AlbaRadio.ch
Würden Sie gerne auf diese Nachricht reagieren? Erstellen Sie einen Account in wenigen Klicks oder loggen Sie sich ein, um fortzufahren.
AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  SuchenSuchen  Neueste BilderNeueste Bilder  AnmeldenAnmelden  LoginLogin  

 

 Sejdiu: Pavarėsia brenda disa ditėsh

Nach unten 
AutorNachricht
``BuuJJaaR``

``BuuJJaaR``


Anzahl der Beiträge : 399
Anmeldedatum : 04.02.08

Sejdiu: Pavarėsia brenda disa ditėsh Empty
BeitragThema: Sejdiu: Pavarėsia brenda disa ditėsh   Sejdiu: Pavarėsia brenda disa ditėsh Icon_minitimeFr 08 Feb 2008, 02:48

Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu thotė pėr BBC-nė se shpallja e pavarėsisė ėshtė vetėm ēėshtje ditėsh.
Zoti Sejdiu tha se ėshtė pėrgatitur ēdo gjė pėr shpalljen e pavarėsisė nė koordinim me faktorin ndėrkombėtar.

Arbėr Vllahiu bisedoi me zotin Sejdiu

BBC: Zoti president ka kohė qė po flitet pėr shpalljen e pavarėsisė tė koordinuar tė Kosovės, ka kohė qė po flitet pėr data tė caktuara, nė fakt qytetarėt e Kosovės ēfarė do t'i kėshilloni, ku ėshtė procesi i pavarėsimit tė Kosovės sot?


Janė edhe pak ditė, s'mund ta saktėsoj edhe sot nga ky moment, por mbase pėr pak kohė do tė kemi edhe njė qėndrim tė prerė e tė qartė.


Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu

Fatmir Sejdiu: Po mund tė them qė ka kohė qė jemi nė koordinim dhe kjo ėshtė kohė e gjatė. Them edhe pėr proceset e rėndėsishme qė kemi fillu por edhe rreth ēėshtjes sė pėrfundimit tė procesit tė statusit politik tė Kosovės.

Dhe mund te them edhe njėherė paralelisht se asnjėherė nuk kam dhėnė asnjė datė tė saktė, se mund tė jetė kjo ditė apo ajo ditė. Flas nga pjesa e pėrgjegjėsive tė mija tė drejtpėrdrejta. Mbase mund tė ketė njerėz qė kanė dhėnė orientime nė kuptimin e prognozave ose shfaqjes tė ndonjė ideje se mund tė jetė nė kėtė moment apo si.

Ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė se nė tė vėrtetė jemi nė pėrmbyllje tė procesit, jemi me mbėshtetjen e fuqishme sikur qė e kemi patur nga vendet kyēe tė botės, flas nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe vendet e Bashkimit Evropian dhe tė botės demokratike qė e kanė mbėshtetur projektin Ahtisaari, si njė zgjidhje e mirė optimale dhe e qėndrueshme, pėr statusin politik tė Kosovės. Pra pavarėsinė e mbikqyrur fillimimisht dhe njė mirėbesim pėr ecjen tonė tė sukseshme qė do ta kemi nė projektin tonė, qė ta zhvillojmė si shtet i pavarur dhe sovran, si shtet i tė gjithė qytetarėve.

Prandaj mund te them se janė edhe pak ditė, s'mund ta saktėsoj edhe sot nga ky moment, por mbase pėr pak kohė do tė kemi edhe njė qėndrim tė prerė e tė qartė se kur parlamenti i Kosovės do tė tubohet pėr tė dhėnė edhe ai fjalėn e vet nė kuptin tė artikulimit apo edhe tė ri-artikulimit tė vullnetit politik tė qytetarėve tė Kosovės.

BBC: Pra kjo do tė thotė se ju saktėsisht e dini se kur mund tė ndodhė njė hap i ardhshėm pėr statusin e Kosovės?

Fatmir Sejdiu: Unė mund tė them po se njė kornizė ėshtė e pėrafėrt, e saktėsuar. Kanė mbetur edhe disa prej konsultave apo edhe pėrgatitjeve tė nevojshme qė duhet tė bėhen dhe kėto duhet t'i bėjmė.

