AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 BE-ja miraton misionin e saj nė Kosovė

Nach unten 
AutorNachricht
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

BE-ja miraton misionin e saj nė Kosovė Empty
BeitragThema: BE-ja miraton misionin e saj nė Kosovė   BE-ja miraton misionin e saj nė Kosovė Icon_minitimeFr 08 Feb 2008, 04:38

Bashkimi Evropian ka miratuar kuadrin ligjor dhe financiar tė misionit tė ardhshėm nė Kosovė, pas vendimit politik qė u mor nga udhėheqėsit evropianė dhjetorin e shkuar.

Presidenca sllovene e BE-sė i konfirmoi korrespondentes sė BBC-sė nė Bruksel se ky plan i pėrbashkėt veprimi bazohet nė rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, qė i referohet pranisė ndėrkombėtare tė sigurisė.

Faza pėrfundimtare e procesit do tė jetė vendimi pėr dislokimin e misionit, qė pritet tė merret gjatė takimit tė ministrave tė jashtėm tė BE-sė mė 18 shkurt.

Afati pėr miratimin e misionit ishte mė 4 shkurt me qėllim pėr tė mos ndėrhyrė nė zgjedhjet presidenciale serbe.

Qiproja dhe Rumania ishin midis disa vendeve qė kishin kėmbėngulur se ky vendim duhej marrė pas zgjedhjeve serbe dhe para se Kosova tė shpallė pavarėsinė, sepse pėrndryshe kjo do tė kishte shkaktuar probleme me bazėn ligjore tė misionit.

Nga ajo datė Bashkimi Evropian ka 120 ditė kohė pėr tė dislokuar 1800 zyrtarė policie dhe ekspertė ligjorė qė do tė marrin mandatin e pranisė ndėrkombėtare nga misioni i OKB-sė, UNMIK.

Sipas vendimit - qė u mbėshtet nga tė gjitha vendet e BE-sė pėrveē Qipros qė pėrdori mekanizmin e ashtuquajtur "abstenim konstruktiv" - kostoja e misionit do tė jetė 205 milion euro pėr 16 muajt e parė.

Mandati i misionit ėshtė pėr 28 muaj, por kjo, thonė diplomatėt evropianė, nuk ėshtė domsdoshmėrisht kohėzgjatja e misionit.

BE-ja ka rėnė gjithashtu dakort qė tė caktojė diplomatin holandez Peter Feith si pėrfaqėsues tė posaēėm tė BE-sė nė Kosovė.
Nach oben Nach unten
 
BE-ja miraton misionin e saj nė Kosovė
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Misioni i BE-se ne Kosove nje UNMIK tjeter

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: