AlbaRadio.ch

AlbaRadio.ch Official Forum..
 
StartseiteStartseite  FAQFAQ  SuchenSuchen  AnmeldenAnmelden  MitgliederMitglieder  NutzergruppenNutzergruppen  LoginLogin  

Austausch | 
 

 KOSOVA KA OPOZITĖN POLITIKE MĖ TĖ FORTĖ NĖ BALLKAN, QĖ QUHET LĖVIZJA VETĖVENDOSJE!

Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach unten 
AutorNachricht
RoCk3r

avatar

Anzahl der Beiträge : 202
Alter : 27
Anmeldedatum : 03.02.08

BeitragThema: KOSOVA KA OPOZITĖN POLITIKE MĖ TĖ FORTĖ NĖ BALLKAN, QĖ QUHET LĖVIZJA VETĖVENDOSJE!   Mi 06 Feb 2008, 00:23

* Lėvizja Vetėvendosje nuk ka karakter armiqėsor anitamerikan, as antievroperėndimor, por ėshtė antitezė e politikės dhe e praktikės kolonizuese dhe rikolonizuese tė Kosovės, si dhe kundėrpeshė e fuqishme dhe reale e deformizmit dhe e barbarizmit politik dhe propagandistik antishqiptar nė Kosovė (1999-2007).

Mesazhi apostrofues i kėtij komenti iu referohet vetėm “armatės” ANTIVETĖVENDOSJE (deformatorėve, provokuesve, sofistikuesve = oponentėve tė egėr dhe iracionalė tė sė vėrtetės qė quhet LĖVIZJA VETĖVENDOSJE, tė cilėn nė format mė bizare, mė antinjerėzore, mė antiligjore, mė antishqiptare dhe antidemokratike po orvaten qė, ( nė sy tė botės, posaēėrisht tė Amerikės shpėtimtare tė shqiptarėve dhe tė Kosovės) ta pasqyrojnė hiq mė pak se “lėvizje armiqėsore, antidemokratike dhe antiperėndimore” (!?)

Ja, ky ėshtė apogjeu i injornacės dhe i destruksionit tė vandalizmit dhe tė revanshizimit mė tė vrazhdė tė politikės sė teorisė dhe tė praktikės sė komplotit tė brendshėm shqipfolės kundėr tė sė vėrtetės mbi LĖVIZJEN VETĖVENDOSJE, pėrkatėsisht kundėr pavarėsisė sė plotė tė Kosovės. Qėllimi i prapavijės politike dhe propagandistike tė “armatės” shqipfolėse antivetėvendosje, ėshtė mė se i qartė: ELEMINIMI ME ĒDO KUSHT I LĖVIZJES VETĖVENDOSJE nga skena politike kombėtare shqiptare. Ndėr tė tjera, kėtė synim absurd antihuman dhe antidemokratik e provon edhe arrestimi dhe burgosja e kryeliderit tė LĖVIZJES VETĖVENDOSJE, Albin Kurti, i cili, tanimė, pėr “shkaqe tė panjohura” tė politikės revanshiste dhe vandaliste provinciale ANTIVETĖVENDOSJE, po mbahet si “peng i rrezikshėm” dhe si “persona nongrata” nė burgun hetues “Dubrava” tė Pejės(!?)

Ky shembull shemtues antihuman dhe joligjor i mbajtjes nė burg tė Albin Kurtit, na pėrkujton kohėn e shkuar dhe pėrvojėn e hidhur tė pėrndjkejeve, tė keqtrajtimeve, tė gjykatave dhe tė burgjeve politike tė regjimeve policore dhe militariste antishqiptare tė Serbisė sė Madhe tė Aleksandėr Rankoviqit dhe tė Slobodan Milosheviqit etj., tė cilat pėrmes ushtrimit tė strategjisė sė frikėsimit dhe tė torturės ataviste anticivilizuese jo vetėm se i kanė eliminuar nga skena politike, por edhe i kanė privuar nga e drejta e jetės me qindra dhe me mijėra intelektualė patriotė dhe demokratė shqiptarė, ndėr tė cilėt ishin edhe Fazli Greiēevci dhe Mr. Ukshin Hoti etj., sepse ata kanė qenė ndėr oponentėt mė tė ndėrgjegjshėm, tė pakomompromis dhe tė pafrikshėm revolucionarė tė kundėrshtimit dhe tė luftimit tė politikės diferencuese dhe koloniziuese tė regjimeve gjenocidale tė Serbisė sė Madhe.