BBC: Zoti president ka patur ditėve tė fundit shumė fjalė se mund tė ndodhė, por ka patur shumė kėrkesa nga disa nga faktorėt ndėrkombėtarė se pavarėsia e Kosovės duhet tė kryhet pikėrisht njė ditė pas zgjedhjeve presidenciale nė Serbi, pasi tė kryhet raundi i dytė i zgjedhjeve presidenciale.


Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė tė bėjmė hapat tonė qė do tė jenė tė shpejtė, do tė jenė hapa racionalė dhe tė dinjitetshėm.


Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu

Fatmir Sejdiu: Unė nuk dua t'i lidh me zhvillimet nė Serbi veprimet tona. Gjithmonė ka patur inistitime qė ato tė interferojnė nė njė formė apo formė tjetėr, tė jenė pengesė e zhvillimeve nė Kosovė, sikurse ka edhe kėrkesa tė vazhdueshme, tash tė them e sa kohė nga ana e Serbisė dhe mbėshtetėsve tė saj qė proceset tė zgjasin me bisedime derisa tė gjendet njė kompromis i mundshėm apo formė tjetėr, qė ne i kemi kundėrshtuar nga njė arsye tjetėr se ēdo gjė tjetėr ėshtė irracionale nė procese tė reja dhe ėshtė kundraproduktive dhe statusquoja si e tillė ėshtė e paqėndrueshme.

Kėtė e kemi thėnė edhe nė takimet qė kemi patur me treshen ndėrkombėtare dhe ky qėndrim ėshtė prezantuar edhe nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Prandaj mund tė them se pėr ne ėshtė me rėndėsi qė tė bėjmė hapat tonė qė do tė jenė tė shpejtė, do tė jenė hapa racionalė dhe tė dinjitetshėm.

BBC: Mund ta shpallni nė datėn tre?

Fatmir Sejdiu: Unė nuk lidhem me datė, ju thashė edhe pėrpara. Do tė jetė para apo pas. Nuk mund tė lidh momentin. E ēmoj kėtė kureshtjen tuaj me pyetje kapsioze qė e thoni nė kėtė moment. Ėshtė me rėndėsi qė ne me tė vėrtetė ta bėjmė njė moment qė do tė jetė zgjidhja racionale e jona qė nxjerr vendimin e pjekur, vendimin e mbėshtetur.

BBC: Zoti president ėshtė folur shumė qė plani Ahtisaari do tė jetė baza , ta them, pėr ecjen tutje tė Kosovės. Nė fakt do tė ndėrlidhet me statusin, pikėrisht me fazėn e deklarimit tė statusit tė Kosovės, apo do tė jetė fazė e mėvonshme zbatimi i planit Ahtisaari?

Fatmir Sejdiu: Ne e kemi dhėnė njė zotim pėr projektin Ahtisaari nė parlamentin e Kosovės, nė 2007 nė pranverė. Dhe ėshtė dhėnė njė zotim pa ekuivoke, ėshtė dhėnė njė zotim se Kosova mbetet besnike nė implimentin e tij praktik duke pasur parasysh se ėshtė njė projekt nė tė cilin ėshtė harxhuar energji e madhe edhe vendore edhe ndėrkombėtare dhe nė njė projekt qė ka mbėshtetjen e vet tė fuqishme dhe pėrkundėr faktit qė kanė qėnė angazhime tė shtesme, treshja kombėtare dhe respektin tonė qė kemi kapėrcyer.

Ne kemi thėnė se do tė vimė prapė nė atė pikė. Qytetarėt e Kosovės nė pėrgjithėsi dhe insititucionet vetė e kanė mbėshtetur kėtė projekt prandaj ne do tė shkojmė nė zbatimin praktik sipas njė dinamike normale qė kėrkon koha.

BBC: Ju do ta shpallni nė mėnyrė tė koordinuar pavarėsinė e Kosovės por Beogradi zyrtar edhe Rusia, Moska zyrtare kanė qėnė kundėr shpalljes se pavarėsisė sė Kosovės. Si i cilėsoni marrėdhėnjet me Beogradin dhe Serbinė nė kėtė fazė kur ju pritet ta shpallni pavarėsinė e Kosovės?

Fatmir Sejdiu: Unė mund tė them tre elementė tė rėndėsishme qė duhet tė jenė dhe duhet tė prezantohen si pjesė e qėndrimeve tona shumė tė qarta.

E para, ėshtė se ne nuk do tė mbajmė dhe nuk do tė pėrdorim fjalor i cili nxit tension dhe fjalor qė megjithė pėrmbajten e tij i takon sė kaluarės.
Ne jemi shumė tė interesuar qė nė tė ardhmen tė kemi raporte tė mira me Serbinė si shtet, natyrisht Kosova si shtet, si dy shtete sovrane. Dhe kjo besoj se do tė jetė formula mė e mirė nė kuadėr tė bashkėpunimit edhe rajonal, tė sigurisė rajonale por edhe tė perspektivės sė pėrgjithshme tė qytetarėve.

E dyta, ėshtė kėtė qasje ne e kemi pėr hir tė konceptit tonė tė pėrgjithshėm pro evropian qė tė bėhet njė lėvizje e rėndėsishme nė projektin e integrimeve nė Bashkimin Evropian dhe pėr ne si vend sovran qė do tė njihemi ndėrkombėtarisht, do tė jetė shumė e favorshme qė tė gjitha kėto vendet e rajonit tė jenė nė kėtė koncept pra edhe vetė Serbia tė lėvizė nga kjo qasje qė ka tani.

Dhe e treta, qė ėshtė shumė e rėndėsishme, ėshtė njė qasje qė e kemi pėr komunitetet e pakicės, nė ketė rast komunitetin serb, qė do tė duhej tė shėrbejė si njė urė apo faktor i rėndėsishėm i mirė ndėrlidhėz pėr fqinjėsinė e mirė qė duhet tė kemi me Serbinė. Ne asnjėhjerė nuk e kemi mohuar tė drejtėn e Serbisė qė tė interesohet pėr qytetarėt serbė qė janė kėtu nė Kosovė nė kuadėr te asaj qė ėshtė pjesė konvencionale qė ėshtė nė konventat ndėrkombėtare dhe tė drejtat e ēdo shteti amė qė do tė ketė njė kujdes tė veēantė.

Ēėshtja tjetėr qė mund tė lidhet me kontekstin e pyetjes suaj ėshtė se po tė pyetej vullneti i Serbisė dhe nė kėtė rast edhe i pajtimtarėve tė saj nuk do tė bėhej edhe intervenimi ndėrkombėtar pėr ndėrprerjen e krimeve tė njerėzimit dhe gjenocidit nė Kosovė.

Prandaj unė nuk besoj se bashkėsia ndėrkombėtare do tė stėrzgjatet nė dilema, tė them, pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės, por kjo do tė ndodhė shpejt sepse ėshtė ēėshtje qė hap perspektivėn e zhvillimit tonė si popull, si vend, por edhe si rajon, njė problem ende i pambyllur ndėrkombėtar deri tani.

Jemi nė kėtė kahje, jemi nė kėtė bashkėpunim tė thellė, prandaj ēdo qasje tjetėr, pėr tė trembur njohjen ndėrkombėtare tė Kosovės dhe marrjen e vendimit tonė paraprakisht ėshtė pjesė e atyre dėshirave dhe iluzioneve pėr ta mbajtur Kosovėsn peng dhe pėr ta mbajtur pezull me njė bindje tė vazhdueshme se nė kėtė kontekst tė infiltrimit tė rrugėve apo tė krijimit tė tensioneve tė caktuara ta destabilizojė jetėn e saj.

BBC: Zoti president, por zyrtarėt rusė kanė thėnė se, edhe sikur tė njihet nė mėnyrė tė njėanshme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pavarėsia e saj, Moska zyrtare nuk do ta pranojė asnjėherė hyrjen e Kosovės nė Kombet e Bashkuara.

Fatmir Sejdiu: Unė nuk dua tė bėj polemikė me qasje qė vijnė nė forma tė tilla. E rėndėsishme pėr ne ėshtė qė tė hyjmė me njė hap qė ka mbėshtetje ndėrkombėtare dhe mbėshtetja ndėrkombėtare do tė shtohet.

Do tė jetė gjithashtu njė hap qė, me racionalitetin e vet dhe me ecjen e mėtejshme dhe me dėshmimin e Kosovės si vend i qendrueshėm dhe vend i perspektivės pėr tė gjithė qytetyrėt e saj, do tė ketė sigurisht edhe ndikimin real nė qasjet hezituese qė mund tė ketė ndonjė vend, pra nė kėtė rast edhe qasja qė ka shprehur diplomacia ruse deri nė kėtė periudhė.

BBC: Ju jeni tė bindur se Kosova nuk do tė kthehet mė nė Kėshill tė Sigurimit tė OKB-sė.

Fatmir Sejdiu: Unė jam i bindur se ēėshtja e Kosovės do tė zgjidhet drejt, do tė zgjidhet mirė dhe do tė ketė mbėshtetje ndėrkombėtare tė saj.

BBC: Por jo pėrmes Kėshillit tė Sigurimit...

Fatmir Sejdiu: Natyrisht qė ėshtė njė rrugė tjetėr. Kėshilli i Sigurimit ėshtė provuar se do tė ishte rruga mė e mirė mbėshtetėse e pėrbashkėt e tė gjithėve, por ėshtė hedhė njė bllokadė e cila ka bllokuar procesin.

Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė edhe ky ėshtė proces ndėrkombėtar dhe ky ėshtė proces i artikulimit tė vullnetit tė popullit tė Kosovės nė parlament, nė sovranin e saj, dhe natyrisht, mbėshtetja, qeveria, ėshtė rezultat i vlerėsimi tė kėtij vullneti.

BBC: Zoti president, kur folėt pėr tė drejtėn e Beogradit zyrtar qė tė interesohet pėr qytetarėt e Kosovės, sipas planit Ahtisaari mund tė ketė njė lidhje tė drejtėpėrdrejtė tė komunave serbe me Beogradin. I njihni kėtė tė drejtė Beogradit zyrtar dhe serbėve tė Kosovės?

Fatmir Sejdiu: Atė qė e kemi pajtuar me projektin Ahtisaari atė tė drejtė e mbėshtesim edhe tash edhe nė vazhdimėsi, sepse ėshtė njė projekt qė ka tė bėjė me fatin e qytetarėve tė Kosovės.

Ka ēėshtje qė sigurisht janė kompromise tė mėdha, por ne e kemi bėrė kėtė pėr njė hir tė perspektivės dhe integrimit mė tė shpejtė tė tė gjithė qytetarėve, e nė kėtė rast tė pjesės hezituese tė pakicės serbe edhe pse kemi sinjale tė mira shumė prej njė pjese tė rėndėsishme tė saj, qė janė integruar, janė nė institucionet e sistemit dhe do tė bėjnė pėrfaqėsimin e qytetarėve serbė nė mėnyrė shumė normale.

Prandaj pėr ne ėshtė e rėndėsishme qė t'i inkurajomė kėta njerėz qė tė jenė pjesė e proceseve, tė jetės sė pėrgjithshme por edhe tė jetės institucionale pėr tė hapur perspektiva tė reja tė zhvillimit tė pėrgjithshėm tė Kosovės.

Pra edhe nė kėtė kuadėr, qė ne mund ta quajmė tė bashkėpunimit tė ndėrsjellė qytetar apo tė pajtimit qytetar.

BBC: Zoti president, a do t'i bėnit ftesė Bashkimit Evropian qė tė vendosė misionin e tij nė Kosovė pėrmes deklaratės pėr pavarėsinė e Kosovės?

Fatmir Sejdiu: Unė besoj se ne jemi nė procese paralele qė do tė zhvillohen. Natyrisht pėr ne ėshtė e mirėritur prezenca e ardhshme ndėrkombėtare nė Kosovė, qė ėshtė njė projekt qė gjendet edhe nė Ahtisaarin.

Po ashtu ėshtė edhe prezenca e trupave tė NATO-s qė ėshtė garant i rėndėsishėm i stabilitetit jo vetėm nė Kosovė por edhe rajonal, dhe ėshtė, ne e themi gjithmonė, njė shtytje apo mbėshtetje e fuqishme dhe e veēantė pėr shpejtimin e rrugės sonė pėr integrime euroatlantike. Prandaj kėtė kahje kemi dhe kėshtu do tė ecim, dhe kėta do tė jenė tė ftuar natyrisht.

BBC: Dhe kjo do tė bėhet njėkohėsisht me shpalljen e pavarėsisė?

Fatmir Sejdiu: Po besoj se nė kėto momente tė deklarimit tė pavarėsisė sė Kosovės do tė jetė edhe deklarimi jonė pėr prezencėn.

BBC: Zoti president mė lejoni tė bėj njė pyetje tė fundit qė ndėrlidhet me tė gjithė procesin e Kosovės nėpėr kėto vite tė kaluara. Si do ta kishit pėrcaktuar njė lloj interesimi tė bashkėsisė ndėrkombėtare nga vitet e kaluara deri mė sot pėr Kosovėn?

Fatmir Sejdiu: Unė mund tė them se janė arritur rezultate, ėshtė arritur njė distancė e mirė pozitive nga koha e instalimit tė misionit tė UNMIK-ut nė Kosovė dhe ėshtė pėrgatitur njė taban i mirė dhe i qėndrueshėm i funksionimit tė institucioneve demokratike tė Kosovės dhe tė rigjallėrimit tė jetės ekonomike tė qytetarėve tė saj pėr sa i pėrket cilėsisė.

Mund tė them paralelisht se ka pasur procese qė mund tė ishin kryer mė shpejt. Mund tė them paralelisht qė ne, sigurisht, nuk e kemi pritur qė ky proces tė jetė kaq i gjatė, sepse investimet kanė qenė dhe gjithė bindja jonė ka qenė se kjo do tė kalohet nė tre, eventualisht maksimalisht pesė vjet - po bėhen gati nėntė vjet.

Por njė gjė qė mund tė thuhet ėshtė se gjatė kėsaj periudhe ne kemi arritur qė po ashtu tė shkrijmė shumėēka nė pjesėn e qasjeve tona pėr tė ecur me standardet ndėrkombėtare. Pra, ato qė janė primare me standardet evropiane qė do tė na shėrbejnė pastaj pėr tė shkurtuar kėtė rrugėn tjetėr tė integrimeve me kėtė pjesė tė prezencės civile qė do tė jetė nė Kosovė.

Por si ēdo mision mision ndėrkombėtar qė ka homogjenitetin e strukturave qė ka pasur nė Kosovė, sigurisht qė janė vėrejtur edhe nė qarqe mė aktive apo qarqe pak mė tė ngathta nė veprimtari tė caktuara.

Sido qė tė jetė, ka dhėnė njė efekt pozitiv nė tė pėrgjithshmen dhe mendoj se Kosova ėshtė njė shembull i mirė i investimit ndėrkombėtar pėr tė shpėtuar, nė radhė tė parė, popullin e saj nga zhbėrja, nga njė politikė vrastare qė ka qenė e planifikuar, qė tė vritet i tėrė njė popull, apo qė tė dėbohet i tėrė njė popull nga trualli i vet, nga vendi i njerėzve qė janė tė njė autoktonie tė gjithmonshme, do tė thoja, dhe e dyta, po ashtu, me kėtė ėshtė dhėnė njė pėrgjigje se nuk mund tė vazhdohet me politika tė tilla.

Prandaj kemi edhe kėtė qasje qė Kosova, institucionet e saj, qytetarėt e Kosovės, i janė mirėnjohės kėtij angazhimi ndėrkombėtar dhe natyrisht njė mundėsi e madhe qė Kosova ka shprehur identitetin e saj pėrmes edhe kėtyre njerėzve, pra cilėt jemi, se nuk jemi ata qė na kanė pėrshkruar nė qasjet edhe hostoriografike edhe tė politikave tė hershme tė atyre qė kanė projektuar zhbėrjen tonė, por jemi diēka tjetėr, jemi njerėz, qė jemi pjesė tė njė trualli tė vjetėr tė Evropės dhe kemi pėrfilluar e pėrfillim rregullat e civilizimit dhe jemi pjesė e kėtij civilizimi.
Nach oben Nach unten
 
Sejdiu: Pavarėsia brenda disa ditėsh
Nach oben 
Seite 1 von 1
 Ähnliche Themen
-
» Presidenti Sejdiu takon kryetarin e ASHAK-ut, Rexhep Ismajlin

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: