu qė dijetarėt e lashtė grekė dhe romakė shkruan pėr ato ngjarje tė kohės qė ata mund t’i vėrtetonin dhe t’i ruanin pėr brezat e tyre tė ardhshėm.

Shkencėtarėt e gjuhės na kanė bėrė tė njohim tė fshehtat e gjuhėve, sepse analiza gjuhėsore mund tė ndjekė njė gjuhė tė shkruar qė nga fillesat e saj mė tė hershme dhe tė zbulojmė lidhjet e saj me gjuhėt e tjera dhe me burimin familjar tė pėrbashkėt. Pra gjuha njihet si njė nga tiparet etnike themelore tė njė populli. Fjala “Gjuhėsi’’ ėshtė pėrkufizuar si studim i ligjėrimit njerėzor. Pjesė tė rėndėsishme tė njė studimi gjuhėsor janė: klasifikimi i tingujve tė gjuhės sė folur, fjalėformimi, duke pėrfshirė gjininė, rrėnjėn, kompozimi, pėrkufizimi i saktė i fjalėve, renditja e duhur e fjalėve brenda njė fjalie, gjurmimi i prejardhjes sė njė fjalie nė gjuhėn e origjinės, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalės nėpėrmes viteve, si dhe transmetimi i fjalės nga njė gjuhė nė tjetrėn. Nė kėtė drejtim, studimi historik i njė gjuhe nė procesin e ndryshimit nėpėr vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritė mbi njė kulturė parahistorike.

Ashtu si nė arkeologji edhe nė kėrkimet shkencore tė gjuhės shqipe u morėn tė huajt dhe jo vetė shqiptarėt. Sepse shqiptarėve u duhet tė mbroheshin nga pushtuesit e ndryshėm qė nuk e linin tė diturohej. Nė shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhėsisė krahasuese bėri tė mundur qė studiuesit tė pėrcaktonin origjinėn e gjuhės shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhėt e tjera indoevropiane. Shkencėtarė qė bėnė emėr ne kėtė drejtim pėrmenden:

Gotfrik Lajbnik (1646-1717) - ishte filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.

Hans Tunman (1746-1778) - historian suedez profesor nė Universitetin e Halles tė Gjermanisė, ishte albanologu i parė qė studioi shkencėrisht origjinėn e gjuhės sė popullit shqiptar. Ai bėri kėrkime nė burimet greke, latine, bizantine dhe studioi fjalorin tre gjuhėsh sllav-grek-shqip tė Theodhor Kavaliotit tė vitit 1770.

Hans Tunman - arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhdues autokton tė popullsisė sė lashtė ilire, qė as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mėvonshme.

Johan Fon Han (1811-1869) - austriak i diplomuar pėr drejtėsi nė Universitetin e Haidelbergut, i cili shėrbeu si gjykatės i shtetit tė ri grek, dhe mė vonė si nėnkonsull nė Janinė. Johani iu fut studimeve tė gjuhės shqipe bashkė me tė ndriturin gjuhėtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vėllime ‘Studime shqiptare mbi kulturėn, gjuhėn dhe historinė’ dhe nxori pėrfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.

Franc Bop (1791-1867) - profesor i Universitetit tė Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhėsisė sė krahasuar historike indoevropiane. Botoi nė vitin 1854 veprėn e tij dhe nxori pėrfundimin se shqipja bėnė pjesė nė familjen indoevropiane dhe ėshtė gjuhė e veēantė pa simotėr gjuhė tjetėr.

Dhimitėr Kamarda - filolog italian me origjinė shqiptare botoi veprėn ‘Njė ese e gramatikės krahasuese rreth gjuhės shqipe’ mė 1864, vėrtetoi me dokumente lashtėsinė e gjuhės shqipe. Si njė gjuhė ndėr mė tė vjetra nė botė.

Gustav Majer (1850-1900) - profesor austriak nė Universitetin e Gracit, anėtar i akademisė sė shkencave tė Vjenės, i cili u specializua nė fushėn e studimit tė gjuhėve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘Mbi pozitėn e gjuhės shqipe nė rrethin e gjuhėve indoevropiane’ nė vitin 1883, qė mė vonė u pasua me 8 vėllime shkencore mbi historinė, gjuhėn, poezinė, pėrrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbėreshėve nė Itali dhe Greqi.

Eduard Shnajder - njė studiues francez qė shėrbeu nė qeverinė osmane tė Shkodrės, shtoi nė librin e tij pėr ‘Pellazgėt dhe pasardhėsit e tyre’ mė 1894 njė leksion i hollėsishėm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘tingėllimi mė i pastėr e mė besnik i gjuhės pellazge’.

Holder Pedersen (1867-1953) - danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhėsisė sė krahasuese indoevropiane nė Universitetin e Kopenhagės. Pėr 35 vjet me radhė botoi njė varg punimesh shkencore mbi gjuhėn shqipe, duke dhėnė analiza tė vlefshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.