Tė gjitha ato “krijesa” politike dhe apolitike tė Aristotelit, tė ashtuquajtura “forca reformatiste dhe demokratike” qė (haptazi, fshehurazi, nė heshtje apo nė froma tė tjera dezertuese, dezinformuese dhe injoruese , duke sfiduar pėr “ndihmė preventive”, edhe faktorin e jashtėm) po orvaten ta shpartallojnė OPOZITĖN POLITIKE-VETĖVENDOSJA (me vetėdije dhe pavetėdije) kanė zgjedhur mjetet dhe rrugėn mė tė gabuar, mė tė rrezikshme dhe mė tė ndėrlikuar, qė pa dyshim, me hapa tė shpejtė dhe me logjikė tė pakontrolluar destruktive, mund tė shpierė vetėm drejt thellimit tė pėrēarjes dhe polarizimit, jo vetėm tė faktorit tė brendshėm politik, por edhe tė popullit shqiptar nė Kosovė, dhe mė gjerė. Kjo formė e kontestimit tė LĖVIZJES VETĖVENDOSJE dhe tė burgosjes sė kryeliderit tė saj, Albin Kurti, do tė thotė edhe satanizim i popullit shqiptar tė Kosovės para opinionit publik botėror, me tendencė qė atė, ta pasqyrojnė si “element destabilizues” tė demokracisė pluraliste, tė paqes dhe tė sigurisė jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė dimensione ballkanike. Mbi tė gjitha, shpifja dhe anatemimi i LĖVIZJES VETĖVENDOSJE nga ana e ANTIVETĖVENDOSJES sė “barbarizimit politik dhe informativ” shqipfolės, ka pėr qėllim tė fundit, shpėrfytyrimin e “letėrnjoftimit” tė identitetit tė VETĖVENDOSJES SI OPOZITĖ POLITIKE. Mirėpo, njė qėllim i tillė i errėt antipolitik, antikombėtar dhe antidemokratik i forcave regresive tė politikės sė dėshtuar 8-vjeēare, nuk ka gjasė tė realizohet ngase VETĖVENDOSJA ėshtė ANTITEZĖ e politikės dhe e praktikės sė shtypjes, sė terrorit dhe tė shfrytėzimit tė popullit shqiptar tė Kosovės. Pra, Vetėvendosja ėshtė vetė populli shqiptar i Kosovės.

Kėtė tė vėrtetė, tanimė e dijnė tė gjithė ata, qė duhet ta dijnė, por nuk e pranojnė vetėm ai soj i politikės deformiste nė pushtet dhe “harangat” e tyre jashtė pushteti, i cili, praktikisht qe tetė vjet rresht e ka mashtruar popullin, duke e zvarritur njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, me qėllim qė tė mos i humbas privilegjet e saj karrieriste politike, ekonomike dhe tregtare nė pushtet, si dhe pasurimin e tyre indivudal, grupor, klanor dhe provincial.

Tė pohosh se “nė Kosovė nuk ka opozitė politike”, ėshtė njėsoj, sikur tė thuash se nė “Kosovė nuk ka mė shqiptarė, por vetėm serbė”(!) - Po, ky ėshtė kulmi i verbėrisė profesionale dhe i analfabetizimit armiqėsor tė brendshėm, tė ndėrsyerė dhe tė “llastuar” nga kryekrerėt e kovaēanės politiko-propagandistike tė boshtit Beograd-Graēanicė, qė nė sasi enorme (sipas instruksioneve dhe komandimeve tradicionale tė Kishės Ortodokse Serbe me nė krye eksponentin e saj fashist, Artemije Radosavleviq) po liron energji negative pėr tė ndotur nė shkallė sa mė tė lartė ambientin politik dhe kombėtar tė Kosovės shqiptare.

Njė lapsus tė tillė mund ta kenė bėrė vetėm ajo kategori e barbarizimit politik dhe informativ, qė bartėsit dhe transmetuesit e tij, me vulgarizmat e tyre joprofesionalė dhe tendenciozė (pėr hesape tė interesit tė tyre egoist indivudal dhe grupor) nė Kosovė nuk shohin as OPOZITĖN VETĖVENDOSJA, nuk shohin asgjė pozitive, asgjė realiste dhe asgjė me perspektivė, veēėse shohin “rrezik”, zi dhe muzg tė pangrysur, qė i pėrkasin terrinės shekullore tė sė kaluarės sė hidhur tė Kosovės nėn sundimin e egėr tė kolonializmit 100-vjeēar tė Serbisė sė Madhe.

Mirėpo, krijimi i realiteteve tė reja nė, dhe rreth Kosovės, nė relatat e brendshme (sikurse qė ėshtė LĖVIZJA VETĖVENDOSJE me nė krye Albin Kurtin) dhe ato nė ndėrkombėtare provon tė kundėrtėn-pozitiven drejt shkėputjes sė pėrgjithmonshme tė Kosovės shqiptare nga Serbia e madhe kolonialiste dhe gjenocidale, gjė qė kuptohet se kjo nuk ėshtė meritė e drejtpėrdrejtė dhe e vetme e kastės politike udhėheqėse tė Kosovės, qė ka vepruar nė bashkėpunim dhe, sipas “ligjeve ndėrkombėtare” tė UNMIK-ut nė kohėzgjatjen tetėvjeēare (10 qershor 1999, prill 2007), por e luftės sė pėrbashkėt tė SHBA-sė, tė NATO-s dhe tė UĒK-sė sė lavdishme heroike dhe tė pavdekshme, nė saje tė sė cilės, Kosova definitivisht ėshtė skapulluar nga sistemi kolonial 100-vjeēar i Serbisė sė Madhe militariste.

Pėr rrumbullakėsimin e kėtij procesi imperativ dhe tė domosdoshėm, meritėn mė tė madhe e kanė viktimat e maritirizuara tė tė gjithė brezave shqiptare kėtu e 100 vjet mė parė, me theks tė veēantė, qė nga krjimi dhe veprimtaria ēlirimtare kombėtare dhe atdhetare e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878) e deri mė sot(2007). Natyrisht, krahas derdhjes sė lumenjve tė gjakut dhe tė flijimit tė jetėve tė panumėrta dhe tė pakursyera tė heronjve tė rėnė dhe tė gjallė tė Kosovės, pėrkatės tė Shqipėrisė Etnike, nė veēanti tė UĒK-sė me nė krye Adem, Hamzė e Shaban Jashari, lufta e drejtė, roli dhe rėndėsia e saj ēlirimtare kombėtare antikolonialiste kundėr Serbisė gjenocidale, bėri qė Kosova tė jetė objekt i pashmangshėm i shqyrtimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare, nė shpėtimin, nė mbrojtjen dhe nė pėrshpejtimin e procesit historiko-politiko-demokratik dhe paqėsor tė Kosovės nė kuptimin e shkolonizimit dhe tė mėvetėsimit tė saj sipas sė drejtės historike dhe tė asaj ndėrkombėtare, meritėn e veēantė me vulė tė pashlyerė historike, pa dyshim se e kanė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me nė krye ish-presidenitn e tyre, Bill Klinton, Medlinė Ollbrajt (sekretare e Deparatamentit Amerikan), Uselli Klark (Komandant i operacioneve tė NATO-s pėr bombardimin e Serbisė, pėr shkak tė kryerjes sė gjenocidit tė saj nė Kosovė kundėr shqiptarėve), Uiliem Uoker (kryedrejtues i Misionit Pasqesor tė OSBE-sė nė Kosovė, i cili ndėr tė parėt alarmoi Medlinė Olbrajt pėr krimet e gjenocidit tė forcave paramilitare tė Serbisė, tė kryera ndaj 47 shqiptarėve nė fshatin Reēak tė Shtimes).

“Fenomenologjia” e tė gjithė atyre analistėve naivė dhe diletantė, qė nuk kanė sy tė shohin, as veshė tė dėgjojnė, as kokė tė veten qė tė logjikojnė dhe tė kuptojnė drejt se nė Kosovė ka OPOZITĖ tė mirėfilltė dhe tė fuqishme me Platformė (doktrinare dhe praktike) tė qartė politike, juridike, demokratike, paqėsore, kombėtare dhe ndėrkombėtare qė, tanimė, ekzistenca dhe veprimi i saj i ėshtė bėrė tejet e njohur gjithė opinionit publik tė brendshėm dhe atij ndėrkombėtar me emėrtimin LĖVIZJA VETĖVENDOSJE, tė cilėn nuk po e shohin vetėm “dibidusėt politikė” dhe agjenturat e rrezikshme tė masmediave tė verdha shqipfolėse, pėrmbajtja dhe mesazhet antishiptare tė tė cilave leēiten mė sė shumti nėpėr kafenet, nėpėr tavernat e tymosura dhe, nėpėr pazaret e ndryshme (tė vėrshuara me produkte tė “ēmimit tė lirė” tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit dhe pasuesve tė tij “demokratė” siē janė Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica dhe vladika Artemije Radosavleviq, tė cilėt, njėsoj “e duan” Kosovėn, qė ajo me ēdo kusht tė mbetet nėn sovranitetin kolonial tė Serbisė sė Madhe, ashtu sikurse deshi mesija i tyre-Hitleri i Ballkanit, Slobodan Milosheviq, por, mjerisht kėtė aspiratė hegjemoniste shekullore ua davariti (si dielli vesėn e mengjesit) pėrgjithmonė ndėrhyrja ushtarake e aviacionit luftarak tė NATO-s nė bomabrdimin e Serbisė, mė 24 Mars 1999 (78 ditor), si rrjedhim i drejtpėrdrejtė dhe i gjithanshėm i angazhimit humanitar dhe paqėsor tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės me nė krye ish-presidentin e tyre Bill Klinton.

Vetėvenosja nuk ėshtė kundėr Amerikės, as kundėr NATO-s, as kundėr BE-sė, por kundėr politikės sė brendshme dėshtake vandaliste dhe revanshiste tė Kosovės (e cila gjatė tetė viteve tė shkuara e ka hangėr referendumin dhe, e ka brejtur tė drejtėn e vetėvendosjes sė Kosovės pėr llogari tė saj tė transaksioneve ditore) , e cila me mosbėrjen e saj asgjė nė dobi tė pėrshpejtimit tė njohjes sė drejtės sė vetėvendosjes nė planin ndėrkombėtar, si alibi, nė vazhdimėsi ka ndikuar nė pėrēarjen e popullit, gjė qė kjo ka ngadalėsuar dhe dobėsuar procesin historik dhe energjinė pozitive shoqėrore drejt zhvillimit mė tė shpejtė progresiv dhe pėrmbajtėsor kombėtar dhe demokratik qė Kosova tė njihej si subjekt juridik ndėrkombėtar.

Edhe akti i arrestimit, i keqtrajtimit dhe i burgosjes sė Albin Kuritit (kryetar i Lėvizjes Vetėvendosje), si dhe i pėrdorimit tė dhunės brutale, i plagosjes dhe i vrasjes sė bashkidealistėve dhe i bashkėvaperimtarėve tė tjerė tė tij, qė nga dalja nė skenėn publike politiko-kombėtare nė Kosovė, sheshit provon se nė Kosovė jo vetėm se ekziston, por edhe vepron pa drojtje, pa asnjė kompleks, me konsekuencė dhe me vizion tė qartė pėr ardhmėrinė e ndritshme tė Kosovės, OPOZITA POLITIKE, e identifikuar me emėrtimin LĖVIZJA VETĖVENDOSJE, e cila ėshtė fokusuar nė mbrojtjen dhe nė ēuarjen pėrpara tė interesit tė pėrgjishėm tė Kosovės shqiptare.

Lirimi nga burgu hetues i Albin Kurtit (kryer i Lėvizjes Vetėvendojse), para sė gjithash, do tė ishte nė interes sė mbrojtjes, tė respektimit dhe tė avancimit tė vlerave fundamentale tė rendit tė ri ndėrkombėtar, siē janė: humanizimi, e drjeta, rendi, drejtėsia, barazia,liria, siguria, demokracia dhe mirėqenia etj.

Duke qenė se Albin Kurti ndiqet dhe, ėshtė burgosur pėr shkaqe, pėr bindje dhe pėr veprimtari politike kombėtare e demokratike, qė janė pėrputhje tė plotė me pėrmbajtjen e sė drejtės sė vetėvendosjes, si njė nga e drejta mė elementare, qė i pėrket ēdo populli (tė madh dhe tė vogėl) nė botė, konsideroj se ėshtė e udhės qė, nė radhė tė parė, Amerika pėrmes mekanizmave tė saj pėrkatės, tė reagojė vendosmėshirisht pėr lirimin e tij nga brugu hetues i Dubravės, sepse ai ėshtė ithtari dhe miku mė lojal dhe mė origjinal i vlerave tė demokracisė, tė humanizmit, tė lirisė dhe tė paqes sė pėrbotshme, nė kuadrin e sė cilave, me plot tė drejtė e llogarit edhe veten, edhe shqiptarėt edhe Kosovėn.

Prandaj, pėr kėtė bindje, veprimtari dhe vizion tė drejtė politik dhe demokratik (qė dallon nga inercioni, inferioriteti dhe pasiviteti i kundėrshtarėve tė tij politikė), Albin Kurtin, duhet ta mbėshtetė politika amerikane ngase ai me Lėvizjen e tij, Vetėvendosja, nė asnjė segment nuk i rrezikon, as nuk i injoron interesat strategjike tė Amerikės nė Kosovė, as nė Ballkan, (sepse ai ėshtė me popullin, jo me politikėn mashtruese dhe shfrytėzuese nė pushtet), por i rrezikon vetėm interesat e politikave kontrabandiste dhe trafikante tė politikanėve mafiozė shqipfolės, tė cilėt haptazi dhe fshehurazi (pėr tė ruajtur pozitat e tyre karrieriste nė pushtet, si dhe pėrfitimet e tyre tė deritashme materiale, ekonomike, tregtare etj.) shtiren si “miq lojalė” tė mbrojtjes sė interesave vitale tė Amerikės dhe tė popullit shqiptar nė Kosovė.

Mirėpo, tetėvjeēari i shkuar i brishtė, dėshmoi tė kundėrtėn, kasta politike shqiptare e hangėr referendumin dhe tė drejtėn e plotė tė vetėvendosjes sė Kosovės(!?) Si “kompensim” pėr t’u “shfajėsuar” dhe pėr t’u amnistuar para populllit dhe para Amerikės, tani pa sukses po bėn pėrpjekje qė “minusat” dhe dėshimet e deritashme nė kurriz tė zvarritjes dhe tė pikėpyetjes sė pavarėsisė sė plotė tė Kosovės, t’ia “vėrė nė qafė” Albin Kurtit, nėn akuzėn mė tė rėndė dhe tė pajusitifikueshme tė politikės dhe tė propagandės proserbe, se Vetėvendosja “ka karakter armiqėsor”(!?)

Pėrkundrazi, LĖVIZJA VETĖVENDOSJE ka karakter liridashės, demorkatik dhe paqėsor (sepse ėshtė e bazueshme nė normat dhe rregullat e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara etj.), qė pėrputhet plotėsisht edhe me kėtė konkluzion aksiomatik tė presidentit aktual tė SHBA-sė, George W. Bush : “ All who live in tyrany and hopelessness can know: The United States will not ignore oppressors. When you stand for your liberty, we will stand with you.” (AP,21.01.2005).
Nach oben Nach unten
Benutzerprofil anzeigen
 
KOSOVA KA OPOZITĖN POLITIKE MĖ TĖ FORTĖ NĖ BALLKAN, QĖ QUHET LĖVIZJA VETĖVENDOSJE!
Vorheriges Thema anzeigen Nächstes Thema anzeigen Nach oben 
Seite 1 von 1

Befugnisse in diesem ForumSie können in diesem Forum nicht antworten
AlbaRadio.ch :: Politik-
Gehe zu: