Pavarėsia e Kosovės ėshtė zgjidhja mė e mirė jo vetėm pėr qytetarėt e saj, por pėr tė gjithė rajonin, tha Presidenti i Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu gjatė njė takimi qė pati sot nė Ankara me Kryeministrin e Turqisė, z. Taip Erdogan, i cili deklaroi se vendi i tij do tė angazhohet fuqishėm pėr pėrcaktimin sa mė tė shpejtė tė statusit tė Kosovės
Gjatė kėtij takimi Presidenti Sejdiu e falėnderoi kryeministrin turk pėr ndihmėn e gjithanshme qė ka dhėnė Turqia pėr Kosovėn qė nga koha e intervenimit tė NATO-s mė 1999 e deri mė sot.
Pasi kėrkoi mbėshtetjen e Turqisė pėr pavarėsinė e Kosovės, konform propozimit tė Presidentit Ahtisaari, Presidenti Sejdiu e ēmoi lart rolin e komunitetit turk nė Kosovė, i cili ėshtė i integruar plotėsisht nė jetėn institucionale dhe shoqėrore, duke dhėnė ndihmesėn e vet nė konsolidimin e demokracisė nė vendin tonė.
Ndėrsa, Kryeministri i Turqisė, z. Taip Erdogan, tha se vendi i tij e mban tė palėkundur mbėshtetjen pėr Kosovėn dhe do tė angazhohet fuqishėm pėr pėrcaktimin sa mė tė shpejtė tė statusit tė Kosovės.
Nė kėtė takim u bisedua edhe pėr bashkėpunimin ekonomik nė mes tė dy vendeve dhe mundėsitė e thellimit tė mėtejmė tė tij, thuhet nė njė komunikatė pėr opinion tė lėshuar sot nga Zyra pėr informim publik pranė Presidencės sė Kosovės