Norbert Jokli (1887-1942) - gjuhėtar austriak me origjinė gjermano-ēifute, bibliotekar nė Universitetin e Vjenės i kushtoi gjithė jetėn studimeve tė gjuhės shqipe. Para se tė fillonte lufta e dytė botėrore, atė e ftuan tu mėsonte albanologjinė studiuesve shqiptar, mirėpo vdekja e tij nė njė kamp pėrqendrimi nazist e privoi Shqipėrinė nga shėrbimet e kėtij studiuesi tė madh.

Zef Skiroi (1865-1927) - filolog i shquar italian me origjinė shqiptare bashkė me, Joklin dhe danezin Pedersen, janė cilėsuar si tre albanologėt mė tė shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorėn nė dritė librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ nė Romė mė 1932.

Mbas studimeve tė shkencėtarėve tė huaj rreth gjuhės dhe historisė tė shqiptarėve dolėn dhe studiuesit e parė shqiptarė nė drejtim tė gjuhės shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Ēekrezi, Kristo Dako, profesori i madh dhe i shquar Eqrem Ēabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.

Kėshtu mbas shumė studimesh duke u bindur mbi njė varg argumentesh, shkencėtarė apo gjuhėtarė tė huaj dhe shqiptarė nxorėn pėrfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanė prejardhjen nga ilirėt dhe ilirėt nga pellazgėt parahistorik. Nė krahasimin gjuhėsor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes sė vjetėr, ėshtė vėrtetuar se shqipja si gjuhė ėshtė formuar mė herėt se kėto tė dy gjuhė tė vjetra. Njė vėrtetim i pamohueshėm pėr vjetėrsinė e gjuhės shqipe janė emėrtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjve qė janė trashėguar deri me sot duke iu qėndruar edhe pushtimeve te gjata nga popujt e tjerė, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRΛS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashėgiminė nga pellazgjishtja ne ilirishte dhe me pas nė shqipe e kemi dhe nga emrat e vjetėr qė janė edhe sot tek emėrtimi i njerėzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Tė tillė emra janė mbi 800, qe ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.

Po t’i hedhim njė vėshtrim tė shpejtė hartės tė Evropės, do tė vėmė re se shumė qytete dhe krahina kanė emėrtime tė kuptimit nė gjuhėn shqipe dhe vetėm nė gjuhėn shqipe si pėr shembull:

- Toskana nė Itali qe e ka marrė kėtė emėr prej banorėve tė saj, se ata ishin toskė tė njėjtė me ata tė Shqipėrisė.

- Brindizi lexohet ne shqip: bri ndezur.

- Kryeqyteti i Francės Parisi ėshtė nė shqip: i pari ose si i pari.

- Marrsiella, qytet i Francės e ka marrė kėtė emėr nga shqiptarėt nė lashtėsi sepse ai ka qenė dhe ėshtė qytet bregdetar tregtar, pra marr dhe sjell.

Po tė vėrejmė emėrtimet e qyteteve tė lashta greke edhe kėta kanė emra tė kuptimit shqiptar, pėr shembull, Athina – a thėnė, Edessa – e desha, Thiva - theva.

Po ashtu Homeri rrjedh nga fjalė shqipe, duke pasur parasysh qė ai ishte i verbėr, pellazgėt i vunė emrin i Mjerė, Homer. Veprat e tij Iliada dhe Odisea (Udhė sheh) janė legjenda pellazge ose shqiptare, qė u shkruan nga Homeri dhe gjatė shekujve u pėrvetėsuan nga shkruesit e mėvonshėm bizantinė. Tek Iliada, tė gjithė kryetarėt e fiseve, pjesėmarrėse nė betejėn e Trojės dhe vendet nga vinin kanė emra tė kuptimit nė shqip, pėr shembull:

Mikena - mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao - mėndja e la, ishte mbret i Spartės, vėllai i Agamemnonit.
Mirmidonėt - mirditorėt, kishin mbret Aqilean ose Akilin, qė do tė thotė-aq i lehtė.
Elena - e lanė mend.
Priami - i parė jam ose prij jam, mbreti i Trojės.
Paridi - i pari qė di, etj.

Nė tė gjitha kohėrat bizantinėt kanė pasur maninė pėr tė pėrshtatur fjalėt jo-greke nė fjalė greke. Kjo mėnyrė veprimi ka ndryshuar deri diku dhe mėnyrėn e shqiptimit tė fjalėve ose emrave. Megjithatė, po tė shohim perėnditė e lashta te Olimpit ku besonin grekėt nė lashtėsi, do vėrejmė se ato perėndi lexohen apo kuptohen vetėm nė gjuhen shqipe si pėr shembull:

Zeus - Zė, ėshtė perėndia mė e fuqishme qė kishte pėr grua perėndinė.

Hera - Era. Perėndia tjetėr Letos – Leton. Zeusi mė vonė u martua me perėndeshėn Mentis - mend dhe lindėn Athinanė. Marsi, ishte perėndia e luftės dhe shumė herė nxiste grindje midis njerėzve prandaj e pat marrė emrin nga shqipja ‘’i marrė’’. Perėndia Apolon mendoj se e ka marre kėtė emėr nga shqipja, apo-loni, dhe vėrtet Apoloni ishte perėndi i muzikės, poezisė dhe harqeve, dhe ēfarė bėnte Apoloni! Luante muzikė, i ndryshonte drejtimin shigjetave. Loja mė e dashur pėr tė luajtur pėr fėmijėt ishte shigjeta. Perėndia e detit quhej Tetis, qė shume lehtė nė shqipe T zėvendėsohet me D.

Po tė shohim ditės e javės nė gjuhėn shqipe vėrejmė se kanė njė kuptim tė plotė shqiptar dhe tė perėndive ku besonin pellazgėt. E diela, ėshtė dita qė pėrfaqėson Diellin ngaqė e diela ėshtė dita mė me shumė diell. E hėna pėrfaqėson hėnėn. E marta ėshtė dita e Marsit dhe quhet si ditė e marrė. E mėrkura ėshtė dita e Mėrkurit. E enjtja nuk ėshtė zbuluar akoma. E premtja ėshtė dita e zezė, tė prenė, e prenė. E shtuna pėrfaqėson Saturnin.

Ndėrkohė, grekėt bizantinė ditėt e javės i emėrtojnė kėshtu: e diela pėrfaqėson Zotin, e hėna ėshtė dyshi, e marta, ėshtė treshi, e mėrkura, ėshtė katra, e enjtja, ėshtė e pesta, e premtja, ėshtė dita e Shėn Mėrisė, te shtunėn e kanė marrė nga hebrenjtė.

Siē shihet shqiptarėt emėrtimin e ditėve tė javės e kanė mė tė vjetėr se grekėt, gjė qė tregon se shqiptarėt janė mė tė vjetėr si popull nė Ballkan. Edhe betimin pellazgėt e bėnin pėr kokėn e nėnės, babait, ashtu si betohen dhe shqiptarėt sot, pėr kokėn e nėnės dhe tė babait. Pellazgėt me zakonet, muzikėn, veshjen dhe veēanėrisht me gjuhėn e tyre shqipe, i kanė qėndruar kohės nė tokat e tyre.

Shumė tė dhėna historike greke, latine pėrmendin rastėsisht ndonjė kontakt ushtarak, diplomat, tregtar dhe fetar me shqiptarėt. Mė vonė udhėtarė evropianė, dijetar, aventurier shkruan pėr ashpėrsinė malore tė vendit, pėr luftėtarėt krenarė apo pėr veshjet karakteristike. Uiliam Shekspir nuk e pat vizituar kurrė Shqipėrinė, por ai vendosi komedinė e tij ‘’Nata e Dymbėdhjetė’’ nė Iliri, pra nė Shqipėri. Lordi Bajron ngeli kaq i gėzuar dhe i lumtur nė takimet me shqiptarėt, sa qė i shkruante nėnės sė tij se do tė blinte njė kostum shqiptar dhe do ta vishte; fatkeqėsisht kjo veshje u pėrvetėsua nga grekėt dhe njihet sot si kostumi kombėtar grek (!?)

Pėrrallat, legjendat dhe trimėria shqiptare do arrinin deri nė Filipine, ku historia e dashurisė diku nė mbretėrinė e Shqipėrisė me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do tė shkruhej nė gjuhėn tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombėtar Skėnderbeut, tregohet nga ēifuti spanjoll nė veprėn e Leongfellout me titull ‘’Pėrrallat e hanit buzė rrugės’’.

Nė pėrfundim duhet theksuar se mendimi i pėrgjithshėm shkencor ėshtė se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janė pasardhėsit modernė tė Ilirėve dhe Pellazgėve, dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bėn edhe mė tė qartė arsyen pėrse populli shqiptar i vjetėr ėshtė mbajtur i patundur pas gjuhės dhe kulturės sė tij tė lashtė. Ndonėse atdheu i ynė ėshtė pushtuar shpesh nga grekėt, romakėt, sllavėt dhe turqit, edhe ndonėse shpesh kemi pėrdorur gjuhė tregtie, tė ardhura nga larg, njerėzit qė sot njihen si shqiptarė kanė ruajtur me vendosmėri e sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonė tė lashtė Ilir e Pellazg. Por qė tė ruhen edhe nė tė ardhmen duhet qė shqiptarėt tė kujdesen sa me shume pėr zhvillimin e mė tejshėm arsimor-shkencor, tė ndėrtojnė institucione, universitete tė tyre kombėtare dhe t’i ruajnė me fanatizėm nga armiqtė shekullor tė popullit shqiptar
Nach oben Nach unten
 
folja` Shqipja, gjuha qė lindi gjuhėt indo-evropiane
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» `folja` Gramatika
» `folja` Poezi per gjuhen
» `folja` Prejardhje Emrave.

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Gjuha Shqipe-
Gehe zu: